11.23.2015

MBNJ Leksioni i pestë

Analiza e punës

E vërtetë apo e gabuar

1. Informacioni i mbledhur gjatë analizës së punës shërben për hartimin e përshkrimeve dhe specifikimeve të punës.

2. Informacioni i mbledhur për gjatë analizës së punës është i formës cilësore.

3. Lloji i informacionit që mblidhet gjatë analizës së punës varet nga lloji i punës.

4. Përdorimi i teknologjive të reja ka paksuar nevojën për analizën e metodave.

5. Vështirësia për të identifikuar se çfarë bëjnë manaxherët gjatë kohës së punës ka ndikuar në interesimin më të madh për analizën e punës së tyre.

6. Kartat e rrjedhjes së procesit përcaktohen si karta të profilit të aftësive që shërbejnë për zhvillimin dhe vlerësimin e kurrikulave të formimit professional.

7. Për të marrë një informacion sa më të mire nga pikpamja cilësore  duhet të përdorim një metodë të vetme në analizën e punës

8. Zgjedhja e metodës së përshtashme për analizën e punës varet dhe nga kapaciteti i punonjësit që shërben si burim informacioni.

9. Në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme analiza e punës mund të kryhet nga eprorët e drejtpërdrejtë.

10.Përshkrimi i punës përmban informacionin lidhur me eksperiencën, arsimin, njohuritë specifike, zotësitë dhe aftësitë e kërkuara për realizimin e punës.

11.Kërkesat (specifikimet) e punës përmbajnë informacion lidhur me funksionet, detyra, përgjegjësitë në një pozicion pune.

12.Informacioni i dhënë në paragrafin “Përmbledhje e Punës” përdoret përgjithësisht në lajmërimet për rekrutimin.

13.Kërkesat e punës duhet të kufizohen në një minimum të nevojshëm të kualifikimit për të realizuar punën nga punonjësit e rinj.

14.Në përshkrimin e punës duhet të përfshihen jo vetëm detyrat kryesore dhe ato dytësore por edhe detyra të rastit.

15.Standartet e performancës janë veçanërisht të specifikuara në përshkrimet e punës kur organizatët preferojnë të ruajnë një farë fleksibiliteti.

16.Analiza e punës mund të perceprohet si kërcënuese nga ana e punonjësve.



11.18.2015

MBNJ Leksioni i katërt

ORGANIZIMI

I. Të vërteta apo të gabuara

  1. Organizimi i punës është një fushë komplekse për të cilën interesohen specialistë të fushave të ndryshme.

  1. Organizatat që kanë një vision afat shkurtër për personelin janë më të prirura të  pranojnë detyrimet dhe të marrin masa për zbatimin e ligjeve në fushën e organizimit të punës.

  1. Trajtimi teknik nuk është i përshtatshëm për oragnizatat e shërbimit.

  1. Në rregullimin e detyrave të punës sipas trajtimit teknik na vijnë në ndihmë punimet e Herzbergut lidhur me pasurimin e punës.

  1. Në bazë të trajtimit mekanik në organizimin e punës janë studimet e ndërmarra në Institutin Tavistock  të Londrës gjatë viteve 50.

  1. Trajtimi human në ndarjen e detyrave të punës synon stimulimin e motivimit të punonjësve dhe rritjen e kënaqësisë në punë.

  1. Projektimi i një sistemi efektiv socioteknik, mund të plotësojë tërësisht nevojat e sistemit teknik dhe të atij social të punës

  1. Rregullimi i punëve në mënyrë të tillë që punëtorët të mund të marrin pjesë në vendimet që iu interesojnë  dhe të fitojnë autonomi përsa i përketdrejtimit të punës së tyre është karakteristikë e organizimit socio-teknik të punës.

  1. Paqartësia e roleve të punës vjen nga një kërkesë shumë e madhe e punës qëftë në raport me kohën, qoftë në raport me burimet disponibël.

  1. Përcaktimi i standarteve të punës është veprim i organizimit të punës.

  1. Kordinimi i punës me jetën private, si një nga objektivat e organizimit të punës, ndikohet nga rregullimi i orareve të punës. 

