10.23.2017

Hapet thirrja për studime 4-vjecare në Universitetin Amerikan të Bullgarisë

Hapet thirrja për studime 4-vjecare në Universitetin Amerikan të Bullgarisë

Statusi i Bursës: 

Kohezgjatja: 

23 Tetor 2017 deri 03 Janar 2018

Shkarko Dokumenta: 

Bursa: 

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG)  ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për studime 4- vjeçare në  Universitetin Amerikan në Bullgari (AUBG) për vitin akademik 2018-2019.
Degët që ofrohen në këtë Universitet janë:
Shkenca Kompjuterike; Ekonomiks; Administrim Biznesi;
Studime Europiane; Histori dhe Civilizim; Sisteme Informative; Gazetari dhe Komunikim; Matematikë; Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare;
Letërsi
Kriteret: Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:
  1. Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme, ose ta kenë përfunduar atë;
  2. Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.
  3. Aplikantët duhet të kenë notë mesatare të lartë.
APLIKIMI: Duhet të aplikoni online deri në datën 3 Janar 2018, në linkun:
si dhe të ngarkoni dokumentat plotësuese sic përshkruhet në dokumentin bashkangjitur (Lista e Dokumentave).
Më pas, duhet të dorëzoni Formularin e Ndihmës Financiare se bashku me dokumentacionin deri në datën 1 Mars 2018, në një nga adresat e mëposhtëme:
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),
Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
Tel: +355-42-235856, 042 234-223

E-mail: bursa@osfa.al
Ose
Admissions Office
ABF Student Center
American University in Bulgaria
12 Svoboda Bachvarova St.
Blagoevgrad 2700, Bulgaria
Ju mund të shkarkoni dokumentacionin e kërkuar duke klikuar këtu, ose mund të vini t’i tërhiqni ato pranë sekretarisë së Fondacionit.
Për më tepër informacion, Fondacioni dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë (AUBG) ju ftojnë të merrni pjesë në Mbrëmjen AUBG, e cila do të mbahet më 4 Nëntor 2017, ora 18:00 tek  Hotel Rogner. Në mbrëmje do të jenë të pranishëm përfaqësues të Universitetit, studentë, si edhe ish-studentë të këtij Universiteti, e mund të mësoni më shumë rreth tij dhe procesit të aplikimit.

Linku origjinal i njoftimit: http://www.osfa.al/bursa/hapet-thirrja-per-studime-4-vjecare-ne-universitetin-amerikan-te-bullgarise

4.10.2017

Workshop: "LA RISOLUZIONE ALTERNATIVA DELLE CONTROVERSIE NEI RAPPORTI COMMERCIALI ITALO - ALBANESI" / "ZGJIDHJA ALTERNATIVE E MOSMARRËVESHJEVE NË MARRËDHËNIET TREGTARE ITALO - SHQIPTARE" - 20/04/2017 - 09.00

Descrizione: LOGO RESOLUTIA SCRITTA NERA
 
 
La Camera di Commercio Italiana in Albania (CCIA) in collaborazione con RESOLUTIA e la Camera Arbitrale di Venezia

hanno il piacere di invitare la S.V. al Workshop 
“LA RISOLUZIONE ALTERNATIVA DELLE CONTROVERSIE NEI RAPPORTI COMMERCIALI ITALO – ALBANESI”
 
 
20 APRILE 2017, ORE 09:00 – 12:30
 
Sala “Abret”, Tirana International Hotel, Tirana
 
Il Workshop si propone di fornire ai partecipanti le informazioni di base sulle opportunità offerte dalla gestione negoziale ed arbitrale delle controversie tra imprese, soffermandosi principalmente sui seguenti argomenti: 

 
-         Le controversie commerciali tra Italia ed Albania: analisi delle criticità;
-         I meccanismi di risoluzione delle controversie in materia di investimenti stranieri: problematiche e opportunità
-         Il sistema delle Alternative Dispute Resolution in Italia: un modello esportabile?
 
