Yunus Social Business hap aplikimet për Programin e Nxitjes së Biznesit
(Accelerator Program 2015)
Yunus Social
Business Balkans, ka hapur thirrjen e aplikimeve për Programin e Përshpejtimit
të Biznesit (Accelerator Program), i cili do të mbahet gjatë periudhës Nëntor 2015 – Shkurt 2016. Ky program 4-mujor
këshillimi është një mundësi unike për sipërmarrësit e rinj me një nismë
biznesi, që të zhvillojnë aftësitë personale dhe të lidershipit, të testojnë
dhe zhvillojnë modelet e tyre të biznesit, të trajnohen në fushën e
sipërmarrjes, të përfitojnë këshillim nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë,
si dhe mundësi për të përfituar financim deri në 350,000 euro.
Aplikimet janë hapura deri në 30 Shtator 2015 për sipërmarrës të interesuar
dhe sipërmarrës aspirantë nga Shqipëria,
Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnia-Herzegovina dhe Serbia, mbi moshën 20
vjeç dhe që kanë një startup/nismë biznesi me impakt social në një nga këto vende. Për më shumë
informacion ose për të aplikuar vizitoni faqen
online www.ysbbalkans.com
Yunus Social Business Balkans
është një organizatë ndërkombëtare që mbështet zhvillimin sipërmarrësve dhe
bizneseve sociale, përmes programit të këshillimit dhe financimit të
sipërmarrësve lokalë, për të ndërtuar zgjidhje për problemet sociale në mënyrë
financiarisht të qëndrueshme. E bashkëthemeluar nga Laureati i Çmimit Nobel për
Paqen, Profesor Muhammad Yunus, dhe me zyra qendrore në Gjermani, YSB ka
prezencë lokale në 8 vende.
Yunus Social Business Albania e
filloi veprimtarinë e saj në Shqipëri në mes-2012 dhe sakaq ka ndihmuar në
krijimin dhe financimin e një numri biznesesh sociale të suksesshme. Ajo ka
mbështetur shumë sipërmarrës aspirantë me trajnime, kualifikime profesionale,
këshillim intensiv dhe financime me vlerë 700,000 USD për rreth 1,5 vite. Në
vijim të suksesit dhe mirëpritjes nga pjesëmarresit e dy edicioneve të
mëparshme të Programit të Përshpejtimit të Biznesit, e me kërkesë të aktorëve
të ndryshëm në rajon, YSB Albania po e shtrin tashmë veprimtarinë e saj në
vendet e tjera te Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi,
Bosnie-Herzegovinë dhe Serbi) duhe evoluar në YSB-Balkans.
No comments:
Post a Comment