THIRRJE PËR APLIKIME PËR POZICIONIN:
NËPUNËS ADMINISTRATIV ME KOHË PUNE TË PJESSHME
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
Titulli i Pozicionit: Nëpunës Administrativ
Titulli i Programit: Qëndër për nxitjen e inovacionit dhe sipërmarrjes
Kohëzgjatja: 18 muaj (me mundësi zgjatje në kohë)
Afati i Fundit për të aplikuar: 15 Korrik, 2015
Përshkrimi i Programit: Qendra për nxitjen e Inovacionit dhe Sipërmarrjes është një iniciativë që synon të mbështesë Shqipërinë
drejt një ekonomie që bazohet në njohuri. Ajo synon të promovojë sipërmarrjen, të ndihmojë bizneset
e reja të kenë sukses duke përdorur gjërësisht teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit dhe të
mbështesë punësimin e të rinjve në Industrinë në rritje të Teknologjive të Informacionit dhe
Komunikimit (TIK).
Duke u mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare, qendra do të ketë programin vjetor të
nxitjes të sipërmarrjes dhe inovacionit për bizneset e reja. Ajo do të punojë në partneritet më sektorin
privat, qeverisjen vendore, akademinë dhe inovatorë të sukseshëm e premtues dhe me sipërmarrës të
rinj për të krijuar një mjedis të hapur, bashkëpunues ku bizneset e reja konkurojnë dhe bashkëpunojnë.
Ky është një projekt i përbashkët i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Fondacionit Harry
Fultz.
Profili i Nëpunësit Administrativ:
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Menaxhon aktivitetet ditore të administrimit, logjistikës dhe financës së projektit sipas procedurave dhe politikave të OSFA.
- Përgatit dhe menaxhon kontratat me përdoruesit e shërbimeve të qendrës.
- Përgatit dhe shpërndan informacion për aktivitetet e qendrës tek përdorues të ndryshëm si universitetet, bizneset, profesionistët dhe komunitetet e TIK (Tekologjive të Informacionit dhe Komunikimit)
- Punon me drejtuesin e programit dhe koordinatorin për organizimin e aktiviteteve dhe menaxhon punën për logjistikën, njoftimin dhe komunikimin më pjesëmarrësit.
- Mban regjistrat dhe të dhënat e programit dhe përgatit përmbledhje dhe raporte në bazë mujore.
- Siguron koordinimin me ofruesit e shërbimeve si edhe mbikqyr shërbimet e mirëmbajtjes, sigurisë etj.
- Administron procesin e aplikimeve për programin e nxitjes së sipërmarrjes dhe inovacionit përfshirë kontrollin administrative të dokumentacionit të paraqitur nga aplikantët sipas kërkesave të publikuara.
- Sipas kërkesës, nëpunësi administrativ këshillon pjesëmarrësit në program për taksat dhe kërkesat specifike për operimin e biznesit të vogël bazuar në planin e asistencës për pjesëmarrësit.
Aftësitë dhe kompetencat:
Ne po kërkojmë një individ të dedikuar dhe që ka pasion të mbështesë sipërmarrjen e re.
Ai/Ajo duhet të njohë mirë ambjentin e operimit të biznesit të vogël në Shqipëri dhe të kërkesave
ligjore e administrative për biznesin e vogël.
Duhet të ketë eksperiencë të provuar në administrim dhe menaxhim zyre, financë, hartim buxhetesh
dhe raportim financiar dhe të ketë marrë pjesë në zbatim projektesh.
Të jetë organizator i shkëlqyer aktivitetesh.
Të punojë shumë mirë në skuadër, dhe të jetë i aftë dhe konfident të marrë përgjegjësi.
Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim.
Te jetë i pavarur në punën e përditshme dhe të orientohet drejt zgjidhjes së problemeve.
Të ketë së paku 5 vjet eksperiencë pune dhe të ketë mbaruar studimet universitare.
Preferohet në
administrim biznesi ose financë.
Të përdorë shumë mirë sistemin Operativ Windows
Të ketë njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze.
Dorëzimi i Aplikimit
Materialet që i kërkohen të paraqesë çdo aplikanti për t’u konsideruar për këtë pozicion janë:
CV aktuale
Letër për shprehje interesi në shqip ku parashtrohet përvoja në punë dhe motivimi
personal;
Tre kontakte për referenca profesionale nga punëdhënës, bashkëpunëtorë ose klientë
biznesi.
Kandidatët e kualifikuar duhet të dorëzojnë paketën e mësipërme të aplikimit në adresën
elektronike burimenjerezore@osfa.al ose në Zyrat e Fondacionit Shoqeria e Hapur per
Shqipërinë në adresë: Rr. Qemal Stafa P. 120/2 Tiranë, Shqipëri
Të tjera:
Aplikimet e të interesuarve që mbërrijnë pas datës së caktuar si afati përfundimtar për
të aplikuar nuk do të merren në konsideratë.
Aplikimet e paplota nuk do të merren në konsideratë.
Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen për intervista do të kontaktohen.
Për më tepër informacion mbi Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, lutemi vizitoni
faqen zyrtare www.osfa.al
No comments:
Post a Comment