Il Workshop si rivolge agli imprenditori italiani ed albanesi, nonché ai professionisti e consulenti legali e commerciali e prevede la presentazione di casi pratici.
 
Lingua: Italiano/Albanese
 
La partecipazione al seminario è a titolo gratuito.
 
In allegato il programma del Workshop. 
 
Per motivi organizzativi, si prega di dare conferma all’indirizzo: segreteria@ccia.al o eventi@ccia.al

Per ulteriori informazioni: 
+355 4 2234243 
 
 
Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri (CCIA) në bashkëpunim me RESOLUTIA dhe Dhomën e Arbitrazhit në Venecia    
 
kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në Workshop-in
 

“ZGJIDHJA ALTERNATIVE E MOSMARRËVESHJEVE NË MARRËDHËNIET TREGTARE ITALO – SHQIPTARE”
 
 
20 PRILL 2017, ORA 09:00 – 12:30
 
Salla “Abret”, Tirana International Hotel, Tiranë 
Çështjet që do të trajtohen: 
 
Workshop-i ka për qëllim të informojë pjesmarrësit mbi mundësitë që ofron menaxhimi i negociatave dhe i mosmarrëveshjeve midis bizneseve, duke  u ndalur kryesisht në: 
 
-         Mosmarrëveshjet tregtare ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë: analiza e problematikave;  
-         Mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve që lidhen me investimet e huaja: probleme dhe mundësi;
-         Sistemi i “Zgjidhjeve Alternative te Mosmarrëveshjeve” në Itali: një model që mund të eksportohet?
 
Workshop-i, gjatë të cilit do të trajtohen raste praktike, i drejtohet sipërmarrësve italianë, atyre shqiptarë si dhe profesionistëve dhe konsulentëve ligjorë të biznesit.  
Gjuha: Italisht/Shqip
Pjesëmarrja në Workshop është pa pagesë. 
Për arsye organizative, lutemi konfirmoni pjesëmarrjen në adresën email: segreteria@ccia.al ose eventi@ccia.al
Për informacione të mëtejshme: 
+355 4 2234243 

3.16.2017

Thirrje për aplikime në programin e medias

THIRRJE PËR APLIKIME - Programi i Medias

Tematika: 

Shkarko Dokumentat: 

THIRRJE PËR APLIKIME
Programi i Medias
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në kuadër të Strategjisë 4-vjecare, ka ndërmarrë një angazhim të ri në fushën e medias, me synimin për të promovuar dhe mbështetur Integritetin e Medias. Qëllimi është që të kontribuojë për të garantuar një ekuilibër të shëndetshëm midis lirisë së medias dhe përgjegjësive që burojnë prej saj : profesionalizëm, objektivitet,  shërbim publik dhe transparencë.
Për këtë qëllim, Fondacioni do të ofrojë mundësi për organizata dhe individë të angazhuar për të kontribuar në prodhimin e një gazetarie cilësore në shërbim të interesit publik, si dhe për grupe të rinjsh që duan të eksperimentojnë me forma e mënyra krijuese të mbulimt/tregimit të ngjarjes e sjelljes së fakteve të publiku.
Bazuar në sa më sipër, Fondacioni shpall Thirrjen për koncept-ide, për të mundësuar mbështetje financiare dhe mentorim për :
- Modele, platforma apo programe mediatike që prodhojnë gazetari cilësore, duke u bazuar në standartet profesionale të gazetarisë. Inkurajohet përdorimi i metodave hulumtuese dhe analizave cilësore të bazura në fakte e të dhëna.
- Mbështetje për Media komunitare dhe/ose rinore, modele që përdorin median dhe teknologjinë për më shumë aktivizëm krijues dhe ndryshim social.
- Mbështetje për iniciativa që tentojnë të diversifikojnë instrumentat mediatikë të përdorur për ta sjellë informacion në një formë ndryshe dhe më afër publikut.
Ftohen të sjellin koncept-idetë e tyre lidhur me sa më sipër, organizata, gazetarë apo grupime joformale.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë listën e dokumenteve si më poshtë :
  • Përmbledhje të idesë sipas formatit bashkangjitur
  • Letër Motivimi
  • CV të grupit të punës
Afati i Aplikimit 7 Prill 2017
Dokumentet duhet të dërgohen me email, në adresën konkurs@osfa.al
Për cdo pyetje mbi aplikimin, mund të kontaktoni Fondacionin në adresën e mëposhtme:
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë,
Rr.Qemal Stafa, P.120/2, Tiranë
Tel : +355 42234223
konkurs@osfa.al

