4.07.2016

“Forumin e Aktivizmit Rinor” nga OSFA (SOROS)

Thirrje për pjesëmarrje në “Forumin e Aktivizmit Rinor”


Në shqipëri ashtu si edhe në shumë vende të tjera në zhvillim është me rëndësi që qytetari të jetë aktiv në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komunitetit duke krijuar në këtë mënyrë kushtet për një demokracie të vërtetë dhe funksionale. Natyrisht që në këtë proces është me rëndësi që të rinjtë të kultivojnë prirjen për të qenë pjesëmarrës në mënyrë që të ndryshojnë pozitivisht realitetin në të cilin jetojnë.
Pikërisht në këtë kuadër Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros fton çdo të ri (gjimnazist) të moshës 15-17 vjec që të aplikojë për të marrë pjesë në forumin e “Aktivizmit Rinor”. Forumi do të  mbahet në  dy ditë gjatë një fundjave të çdo muaji (7 fundjava gjithsej të shtrira në 7 muaj) dhe do të  bazohet në  dy linja kryesore: ligjërim mbi aktivizmin dhe trajnim mbi disa aftësi bazë  që  i nevojiten një  qytetari aktiv.
Disa prej temave që do të trajtohen në këtë forum në  kuadrin e ligjërimit mbi aktivizmin janë:
  • Problemet me të cilat përballet arsimi parauniversitar në Shqipëri
  • Rëndësia e pjesëmarrjes së qytetarit në demokraci
  • Shkaqet apo faktoret qe kane ndikuar në krijimin e nje kulture pasiviteti nga shoqëria Shqiptare Aktivizmi në Shqipëri dhe në Perëndim e ilustruar me raste konkrete
  • Ndërtimi dhe mbrojtja e kauzave të përbashkëta
  • Aktivizmi i të rinjve si faktor ndryshimi

Në  kuadrin e lëvrimit të  disa aftësive praktike do të zhvillohen seanca trajnimi mbi:
  • Komunikimi publik dhe aftësitë argumentuese
  • Marrëdhënia me mediat sociale dhe mediat klasike
  • Ndërtimi i ligjërimit publik
  • Hartim i kërkesave formale; hartim peticionesh
  • Zhvillimi i aftësive për të prodhuar materiale video në funksion të advokimit

Lektorët janë pedagogë të Universitetit të Tiranës, aktivistë të shoqërisë civile dhe ekspertë  të  fushave të  caktuara. Në fund pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë. Seancat e forumit zhvillohen ne Tiranë dhe për pjesmarrësit nga rrethet do të mbulohet shpenzimi i transportit, ushqimi dhe hoteli. Aplikantët e përzgjedhur do tëshoqërohen nga prindi apo një kujdestar i miratuar prej tij.
Cdo individ që dëshiron të aplikojë duhet të plotësojë formularin e mëposhtëm. Aplikimet janë të vlefshme deri në datën 12 Prill.
Për të aplikuar ju lutem klikoni këtu.

Linku origjinal i njoftimit: http://www.osfa.al/njoftime/thirrje-per-pjesemarrje-ne-forumin-e-aktivizmit-rinor

No comments:

Post a Comment