Profil

Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në Degën Administrim Biznesi. Pas dy viteve eksperincë pune ka përfunduar Masterin Profesional në Marketing duke dalë me rezultate të dalluara. Aktualisht mban titullin 'Auditor' pas një specializimi pas-universitar 1 vjeçar, nga Ministria e Financave. 

Znj. Bilali ka dhjetra trajnime dhe kualifikime ndërkombëtare për fushat e: Manaxhimit Strategjik, Burimeve Njerëzore, Planifikim, Negocim, Qëndrueshmëri në Biznes, Media dhe PR etj. Gjatë viteve të studimit ashtu dhe pas përfundimit të tyre është aktivizuar në shumë organizata joqeveritare dhe shoqëri civile.

Duke filluar nga viti 2010 është asistente në Departamentin e Manaxhimit, në Fakultetin e Ekonomisë, në disiplinën e Manaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Inovacionit. Ka punuar në Ministrinë e Financave, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore më pas ka punuar në kompaninë e dytë më të madhe në vend duke bashkëpunuar me partnerë europian dhe aziatikë ku ka marrë esperiencën e të përshtaturit, personalizimit dhe fleksibilitetit në biznes. Ka dhënë konsulencë dhe bashkëpunuar me disa kompani të tjera shqiptare dhe ndërkombëtare në projekte të ndryshme me financime lokale dhe ndërkombëtare. Duke filluar nga dhjetori 2013 znj. Bilali mban pozicionin e Administratorit dhe Ortakut të AZ Consulting shpk, kompani konsulence biznesi lider në fushën e standardeve të cilësisë.

Ky website është krijuar si një mundësi për të aksesuar më shumë në informacion.

7 comments:

  1. Jam shume e lumtur qe ju kam njohur,qe me keni dhene mesim e gjithashtu krenare qe FEUT ka nxjerre studente si ju, qe pervecse te afte profesionalisht dhe shume te komunikueshem e te aktive ne shoqeri! :)

    ReplyDelete
  2. Lorena e gjithë kënaqësia është e imja, që kam patur e kam fatin të bëj mësim me studentë si ju që të motivoni aq shumë për të dhënë maksimumin!

    ReplyDelete
  3. Nje profesionaliste e vertete, e vendosur per te arritur majat me te larta, e updat-uar me te rejat me te fundit dhe mbi te gjitha nje mikeshe e mrekullueshme...Urime Edona!!

    ReplyDelete
  4. Teksa po ju shikoja ne intervisten tuaj ne Channel One, u ndjeva shume e lumtur dhe me fat qe te kemi prane me keshillat tuaja shume te vyera. Jam vertet shume shume e lumtur qe kam pasur fatin te te kem pedagoge. Ju uroj pafundesisht fat dhe suksese ne karrieren tuaj :) Jeni vertet e mrekullueshme.
    Me respekt,
    Anita

    ReplyDelete
    Replies
    1. Anita të falenderoj shumë, e vlerësoj vërtetë. Edhe unë kam patur një fat shumë të madh që kam bashkëpunuar me ju se është falë cilësisë së studentëve që vazhdoj e jap mësim.
      Të përshëndes,

      Delete
  5. Shkodra duhet te krenohet me ty...dhe fisi Bilali gjithashtu.. edhe un jam nga Shkodra me te njejtin mbiemer, dhe me vjen mire qe nje njeri i fisit tone te madh eshte kaq aktive dhe vazhdon te beje perpara ne jete..te uroj shendet e suksese te metejshme!

    ReplyDelete
  6. Shumë faleminderit për fjalët e mira, shumë e sjellshme nga ana juaj, edhe unë krenohem për mbiemrin që mbaj dhe për vendlindjen gjithashtu.

    ReplyDelete