OJQ "Labyrinth" shpall Konkurs per trajner.
Afati i fundit 19 Shkurt 2016
OJQ Labyrinth në bashkëpunim me OJQ HOPS nga Shkupi do të organizojnë një Shkollë Dimërore përmes projektit “Parandalimi i transmetimit të HIV-it dhe përdorimit të drogave në mesin e popullësisë rezidente në zonën ndërkufitare” të financuar nga Bashkimi Evropian dhe Menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evoprian në Kosovë.


Ftohen të aplikojnë të interesuarit për këtë pozitë:
- Trajner.
Detyrat: 
Roli kryesor i trajnerëve është mbajtja e një trajnimi 5 ditor të rregullt në përdorimin e drogave dhe parandalimin e HIV/aids.
Pregaditin modulet e trajnimit- prezentim ppt dhe kurikulëne trajnimit,
Zhvillojë një agjendë,
Të punojë një pyetëosrë të vlerësimit në fund,
Të mbajë trajnim 5 ditor në parandalimin e përdorimit të drogave dhe HIV/sida,
Të përmbushë orët punuese të kontratës së punës,
Të zhvillojë raportin e Shkollës Dimërore.