10.14.2015

Trajnim mbi sipërmarrjen dhe kreativitetin


Trajnimi “Sipërmarrje dhe kreativitet” është vazhdim i qëllimeve të LeadCo në organizimin e trajnimeve edukuese dhe argëtuese. 

Edhe në këtë aktivitet, ashtu si në trajnimin e parë, do të marrin pjesë lektorë dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme në vend. 
Ky trajnim ka si qëllim të nxisë të rinjtë drejt një sipërmarrjeje të suksesshme duke e ndërthurur atë më ide kreative dhe inovative. Ai synon të sjellë një përqasje më praktike në këndvështrimin e një biznesi të ri.

Lektorët e ftuar do të jenë: 
1. MSc. Edona Bilali
2. PhD (C) Rezart Prifti 

Kompanitë e ftuara do të jenë:
1. Tirana Business University
2. ProCredit Bank 
4. Qendra Didaktike Irisoft
5. Chipstar Ltd
6. Optika 1
Ky trajnim, i cili do të zhvillohet në datën 24/10/2015 në ambientet e Tirana Business University, kushton 10 euro dhe çdo pjesmarrës do të pajiset me certifikatë në fund të tij.
Për të qenë pjesmarrës në këtë trajnim, aplikoni në linkun e mëposhtëm:


Linku i eventit në Facebook: https://www.facebook.com/events/419044178304642/419562474919479/

No comments:

Post a Comment