linku origjinal i njoftimit: http://www.osfa.al/njoftime/thirrje-per-aplikime-programi-i-medias#

3.13.2017

Shkollë verore për aktivizimin mjedisor nga REC

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të projektit "Shoqëria civile shqiptare për një Mjedis Evropian (ACHIEVE)", mbështetur nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, si pjesë e trajnimeve të Paketës së Punës për Rritjen e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile, organizon në javën e parë të muajit prill shkollën verore me temë “Mëso, përfshihu, ndiq dhe ti shtigjet e aktivizmit mjedisor”. Kjo shkollë verore është një kurs trajnimi një javor i një formati të veçantë, që ka si qëllim ngritjen e kapaciteteve të të rinjve dhe përgatitjen e tyre si drejtues dhe pjesëmarrës aktiv të OJF-ve mjedisore.
Programi i kursit përbëhet nga disa module leksionesh mbi motivimin e anëtarëve, vullnetarizmin, gjetjen e fondeve dhe përgatitjen e një projekt-propozimi, rrjetëzimin etj. Kursi do të zhvillohet përgjatë një jave, ku çdo modul e vë theksin në mësimin praktik mbi tematikat e përzgjedhura.
Ftohen të aplikojnë anëtarë të rinj të OJF-ve (një person për organizatë), të cilët kanë entuziazmin dhe dëshirën e mirë për të forcuar më tej organizatën që ata përfaqësojnë.
Për të shprehur interesin tuaj për pjesëmarrje, duhet të dërgoni: 
(i) Një shprehje interesi nga Drejtuesi i Organizatës që ju përfaqësoni (me firmën dhe vulën e drejtuesit); si dhe 
(ii) Formularin e aplikimit, të plotësuar, të cilin mund ta shkarkoni duke klikuar këtu http://albania.rec.org/ngjarjet/275/shpallen_aplikimet_per_pjesemarrje_ne_shkollen_verore
Mosha e aplikantëve nuk duhet të jetë më e madhe se 30 vjeç dhe aplikuesi nuk duhet të ketë qenë pjesëmarrës në trajnimet e mëparshme të organizuara nga REC Shqipëri.
Aplikimet duhet të dërgohen në adresën e-mailit: DRuci@rec.org, brenda datës 20 Mars 2017.
Pjesëmarrësit e OJF-ve që do të përzgjidhen për të marrë pjesë në Shkollën Verore, do të njoftohen brenda 3 ditësh nga mbyllja e afatit të dorëzimit të aplikimit, së bashku dhe me detajet e tjera mbi logjistikën dhe vendin e organizimit të këtij trajnimi.
Shënim: REC mbulon të gjitha shpenzimet e nevojshme që lidhen me pjesëmarrjen e personave në trajnim (përfshirë udhëtimin, akomodim për ata që do të duhet të udhëtojnë etj).
Për më shumë informacion mund të kontaktoni me:
Daniela Ruçi | Menaxhere Projekti 
REC Shqipëri 
E-mail: DRuci@rec.org / Tel: +355 4 223 2928 
Web: albania.rec.org 

2.09.2017

Bursa kërkimore për studentë të doktoraturës ose stafe akademike nga OSFA

Civil Society Scholar Awards 2017: Hapen aplikimet për bursa kërkimore për studentë të doktoraturës ose stafe akademike


Thirrjë për Aplikim
Civil Society Scholar Awards (2017 -2018)

Programi i Bursave të Fondacionit Shoqëria e Hapur, shpall thirrjen për Aplikime për Bursat : Civil Society Scholar Awards ( CSSA ), për  vitin Akademik 2017 -2018.

