FTESË
Në kuadër të aktiviteteve të Javës së
Sipërmarrjes Shqiptare, Tirana Business University ka kënaqësinë t’ju ftojë në
eventin me temë “Sipërmarrja Shqiptare - Histori Suksesi" që do të
organizohet ditën e mërkurë, datë 26 nëntor 2014, ora 13.30,
me të ftuar znj. Alketa Vejsiu, themeluese e sipërmarrjes "Class by Alketa
Vejsiu".
"Class by Alketa Vejsiu" është një
strukturë solide në organizimin e eventeve dhe ceremonive për biznese,
korporata, administratë shtetërore, apo edhe për prenotime private. Krijuar nga
dëshira e nevojës për të dhënë atë që tregut aktualisht i mungon "Class by
Alketa Vejsiu" synon të jetë lider duke sjell për klientet gjithnjë risi
në dekorimin e personalizuar dhe organizimin e eventeve. "Class by Alketa
Vejsiu", është distributore për Shqipërinë dhe Kosovën të Mori Lee Group
një ndër Top 5 brandet lider në tregun Amerikan, si dhe fituese e
ekskluzivitetit të veshjeve të Jenny Packham, stilistes që vesh Princeshën Kate
në UK dhe nr 1 më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar për aksesoret dhe fustanet
e nusërisë.
Në aktivitet do të marrin pjesë studentë, pedagogë
dhe të ftuar të tjerë, të cilët do të kenë mundësi që të bëjnë pyetje dhe
diskutime mbi sipërmarrjen, avantazhet konkurruese, faktorët kyç të suksesit,
cilësitë e lidershipit, etj si edhe mbi zhvillimet e fundit të fushës
përkatëse.
Aktiviteti do të transmetohet në media vizive dhe
të shkruar.
Ju mirëpresim!
Në datë 26.11.2014, ora 17.30, në Tirana
Business University, Drejtori i Përgjithshëm i Marketingut në Albtelecom &
Eagle Mobile, Z. Alban Tartari, do të zhvillojë një bisedë me studentët në
lidhje me menaxhimin e marrëdhënieve me publikun dhe median, komunikimin, etj,
si një funksion shumë i rëndësishëm në arritjen e suksesit në sipërmarrje,
biznese dhe organizata publike.
Jeni të mirëpritur!
No comments:
Post a Comment