6.02.2014

Pozicion i lirë pune: Staf për Manaxhim Projektesh në MOG

Mbi shoqërinë “Magnum Opus Group” (MOG)

MOG është një shoqëri e themeluar në vitin 2011 (me seli në Tiranë) që përgjatë 3 viteve ka kaluar provën e maturimit duke u pozicionuar në një kohë rekord në listën e kompanive që orojnë shërbime të cilësisë së lartë në fushën e manaxhimit të projekteve dhe konsulencave të ndryshme, duke aplikuar standardet më të mira të manaxhimit dhe duke sjellë atë çka i mungon tregut dhe kulturës së biznesit në përgjithësi në Shqipëri. Perfeksioni dhe kualiteti i lartë përbëjnë ADN e MOG, duke u bashkëshoqëruar me integrimin dhe qasjen 360 gradë në shërbimet që ofrojmë. Mbështetur në këto vlera e standarde si dhe në filozofinë MOG, përpiqemi të ikurajojmë punën kërkimore dhe të rrokim idetë novatore në MP, duke aplikuar ngritjen e ekipeve dhe punën në grup (think tank).

Përshkrimi përgjithshëm

Kërkohet që kandidati të:
  • kryejë grumbullim&analiza informacioni mbi projektin, të planifikojë, të zbërthejë dhe rendisë rradhën e punëve, të monitorojë progresin e projektit dhe stafin në dispozicion, të përgatisë raportet përkatëse;
  • dëshirojë të mësojë akoma më shumë (in-depth) për MP & të kryejë kërkime për ide novatore, duke zgjeruar njohuritë dhe potencialet në këtë fushë.

Kërkesat kryesore për kandidatin
  •   Të jetë me arsim të lartë dhe të ketë mbi 5 vite eksperiencë pune në              drejtim dhe manaxhim projektesh, procesesh apo sistemesh.
  •   Minimumi 3 vite eksperiencë në:
  •   drejtim grupi me përbërje mbi 5 punonjës
  •   drejtim projektesh me vlerë mbi 100,000 Euro
  •   pjesë e projekteve  me vlerë mbi 500,000 Euro
  •   Të përdorë MS Project
  •   Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

Aplikantët duhet të dërgojnë në adresën:info@mog.al

 Letër interesi (cover letter) ku përmblidhen në një faqe:
  •    emër/mbiemër, adresa, nr.tel, e-mail, data
  •    detaje pse keni interes për këtë pozicion pune në MOG
  •    provoni që dispononi aftësitë për të përmbushur nevojën e MOG për          këtë pozicion
  •    vitet e eksperiencës në manaxhim & aftësitë personale të zhvilluara
  •    numrin e personave në ngarkim apo varësi
  •    arritjet kryesore apo sukseset (specifiko në cilin pozicion dhe emrin            punëdhënësit)

  CV

 Rezyme (shkurt&konçiz, s’ka rëndësi renditja kronologjike, nuk kërkohet e gjithë karriera)
  •    shkurt mbi edukimin
  •   përmblidh eksperiencën në një tabelë matricore (listo projektet ku ka marrë pjesë, pozicionin e mbuluar, stafin në dispozicion, elementët kryesorë të projektit, vlera e projektit)

No comments:

Post a Comment