QËLLIMI :
Civil Society Scholar Awards (CSSA) mbështet projekte akademike ndërkombëtare për të mundësuar studentët e doktoraturës dhe stafet akademike,  të aksesojnë burime të rëndësishme për  punen e tyre kërkimore, zhvillimin e tyre profesional si studiues, si intelektual apo në mësimdhënie.

KUSH MUND TË APLIKOJË :
  • Studentë të Doktoraturës që   studiojnë në universitete të akredituara, brenda ose jashtë vendit ;
  • Staf Akademik me kohë të plotë në Universitetet në Shqipëri  (kërkohet të kenë Diplomë Masteri).

AKTIVITET QË MUND TË FINANCOHEN :
Projekte ndërkombëtare akademike, afat shkurtër, të tilla si : kërkim në terren (mbledhje të dhënash); vizita kerkimore në biblioteka, arkiva apo universitete; zhvillim kursesh/kurrikulash; dhe bashkëpunime  kerkimore  ndërkombëtare që çojnë në publikime ‘peer- reviewed’.
Mund të ofrohet mbështetje edhe për ‘tuition fee’ vetëm për vitin e parë të doktoraturës, kur studimet kryhen jashtë Shqipërisë.

FUSHAT E STUDIMIT :
Propozimet për çdo fushë brenda Shkencave Sociale dhe Humane janë të mirëpritura, veçanërisht ato që lidhen me:
  • Ligji, drejtësia, dhe qeverisja; Zhvillimi i qëndrueshëm dhe menaxhimin i burimeve natyrore; Të drejtat ekonomike dhe fuqizimin i të varfërve; Shëndeti publik, punë sociale dhe zhvillim komuniteti; Kuadri Ligjor dhe Politikat lidhur me ‘New Media’; Arsimi gjithëpërfshirës; Studimet pas konfliktit; Të drejtat e Njeriut.

AFATI I APLIKIMIT :
Afati i fundit për aplikim është 31 Mars 2017
Mund të aplikoni online te linku : https://scholarshipprograms.submittable.com/submit/46b880a0-6e79-4185-b2be-696f1e9b6946/civil-society-scholar-awards-2017-2018
ose mund të dorëzoni aplikimin pranë zyrave të Fondacionit Soros në Tirane :
Rr.Qemal Stafa, P.120/2, Tiranë
Tel : +355 42234223
Për cdo pyetje apo paqartësi ju mund të kontaktoni në adresën : bursa@osfa.al

Linku origjinal i njoftimit: http://www.osfa.al/njoftime/civil-society-scholar-awards-2017-hapen-aplikimet-per-bursa-kerkimore-per-studente-te-doktoratures-ose-stafe-akademike

2.08.2017

Junior Achievement kërkon Program Development and Quality Manager

Program Development & Quality Manager

VACANCY ANNOUNCEMENT
Junior Achievement of Albania is looking for qualified candidates to fill the following vacancy.
Post Title:          
 Program Development & Quality Manager (full time)
Duty station:   
Tirana
Type of Contract:
Employment Agreement
Educational Background:
University degree. A Master or higher university degree is highly preferred
Work Experience:
At least 3 years of relevant experience (preferred) 
Tentative starting date: 
 1 April 2017
 Deadline for Application:
15 February 2017, 5:00 p.m.

