Në takimin që patëm para disa javësh, “Kafe me Erasums +” shumë pyetje të të pranishmëvë të lidhura më pjesën e studimeve mbetën pa përgjigje. Për këtë arsye, këtë të premte, “Kafe me TamamIN” do të fokusohet tek mundësitë e shumta, lidhur me studimet, që ofrohen nga programi Erasmus Mundus.
Shkëmbim semestrash, shkëmbim të vitit të studimit, bursa për studime të plota, shkëmbime akademike, njohje me mënyrat e aplikimit dhe me afatet kohore etj, janë disa prej shumë çështjeve që do të trajtohen gjatë takimit tone, ku i ftuar do të jetë zoti Oltion Pengu, përfaqesues nga zyra e Erasmus Mundus Albania.
“Kafe me TamamIN është një takim I hapur për të gjithë, ndaj te gjithë gjimnazistet, studentet dhe të tjerë të interesuar për temën janë të mirëpritur të premten në orën 15.30 tek Seven Bar-Hotel Tirane, përballë Qendrës Rinore, në hyrje të rrugës së Kavajës.
Linku origjinal i njoftimit: https://www.facebook.com/events/1691734557709947/