3.13.2017

Shkollë verore për aktivizimin mjedisor nga REC

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të projektit "Shoqëria civile shqiptare për një Mjedis Evropian (ACHIEVE)", mbështetur nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, si pjesë e trajnimeve të Paketës së Punës për Rritjen e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile, organizon në javën e parë të muajit prill shkollën verore me temë “Mëso, përfshihu, ndiq dhe ti shtigjet e aktivizmit mjedisor”. Kjo shkollë verore është një kurs trajnimi një javor i një formati të veçantë, që ka si qëllim ngritjen e kapaciteteve të të rinjve dhe përgatitjen e tyre si drejtues dhe pjesëmarrës aktiv të OJF-ve mjedisore.
Programi i kursit përbëhet nga disa module leksionesh mbi motivimin e anëtarëve, vullnetarizmin, gjetjen e fondeve dhe përgatitjen e një projekt-propozimi, rrjetëzimin etj. Kursi do të zhvillohet përgjatë një jave, ku çdo modul e vë theksin në mësimin praktik mbi tematikat e përzgjedhura.
Ftohen të aplikojnë anëtarë të rinj të OJF-ve (një person për organizatë), të cilët kanë entuziazmin dhe dëshirën e mirë për të forcuar më tej organizatën që ata përfaqësojnë.
Për të shprehur interesin tuaj për pjesëmarrje, duhet të dërgoni: 
(i) Një shprehje interesi nga Drejtuesi i Organizatës që ju përfaqësoni (me firmën dhe vulën e drejtuesit); si dhe 
(ii) Formularin e aplikimit, të plotësuar, të cilin mund ta shkarkoni duke klikuar këtu http://albania.rec.org/ngjarjet/275/shpallen_aplikimet_per_pjesemarrje_ne_shkollen_verore
Mosha e aplikantëve nuk duhet të jetë më e madhe se 30 vjeç dhe aplikuesi nuk duhet të ketë qenë pjesëmarrës në trajnimet e mëparshme të organizuara nga REC Shqipëri.
Aplikimet duhet të dërgohen në adresën e-mailit: DRuci@rec.org, brenda datës 20 Mars 2017.
Pjesëmarrësit e OJF-ve që do të përzgjidhen për të marrë pjesë në Shkollën Verore, do të njoftohen brenda 3 ditësh nga mbyllja e afatit të dorëzimit të aplikimit, së bashku dhe me detajet e tjera mbi logjistikën dhe vendin e organizimit të këtij trajnimi.
Shënim: REC mbulon të gjitha shpenzimet e nevojshme që lidhen me pjesëmarrjen e personave në trajnim (përfshirë udhëtimin, akomodim për ata që do të duhet të udhëtojnë etj).
Për më shumë informacion mund të kontaktoni me:
Daniela Ruçi | Menaxhere Projekti 
REC Shqipëri 
E-mail: DRuci@rec.org / Tel: +355 4 223 2928 
Web: albania.rec.org 

No comments:

Post a Comment