INSTRUCTIONS FOR APPLICATION:
Interested and qualified candidates should submit a letter of interest and updated resume, to the following address:
Junior Achievement of Albania
Rr. Pjeter Bogdani, No.36/1  
Or via e-mail at: info@junior-albania.org
Please, indicate on your envelope and on your cover letter the position you are applying for. Only short-listed candidates will be notified.

Linku i plotë i njoftimit: http://share.jayeapps.com/uploads/ad8e6accfac794af2c5220229efd476d/files/JA%20-%20Pogram%20Development%20%20Quality%20Manager-2017.pdf

1.19.2017

Shoqata 'Unë Gruaja' kërkon Psikolog/e dhe avokat/e në Progradec

Njoftime për punësime – 2 (dy) pozicione vakante
Njoftim për punësim 1 – Pogradec
Shoqata “Unë, Gruaja” Pogradec kërkon të punësojë një ekspert/e me kohë të plotë për të mbështetur nga pikëpamja ligjore gratë e vajzat viktima të dhunës në familje. Eksperti/ja duhet të ketë përfunduar studimet në drejtësi, të njohë dhe të respektojë etikën profesionale dhe atë të komunkimit. Preferohet avokat me licencë. 
Të interesuarit të paraqesin një letër interesi dhe CV pranë shoqatës “Unë, Gruaja” deri më datë 25.01.2017.
Nr. Telefoni: 083222140
E-mail: une_gruaja@yahoo.com

Njoftim për punësim 2 – Pogradec
Shoqata “Unë, Gruaja” Pogradec kërkon të punësojë një psikolog/e me kohë të plotë për të mbështetur me këshillim dhe ekspertizë gratë e vajzat viktima të dhunës në familje, si edhe fëmijët e tyre. Psikologu/ja duhet të ketë përfunduar studimet për psikologji, të njohë dhe të respektojë etikën profesionale dhe atë të komunkimit. Masteri në psikologji është i preferuar.
Të interesuarit të paraqesin një letër interesi dhe CV pranë shoqatës “Unë, Gruaja” deri më datë 25.01.2017.
Nr. Telefoni: 083222140
E-mail: une_gruaja@yahoo.com

Linku origjinal i postimit: http://unegruaja.org/?p=2551

1.18.2017

LEAD Albania Program

LEAD Albania, a fellowship program similar to the White House Fellows Program, aims to provide gifted young Albanian professionals with first-hand experience in the process of governing Albania.  Fellows are assigned to senior positions within the Prime Ministry, Office of the President, Ministries, and Municipality of Tirana. The Fellowship experience is supported by an educational component where Fellows participate in seminars on: European integration, public policy, decision making, foreign policy, security policy, leadership, and soft skills development.  The program envisions that Fellows will not only learn in their positions but that they will also contribute significantly to the productivity, efficiency and innovativeness of the host institutions. 


About

Engagement in the work of the central government agencies is at the heart of the LEAD Albania program. Fellows will spend a year as full-time, paid advisers or assistants to the top officials of the Prime Ministry, Ministries, the Office of the President, and the Municipality of Tirana. Fellows may also be required to work on issues outside of their area of expertise. Responsibilities can be wide ranging and will be defined in the job description developed by the AADF and each host institution prior to placement of the Fellow. Fellows may be required to undertake domestic and international travel as part of their assignment and for learning purposes.
The list of positions for Fellows may vary from year to year. The number of Fellows selected will also depend on the quality of applications. The year-long Fellowship begins in the fall of each year.
The LEAD Albania Program will pay each Fellow a salary and benefits based on the pay scale of the agency where they are placed. Fellows will not be permitted to have additional employment during their year of government service. In return for the privilege of participating in the Program, Fellows will be expected to apply what they have learned by contributing to the nation as leaders in their respective communities, professions, and in public service. Fellows will be expected to return to their former occupations or undertake new career paths with the attained experience in public policy. Participants will be better prepared to contribute to national affairs, thereby fulfilling the mission of the program.