Fondacioni “Partneritet për Zhvillim” në bashkëpunim me Agjencinë e Kërkimit Teknologjisë dhe Informacionit (AKTI), në  kuadër të projektit NEXT, “Collaborative platform to support research and technology transfer”  të programit  IPA Adriatik,  shpall konkursin “ Idea Juaj Innovative”.
Ky konkurs ka si qëllim gjenerimin e ideve që ofrojnë zgjidhje innovative, minimizojnë rreziqet dhe  maksimizojnë impaktin përmes teknologjisë dhe metodave inteligjente duke kontribuar në  zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, në të mirën e  ekonomisë së vendit dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Ide innovative mund të paraqiten nga Universitete, Institucione të shkencës dhe teknologjisë, ekspertë të fushave të ndryshme si dhe individë, të rinjë e të reja që aspirojnë për ndryshimin e botës përmes ideve innovative.

Linku origjinal: http://foundationpfd.org/next/2014/06/ceshte-konkursi-idea-juaj-inovative/