  1. Rregullimet e orareve të punës nuk mund të ndikojnë në paksimin e lodhjes dhe rrezikut të aksidenteve në punë.

  1. Java e ngjeshur e punës është një lloj orari që përmban intervale fikse dhe intervale të lira brenda tij.

  1. Orari fleksibël e bën më të kompleks manaxhimin e presences në punë.

  1. Oraret fleksibël nuk përmbajnë periudha të prezences të detyrueshme në punë.  

  1. Puna e ndarë është një formë e vacantë e punës me kohë të pjesëshme.

  1. Ergonomia është një shkencë  që përmbledh punime të disiplinave të ndryshme dhe ka për qëllim të sigurojë përshtatjen e punonjësit me vendin e punës.


11.17.2015

Edona Bilali në News 24

Marrëdhënie e mirë apo miqësi e ngushtë në punë?

https://www.youtube.com/watch?v=4FAlEQFUYB0

11.10.2015

Rishpallet vakant pozicioni i Ekspertit të Medias dhe Komunikimit

Re-announcement Vacancy: Media & Communication Expert

Location:                  Tirana, Albania
Organization:            LEVIZAlbania
Employment Type:    Full Time
Contract duration:     1 year (with possibility of extension up to 3 years)

Background information
“LevizAlbania”(LA) is an initiative funded by the Swiss Embassy and implemented by three Albanian organizations, Open Society Foundation for Albania (OSFA), Partners Albania and Co-Plan for the period 2015-2019. LevizAlbania is an innovative project designed to have a catalytic effect on local democracy in Albania. It will enhance local democracy by cultivating a locally rooted, demand-driven and influential civil society at sub-national level across the country.

Duties and Responsibilities
Media & Communications Expert is responsible for:
  • Developing, coordinating and implementing of the communication plan and media related tasks in accordance with the LA goal and objectives;
  • Planning, organizing and coordinating public relations of LA events and activities;  Managing the official website of LA and its social media platforms in collaboration with other staff members;  Organizing and overseeing media related activities under the lessons sharing activities of the LA Project, etc.;
  • Developing the communication tools of LA;
  • Collecting and updating the information about the LA, identifying and documenting best practices and lessons learned;
  • Reviewing and monitoring the outreach of the LA, recommending actions to address the bottlenecks. 
  
Required Skills and Experience
  • Advance university degree MA or equivalent in a relevant field: Public Relation; Communication, Journalism, Political Science;
  • At least 3 years of work experience (preferably PR in Civil Society and/or Public Institutions and journalism);
  • Outstanding communication and writing skills; proven record of media-effective writing;
  • Good analytical and organizational skills;
  • Objective and results-oriented, steadfast and persevering;
  • Good knowledge of civil society sector, good governance. Preferable previous experience with international organizations/projects;
  • Proven excellence in writing and editing skills in Albanian and English languages;
  • Proven capacity and willingness to work in a team oriented way;
  • Good IT and software skills; good skills to develop and manage web page content and layout design.
  
APPLICATION PROCEDURES:
The application should include a cover letter and the CV in English. Other supporting documents are welcomed. The application should arrive not later than 15 November 2015 via email to: info@osfa.al.
Only short-listed candidates will be contacted for interviews. 
LEVIZAlbania is an equal opportunity employer and welcomes applications from all interested groups without any discrimination!
For more information contact via: info@osfa.al or Landline: +355 4 22 34 621

11.09.2015

Bursa për studime Master në Suedi


The Swedish Institute Master Scholarships for the Western Balkans

Deadline: 15 January 2016 for Master programme/13 February 2016 for scholarship
Open to: candidates from Albania, Bosnia-Herzegovina, Kosovo, Macedonia, Montenegro, and Serbia
Scholarship: SEK 9,000 (EUR 970/month), tuition fee, travel grant, insurance

Description

The Swedish Institute Scholarships for the Western Balkans aim at supporting advanced level studies and research within the selected fields in order to contribute to closer relations between the Western Balkans and the European Union.
The scholarships are intended for full-time master’s level studies in Sweden and cover both living costs and tuition fees. The scholarship is only awarded for programmes starting in the autumn semester (August/September) and is granted for one academic year. It will be extended for programmes longer than two semesters provided that the student’s study results are satisfactory. Only programmes within the areas of social science and environmental science are eligible.

