1.19.2016

Bursa kërkimore për studentët e doktoraturës dhe stafet akademike nga OSFA (SOROS)

CSSA - Hapen aplikimet për bursa kërkimore për studentë të doktoraturës ose stafe akademike

Thirrje për Aplikim
Civil Society Scholar Awards (2016 -2017)
Programi i Bursave të Fondacionit Shoqëria e Hapur –Soros, shpall thirrjen për Aplikime për Bursat : Civil Society Scholar Awards ( CSSA ), për  vitin Akademik 2016 -2017.
QËLLIMI :
Civil Society Scholar Awards (CSSA) mbështet shkëmbimet akademike ndërkombëtare për të mundësuar studentët e doktoraturës dhe stafet akademike,  që të aksesojnë burime të rëndësishme për  punen e tyre kerkimore, zhvillimin e tyre profesional si studiues, si intelektual apo në mësimdhënie. 
KUSH MUND TË APLIKOJË:
-Studentë të Doktoraturës që   studiojnë në universitete të akredituara, brenda ose jashtë vendit ;
-Staf Akademik me kohe te plote në Universitetet në Shqipëri  (kërkohet të kenë Diplomë Masteri).
AKTIVITETET QË MUND TË FINANCOHEN:
Projekte ndërkombëtare akademike, afat shkurtër, të tilla si : kërkim në terren (mbledhje të dhënash); vizita kerkimore në biblioteka, arkiva apo universitete; zhvillim kursesh/kurrikulash; dhe bashkëpunime  kërkimore  ndërkombëtare që çojnë në publikime ‘peer- reviewed’.
Mund të ofrohet mbështetje edhe për ‘tuition fee’ vetëm për vitin e parë të doktoraturës, kur studimet kryhen jashtë Shqipërisë.
FUSHAT E STUDIMIT:
Propozimet për çdo fushë brenda Shkencave Sociale dhe Humane janë të mirëpritura, veçanërisht ato që lidhen me: 
  • Ligji, drejtësia, dhe qeverisja; Zhvillimi i qëndrueshëm dhe menaxhimin i burimeve natyrore; Të drejtat ekonomike dhe fuqizimin i të varfërve; Shëndeti publik, punë sociale dhe zhvillim komuniteti; Kuadri Ligjor dhe Politikat lidhur me ‘New Media’; Arsimi gjithëpërfshirës; Studimet pas konfliktit; Të drejtat e Njeriut.

AFATI I APLIKIMIT:
Afati i fundit për aplikim është 2 Shkurt 2016
Mund të aplikoni online duke klikuar këtu.
ose mund të dorëzoni aplikimin pranë zyrave të Fondacionit Soros në Tirane :
Rr.Qemal Stafa, P.120/2, Tiranë
Tel : +355 42234223
Për më tepër informacion klikoni këtu.  
Për cdo pyetje apo paqartësi ju mund të kontaktoni në adresën : bursa@osfa.al
 Linku origjinal i njoftimit: http://www.osfa.al/njoftime/cssa-hapen-aplikimet-per-bursa-kerkimore-per-studente-te-doktoratures-ose-stafe-akademike

No comments:

Post a Comment