3.16.2017

Thirrje për aplikime në programin e medias

THIRRJE PËR APLIKIME - Programi i Medias

Tematika: 

Shkarko Dokumentat: 

THIRRJE PËR APLIKIME
Programi i Medias
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në kuadër të Strategjisë 4-vjecare, ka ndërmarrë një angazhim të ri në fushën e medias, me synimin për të promovuar dhe mbështetur Integritetin e Medias. Qëllimi është që të kontribuojë për të garantuar një ekuilibër të shëndetshëm midis lirisë së medias dhe përgjegjësive që burojnë prej saj : profesionalizëm, objektivitet,  shërbim publik dhe transparencë.
Për këtë qëllim, Fondacioni do të ofrojë mundësi për organizata dhe individë të angazhuar për të kontribuar në prodhimin e një gazetarie cilësore në shërbim të interesit publik, si dhe për grupe të rinjsh që duan të eksperimentojnë me forma e mënyra krijuese të mbulimt/tregimit të ngjarjes e sjelljes së fakteve të publiku.
Bazuar në sa më sipër, Fondacioni shpall Thirrjen për koncept-ide, për të mundësuar mbështetje financiare dhe mentorim për :
- Modele, platforma apo programe mediatike që prodhojnë gazetari cilësore, duke u bazuar në standartet profesionale të gazetarisë. Inkurajohet përdorimi i metodave hulumtuese dhe analizave cilësore të bazura në fakte e të dhëna.
- Mbështetje për Media komunitare dhe/ose rinore, modele që përdorin median dhe teknologjinë për më shumë aktivizëm krijues dhe ndryshim social.
- Mbështetje për iniciativa që tentojnë të diversifikojnë instrumentat mediatikë të përdorur për ta sjellë informacion në një formë ndryshe dhe më afër publikut.
Ftohen të sjellin koncept-idetë e tyre lidhur me sa më sipër, organizata, gazetarë apo grupime joformale.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë listën e dokumenteve si më poshtë :
  • Përmbledhje të idesë sipas formatit bashkangjitur
  • Letër Motivimi
  • CV të grupit të punës
Afati i Aplikimit 7 Prill 2017
Dokumentet duhet të dërgohen me email, në adresën konkurs@osfa.al
Për cdo pyetje mbi aplikimin, mund të kontaktoni Fondacionin në adresën e mëposhtme:
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë,
Rr.Qemal Stafa, P.120/2, Tiranë
Tel : +355 42234223
konkurs@osfa.al

linku origjinal i njoftimit: http://www.osfa.al/njoftime/thirrje-per-aplikime-programi-i-medias#

No comments:

Post a Comment