1.28.2016

Internship për staf projekti junior pranë AZ Consulting

AZ Consulting shpk është një kompani e fokusuar në standardet ndërkombëtare të cilësisë dhe në ofrimin e shërbimit si një paketë të plotë për klientin.

Për nevoja të kompanisë kërkohet një person me karakteristikat e mëposhtme:

-Të jetë i diplomuar ose student në ciklin master në Fakultetin e Ekonomisë, preferohet dega Administrim Biznes
-Të ketë eksperiencë pune qoftë edhe internship në projekte, ojf etj
-Të dijë shkëlqyeshëm gjuhën angleze dhe italiane
-Të shkruajë shumë mirë gramatikisht në gjuhën shqipe
-Të jetë i orientuar drejt detajeve
-Të jetë i udhëhequr nga rezultati
-Preferohet të ketë leje drejtimi dhe të mos ketë probleme në drejtimin e automjetit
-Të jetë i përkushtuar në punë dhe i gatshëm për të mësuar gjëra të reja

Kushdo që e shikon veten që plotëson këto karakteristika ftohet të dërgojë një CV dhe një letër motivimi ku të shprehë eksperiencat dhe arsyen pse do të dëshironte të punonte me ne tek info@azconsulting.al brenda datës 5.02.2016

Internship do të zgjasë 3 muaj, brenda këtij afati personi do të ketë të njëjtat të drejta dhe detyrime si stafi aktual. Pas/gjatë periudhës së internshipit kandidatit mund ti propozohet kontratë pune

No comments:

Post a Comment