Njoftim!
Për të gjithë studentët të cilët janë të interesuar për të filluar kursin e gjuhës kineze njoftojmë që më datë 19 Tetor 2015, ora 12:30 në ambientet e Institutit Konfuci-UT (Godian Liria, kati i parë) do të mbahet një takim informues mbi, regjistrimin, oraret dhe programin e gjuhës kineze.
Institutit Konfuci në Universitetin e Tiranës është themeluar më datë 18 Nëntor 2013, qëllimi i të cilit është promovimi i gjuhës dhe kulturës kineze. Ky Institut numëron me qindra studentë të cilët kanë mësuar gjuhën kineze pranë tij.
Për të gjithë të interesuarit, kurset e ofruara pranë Instituti janë pa pagesë.
Ju lutem, konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën e e-mailit:
blerina.hoxha@unitir.edu.al
Suksese!
Ne shkoder a mendoni me hap ndonje kurs per gjuhen kineze jam mjaft e interesuar
ReplyDeleteVetëm në Tiranë fatkeqësisht, pranë institutit Konfuci
Delete