Eligibility

The programme is open to candidates from Albania, Bosnia-Herzegovina, Kosovo, Macedonia, Montenegro, and Serbia. A scholarship cannot be granted for a student who:
  • Has already lived in Sweden for two years or more previous to the scholarship period;
  • Has a Swedish or EU/EES-citizenship, permanent residence permit or work permit in Sweden;
  • Has previously been awarded a Swedish Institute scholarship for master’s level studies or research at a Swedish university/university college;
  • Already holds a degree from a Swedish university/university college;
  • Is currently enrolled in a study programme at a Swedish university/university college.

Scholarship

  • The tuition fee paid directly to the Swedish university/university college by the Swedish Institute;
  • Living expenses to the amount of SEK 9,000 (EUR 970) per month;
  • A travel grant – a one-time payment of SEK 5,000 (EUR 540);
  • Insurance by the Swedish State Group Insurance against illness and accident during the scholarship period.

Application

Please note that the scholarship application is separate from the application to the master’s programmes at Swedish universities. 
  1. Apply to Master’s programme HERE. Application deadline is 15 January 2016;
  2. Pay your application fee (SEK 900) to University Admissions. Fee deadline is 1 February 2016;
  3. Apply for scholarship: Once you have submitted your application to the master’s programme/s it will be assigned a personal. Application number consisting of six digits. You must use this Application number when applying for a Swedish Institute scholarship. Submit a Motivation letter and Europass CV with your scholarship application. Scholarship application period is 1-13 February 2016. 
Linku origjinal i njoftimit: https://studyinsweden.se/scholarship/si-scholarships-for-the-western-balkans-for-masters-level-studies/

11.08.2015

Thirrje për Aplikim për Gra Profesioniste

Thirrje për Aplikim për Gra Profesioniste

Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” ka kënaqësinë të ftojë të gjitha gratë dhe vajzat nga Durrësi, Pogradeci, Kukësi/Tropoja dhe Gjirokastra, të cilat janë eksperte në fushat e biznesit, ligjit, politikës së jashtme, mjekësisë, mjedisit, teknologjisë, shkencave ekzakte e sociale, etj, që kanë dëshirë të trajnohen dhe të mbështeten nëpërmjet një programi disa mujor hap pas hapi për të krijuar profilin e tyre mediatik dhe për t’u promovuar në Media.

Data e fundit per te paraqitur aplikimin: 25 Nentor 2015

Për më shumë informacion, ju lutemi referojuni dokumenteve bashkëlidhur:



Linku origjinal i njoftimit: http://www.platformagjinore.al/2015/11/05/thirrje-per-aplikim-per-gra-profesioniste/

MBNJ Leksioni i tretë

Ushtrime Planifikimi


Ushtrimi 1.

Numri aktual i vendeve te punës është 234. Si rezultat i ndryshimeve në teknologji, u shkurtuan 19 vende pune dhe u rrit shkalla e përdorimit të makinerive duke zgjatur kohën e punës nga 1 turn në 3 turne të plota. Ndërmarrja punon 365 ditë pa ndërprerje dhe punonjësit punojnë 5 ditë në javë në 52 javët e vitit.

  1. Gjeni sa do jetë numri i nevojshëm i fuqisë punëtore për periudhën në vazhdim.
  2. Çfarë vendimesh do merrni për të plotësuar nevojat me fuqi punëtore?




Ushtrimi 2.

Në një kompani me 213 punonjës, 25 janë kuadro të lartë, 45 janë kuadro të mesëm, 68 janë kuadro fillestar dhe 75 janë punëtor krahu. Si rezultat i planit të karrierës, do të promovohen 4 nga kuadrot e mesëm 7 nga kuadrot fillestar dhe 6 nga punonjësit e krahut do të bëhen kudro fillestar pasi kanë mbaruar me sukses kursin e kualifikimit. Nga ana tjetër si rezultat i blerjes së një makinerie, do shkurtohen 22 nga punonjësit e krahut pasi puna e tyre do bëhet në mënyrë automatike. 5 nga kuadrot e lartë do të largohen për një trajnim 1 vjecar jashtë shtetit, në degën e kompanisë mëmë, por është e nevojshme që të rekrutohen të tjerë pasi numri I kuadrove të lartë duhet të jetë 25. Për vitin tjetër parashikohen të nevojiten 50 kuadro të mesëm, dhe 65 kuadro fillestar.

