10.14.2016

Bursa studimi nga Soros në Universitetin Amerikan të Selanikut

ACT - Hapen Aplikimet per Studime BA dhe MA ne Universitetin Amerikan te Selanikut




Shkarko Dokumentat: 

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – SOROS dheUniversiteti Amerikan i Selanikut ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për studime universitare (BA) 4 – vjeçare në Universitetin Amerikan të Selanikut, dhe për studime pasuniversitare Master një vjecar,për vitin akademik 2017-2018.

Degët që ofrohen:
Në nivelin Bachelor  
Administrim Bisnes (BSc)
(me specializim në Finance, Biznes Ndërkombëtar,  Menaxhim ose Marketing)
Hoteleri Turizem (BA)
Mardhënie Ndërkombëtare (BA)
Biznes dhe Shkenca kompjuterike
Shkenca Kompjuterike (BSc)
Gjuhë dhe Letërsi Angleze (BA) (me specializm në Gjuhësi dhe Letërsi, ose  Komunikim&Media)


Në nivelin Pasuniversitar :
Master në Administrim Bisnesi (MBA)
Master ne Menaxhim Hoteleri Turizem (MS)

Kriteret : Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:
Për Studime Universitare BA:
  • Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme ose ta kenë përfunduar atë;
  • Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze, certifikuar minimumi ne nivelin B2
  • Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë.
Për Studime Pasuniversitare
Të jenë nxënës në vitin e fundit të Universitetit ose ta kenë përfunduar atë

APLIKIMI
Ju duhet të aplikoni online në linkun : http://admissions.act.edu/
Afati për Studime Universitare dhe Studime Master: 30 Mars 2017
Gjithashtu duhet të plotësoni edhe Formularin e Ndihmës Finaciare në linkun :
dhe në linkun :
Dokumentacionin plotësues të Aplikimit duhet ta dorëzoni deri në afatin e treguar më siper, pranë zyrave të Fondacionit Soros, në adresën e mëposhtëme :
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),
Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë

Tel: +355-42-235856, 248-213
e-mail: bursa@osfa.al

Ju mund të shkarkoni listën e dokumentacionit të kërkuar duke klikuar këtu , ose të vini t’i tërhiqni ato  pranë sekretarisë së Fondacionit SOROS.
Për më tepër informacion, Fondacioni Soros dhe ACT ju ftojnë të merrni pjesë në Sesionin e Hapur Informativ, që do të mbahet ditën e Hënë, dt. 17 Tetor 2016, ora 17:00 në ambjentet e Fondacionit.
Ju mirëpresim bashkë me prindërit për të mësuar më shume rreth këtij Universiteti dhe procesit të aplikimit.
www.act.edu                        www.osfa.al

No comments:

Post a Comment