Hapet thirrja për studime 4-vjecare në Universitetin Amerikan të Bullgarisë
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG) ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për studime 4- vjeçare në Universitetin Amerikan në Bullgari (AUBG) për vitin akademik 2018-2019.
Degët që ofrohen në këtë Universitet janë:
Shkenca Kompjuterike; Ekonomiks; Administrim Biznesi;
Studime Europiane; Histori dhe Civilizim; Sisteme Informative; Gazetari dhe Komunikim; Matematikë; Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare;
Letërsi
Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:
- Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme, ose ta kenë përfunduar atë;
- Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.
- Aplikantët duhet të kenë notë mesatare të lartë.
APLIKIMI: Duhet të aplikoni online deri në datën 3 Janar 2018, në linkun:
si dhe të ngarkoni dokumentat plotësuese sic përshkruhet në dokumentin bashkangjitur (Lista e Dokumentave).
Më pas, duhet të dorëzoni Formularin e Ndihmës Financiare se bashku me dokumentacionin deri në datën 1 Mars 2018, në një nga adresat e mëposhtëme:
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),
Ose
Admissions Office
ABF Student Center
American University in Bulgaria
12 Svoboda Bachvarova St.
Blagoevgrad 2700, Bulgaria
ABF Student Center
American University in Bulgaria
12 Svoboda Bachvarova St.
Blagoevgrad 2700, Bulgaria
Ju mund të shkarkoni dokumentacionin e kërkuar duke klikuar këtu, ose mund të vini t’i tërhiqni ato pranë sekretarisë së Fondacionit.
Për më tepër informacion, Fondacioni dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG) ju ftojnë të merrni pjesë në Mbrëmjen AUBG, e cila do të mbahet më 4 Nëntor 2017, ora 18:00 tek Hotel Rogner. Në mbrëmje do të jenë të pranishëm përfaqësues të Universitetit, studentë, si edhe ish-studentë të këtij Universiteti, e mund të mësoni më shumë rreth tij dhe procesit të aplikimit.
Linku origjinal i njoftimit: http://www.osfa.al/bursa/hapet-thirrja-per-studime-4-vjecare-ne-universitetin-amerikan-te-bullgarise
No comments:
Post a Comment