Bëni tabelën e zëvëndësimit dhe gjeni në çfarë sektorësh ka nevoje për ndërhyrje. Cfarë alternativash jepni për të plotësuar nevojat me burime njerëzore? Cfarë faktorësh do të merrni parasysh?



Ushtrimi 3.

Një njësi prodhimi realizon katër lloje produktesh A, B, C dhe D, me sasi përkatësisht 10.000, 3.000, 140.000 dhe 14.000 njësi. Për realizimin e produkteve kërkohen përkatësisht 0.5, 1, 0.8 dhe 0.7 orë. Gjeni sa është forca e punës që nevojitet në vit për realizimin normal të procesit të prodhimit kur kompania punon cdo ditë të vitit me 1 turn.




 Southwest Airlines nuk pushon punonjësit

Në verën e vitit 2001, industria fluturimeve ajrore po kalonte probleme të shumta si rezultat i rënies së numrit të fluturimeve për punë dhe pushime. Ndërkohë Northwest Airlines kishte lajmëruar që do të bënte shkurtime drastike si në orare dhe në shërbime, ndërsa Midway Airlines deklaroi falimentimin në gusht të atij viti duke shkaktuar probleme të mëdha në trafikun ajror. Pavarësisht sa e keqe ishte situate, së shpejti kjo situatë do të përkeqësohej më tepër.

Sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në New York dhe Washington D.C, sollën probleme në të gjithë Amerikën dhe në të gjitha degët e ekonomisë, por më shumë e vuajtën linjat e transportit ajror. Edhe pse fluksi i fluturimeve ra me rreth 20%, shumica e avionëve fluturonin me më pak se gjysmën e kapaciteit të pasagjerëve në bord. Kjo çoi në humbjen e vlerës së linjave ajrore në bursë me rreth një të tretën. Shumica e linjave ajrore u detyruan të bënin shumë shkurtime që të mbijetonin dhe si rezultat mbi 100,000 punonjës u pushuan nga American Airlines, United Airlines, US Airways, Continental Airlines, dhe America West.

Megjithatë, Southwest Airlines nuk ndoqi këtë rrugë. Pavarësisht nga uljet e ngritjet e industrisë ajrore, kjo kompani në 30 vitet e jetës së saj asnjëherë nuk ka pushuar punonjës, dhe arriti ta mbante këtë rekord edhe gjatë vjeshtës së vështirë të vitit 2001. Politika e mos pushimit nga puna është një nga vlerat kryesore ku mbështetet strategjia e burimeve njerëzore, madje një nga arësyet kryesore pse punonjësit e Southwest janë shumë besnikë, produktivë dhe fleksibël.

Produktiviteti i lartë i këtyre punonjësve ndikon në uljen e kostove të punës që mundëson dhe uljen e çmimeve që shpesh janë sa gjysma e çmimeve të ofruara nga konkurenca. Niveli i lartë i sigurisë në punë gjithashtu inkurajon punonjësit të shfaqin idetë e reja pa pasur frikën se mund të dënohen për ndonjë gabim. Southwest gjithashtu ka zbuluar që punonjës të kënaqur çojnë në rritjen e kënaqësisë së klientëve, madje ndihmojnë në rekrutimin e punonjësve të rinj kur parashikohet rritje ekonomike.

Me qëllim që të mbajë rekordin e mos largimit nga puna në 2001, drejtuesit e Southwest organizuan një mbledhje urgjente në zyrat qëndrore në Dallas për të hedhur ide si mund të ulet kostoja pa prekur numrin e punonjësve. U mor vendimi të shtyhen si blerja e avionëve të porositur, dhe rinovimi i zyrave qëndrore. Kompania nuk kishte asnjë borxh dhe për të tejkaluar këtë situatë të vështirë, përdori rreth një billion dollarë në cash që i kishte rezervë për ditët e vështira. Ky ishte një proçes i vështirë dhe mjaft i dhimbshëm për kompaninë, por siç thotë drejtori ekzekutiv i kompanisë Jim Parker, “Jemi të gatshëm të pësojmë disa dëmtime, edhe rënie të vlerës së aksioneve, për të mbrojtur vendin e punës së njerëzve tanë.”


