Koncepte kryesore:

- Manaxhim Burimesh Njerëzore,
- Manaxhim Shkencor Burimesh Njerëzore,
- Manaxhim Strategjik Burimesh Njerëzore,
- Manaxhim Personeli
- Efekti Hawthorne
- Teoria e sistemeve
- Teoria e kapitalit human
I . Të vërteta apo të Gabuara
- Manaxhimi personelit dhe Manaxhimi i Burimeve Njerëzore janë emërtime që përdoren për të njëjtin funksion manaxhimi në një organizatë.
- Manaxhimi i Personelit dhe Manaxhimi i Burimeve Njerëzore nuk kanë asnjë dallim midis tyre.
- Manaxhimi i personelit është i përqëndruar në burimet dhe i drejtuar kryesisht në nevojat e manaxhimit.
- Manaxhimi i burimeve njerëzore ka një theksim më të madh në planifikimin, monitorimin, dhe kontrollin, në krahasim me ndërmjetësimin.
- Aspekti strategjik është karakteristikë e MBNJ.
- Lidhja e funksioneve(aktiviteteve) të personelit midis tyre është karakteristikë e MP.
- Nëse lidhja midis strategjisë të organizatës dhe atyre të BNJ është me një drejtim ( nga strategjia te sistemet e BNJ), atëhere problemi kryesor për organizatën është si të reduktojë (apo eliminojë) hendekun midis emergjencës për strategji dhe struktura dhe proceseve të përshtatshme të BNJ.
- Nëse në konceptimin e MSBNJ nuk kërkohet vetëm përshtatje me strategjinë e organizatës por një rol më aktiv në përcaktimin e kësaj strategjie themi që kemi të bëjmë me një model MSBNJ ku lidhja është dy drejtimshe.
I. Zgjedhje të Shumëfishta
1. Përmirësimi i efiçencës në punë ishte synim kryesor i:
a. Marrëdhënieve industriale
b. Shkollës të Marrëdhenieve Humane
c. Teorisë së sistemeve
d. Asnjërit prej tyre
a. Marrëdhënieve industriale
b. Shkollës të Marrëdhenieve Humane
c. Teorisë së sistemeve
d. Asnjërit prej tyre
2. Manaxhimi shkencor ka të bëjë me:
a. Zëvëndësimi i gjykimeve dhe opinioneve të vjetra si të punëtorit edhe të bosit, me njohuri dhe kërkime shkencore për të gjitha problemet që kanë të bëjnë me punën në ndërmarrje
b. Theksimin e marrëdhënieve sociale informale dhe moralit të punonjësve;
c. Një këndvështrim më të integruar të organizatës dhe personave që e përbëjnë.
3. Njihet me emrin “ Efekti Hawthorne”
a. Rritja e produktivitetit të punonjësve nga faktit që drejtimi tregon interesim për ta.
b. Rritja e produktivitetit të punonjësve nga përmirësimi i kushteve të punës.
c. Rritja e produktivitetit të punonjësve nga përdorimi sistemeve nxitëse të pagave.
4. Teoria e sistemeve ndikoi në:
a. Një këndvështrim më të integruar të funksioneve(aktivteteve) të personelit
b. Në një këndëvështrim më të integruar të manaxhimit të personelit me funksionet e tjera të manaxhimit.
c. Të gjitha të mësipërmet
5. Sipas Barney, nuk është karakteristikë që një burim të përbëjë avantazh konkurrues:
a. Të çmueshme
b. Të rralla
c. Të zëvendësueshme
d. Të paimitueshme
6. Është dallim i MBNJ nga MP i ndikuar nga teoria e sistemeve:
a. Një perspektivë më e gjërë e problemeve;
b. Aspekti strategjik;
c. Një rol më aktiv i manaxherëve linearë
d. Asnjëra prej tyre
7. Është dallim midis MP dhe MBNJ i ndikuar nga teoria e kapitalit human:
a. Konceptimi i funksioneve të personelit në lidhje dhe bashkëveprim dinamik me njëri - tjetrin dhe me objektivat e organizatës;
b. Njohja e punonjësve si burim, si pasuri;
c. Përgjegjësia e manaxhimit të nivelit të lartë për manaxhimin e culturës.
d. Asnjëra prej tyre
8. Është dallim midis MP dhe MBNJ i ndikuar nga zhvillimet pas viteve 80:
a. Aspekti strategjik;
b. Konceptimi i funksioneve të personelit në lidhje dhe bashkëveprim dinamik me njëri - tjetrin dhe me objektivat e organizatës;
c. Njohja e punonjësve si burim, si pasuri;
d. Të gjitha të mësipërmet
Dallimi MP - MBNJ
MP MBNJ
Koncept i vjetëruar Koncept modern
Me pak aktivitete Me shumë aktivitete
Aktivitete me pak të integruara Aktivitete më shumë të integruara (TS)
I konsideron punonjësit si Kosto I konsideron punonjësit si Burim (TKH)
Nuk ka aspekt strategjik Ka aspekt strategjik
Përqendrohet në atë cfarë bëhet Përqendrohet në atë cfarë bëhet ndaj
ndaj punonjësve (nivet zbatimi) manaxherëve (nivel projektimi)
Rol jo aktiv i manaxherëve linearë Rol aktiv i manaxherëve lineraë
Kultura org. jo aq e integruar Përgjegjësi e Top.manag. për kulturën
Thekson ofertën (si të manaxhojmë Thekson kërkesën –(çfarë duhet të bëjmë me BNJ në
njerëzit që kemi) funksion me qëllimet e organizatës)
Permendni:
- Parime te Manaxhimit Shkencor
- Dallime midis MP dhe MBNJ
- Zhvillime te rendesishme ne shek e 20 qe ndikuan ne zhvillimin e MBNJ
No comments:
Post a Comment