Pyetje

  1. Krahasoni reagimet e linjave të ndryshme ajrore pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001.
  2. Politika “jo largime nga puna” është një element i rëndësishëm i kulturës dhe startegjisë së kompanisë. Në çfarë mënyre, kjo strategji që në mënyrë të dukshme dëmton kompanië në afat shkurtër, sjell fitime në afatgjatë?




11.06.2015

KPMG Internship Programme


KPMG Internship Programme 2015
Application deadline: 11 November 2015

Gain an exclusive insight into the activities of our Audit service and KPMG’s unique corporate culture. During the internship you will be carrying out the same kind of tasks as our young professionals, and will help support your team on a range of different client projects from your very first day at KPMG. Benefit from the sector-specific expertise and specialist knowledge of our experienced employees, and see for yourself how important skills and commitment are in our profession
Interested in joining?

The KPMG Internship Programme is right for you if you are:

• In your final year at university, preferably in Accounting and Control, Finance or another economic-related discipline

• Fluent in English and have a good knowledge of MS Office

• Have strong communication skills and a professional attitude

What we offer

• Internship period up to six months

• Opportunity to learn from professionals

• A variety of great experiences in an international environment

• Recognition of your efforts and possibilities for further development with KPMG

How to apply

Please send your Application Form (www.kpmg.com/al), CV and Motivation Letter, to the attention of Ms Valmira Vejuka, e-mail: al-job@kpmg.com or 
Deshmoret e Kombit” Boulevard, Twin Towers, Tower I, 13th Floor
no later than 11 November 2015.

11.01.2015

Përshkrim pune në administratë publike vs sektor privat

Linku për përshkrim pune në Ministrinë e Financave:

https://www.fint.gov.al/doc/Zv%20%20Drejtori%20i%20Pergjithshem%20%20Drejtor%20i%20Analizes%20%20IT%20%2013.02.2008.pdf



Më poshtë një përshkrim pune për një pozicion pune në sektorin privat:



PERSHKRIM PUNE
Titulli : Agjent Shitje
Vendodhja: Tirane
Raporton : Supervizori I Zones
Departamenti i Shitjeve

Permbledhja e pozicionit:
Fokusi kryesor i Agjentit te Shitjes eshte qe te rris shitjen e produkteve ne zonen qe mbulon, realizimi I planeve dhe te krijoj maredhenie me klientet.
Funksionet thelbesore te punes:
  • §  Viziton numrin e klienteve cdo dite.
  • §  Komunikim dhe sherbim ndaj klienteve.
  • §  Ndjekja dhe zbatimi i udhezimeve te tregtimit.
  • §  Organizimi dhe propozimi i porosive.
  • §  Pergjegjes per te dorezuar raportet ditore te shitjeve.
  • §  Pergjegjes per mirembajtjen e frigorifereve te kompanise.
  • §  Kthimi I pergjigjes per ankesat dhe komentet e klientit.
  • §  Verifikon dhe njofton per te gjitha njesite e reja dhe ato qe largohen  tek supervizori perkates.


Kriteret:
  • §  Arsim i larte ose i mesem (Arsim I larte perben avantazh).
  • §  Te kete nje vit ose me shume eksperienca te tilla te meparshme.
  • §  Mosha mbi 25 vjec.
  • §  Aftesi shume te mira komunikuese.
  • §  Njohuri shume te mira te programeve kompjuterike.
  • §  Gjuhet e huaja perbejne avantazh.
  • §  Komunikim ne grup.
  • §  Leje drejtimi te klasit C.



Shenim: Ky pershkrim i punes nuk eshte gjitheperfshire

MBNJ Leksioni i parë

Koncepte kryesore:

  • Manaxhim Burimesh Njerëzore,
  • Manaxhim Shkencor Burimesh Njerëzore,
  • Manaxhim Strategjik Burimesh Njerëzore,
  • Manaxhim Personeli
  • Efekti Hawthorne
  • Teoria e sistemeve
  • Teoria e kapitalit human