6.12.2014

Avokat? Soros ofron mundësinë e mëposhtme:


FONDI I AVOKATISË NË INTERESIN PUBLIK OSFA 2014 THIRRJE PËR AVOKAT/GRUP AVOKATËSH

Titulli i Pozicionit: Avokatë (të orientuar në fushën e të drejtave të njeriut) 

Titulli i Programit: Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë 

Fondi i Avokatisë në Interesin Publik OSFA 2014

Afati i fundit për të aplikuar: 07 Korrik 2014 

Përshkrimi i Programit: 

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros, në kuadër të Strategjisë së tij katër vjeçare 2014-2017, ka ndërmarrë nismën “Sfidimi i Kulturës së Pandëshkueshmërisë”, e cila është shndërruar në një problem serioz për funksionimin e shtetit të së drejtës. Korrupsioni në gjyqësor dhe polici, kuadri ligjor jo i plotë dhe i papërditësuar, teknikat e papërshtatshme për të hetuar shkeljet, krimi i organizuar dhe pamjaftueshmëria e kërkesës së llogarisë nga ana e opinionit publik për zbatimin e shtetit të së drejtës janë disa nga burimet e kulturës së pandëshkueshmërisë. Në këtë kuadër, Fondacioni do të punojë intensivisht me avokatë, gazetarë dhe komunitetin në bazë, në mënyrë që nxisë e promovojë një përgjigje kolektive që i kundërvihet shkeljeve dhe rasteve të pandëshkueshmërisë

Kjo nismë do të realizohet përmes zbatimit të katër mekanizmave të lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin, të tillë si: 
avokatia në interesin publik, 
gazetaria investigative/hulumtuese, 
mobilizimi qytetar, si dhe 
prodhimi i të dhënave dhe analizave mbi krimin e organizuar. 

OSFA beson se kjo nismë do të inkurajojë shoqërinë për të mbajtur një qëndrim kundërshtues ndaj kulturës së pandërshkueshmërisë, duke dëshmuar njëkohësisht se shkeljet e ligjit mund, dhe do të ekspozohen e më pas ndëshkohen.

Për këtë arsye, Fondacioni Soros synon të identifikojë avokatë të orientuar drejt mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të angazhuar në Tiranë apo rrethe, për t’i ftuar t’i bashkohen kësaj nisme. 

Për inkurajimin e avokatëve të interesuar, Fondacioni do të ofrojë:
- mbështetje financiare përmes Fondit të Avokatisë në Interesin Publik si dhe, 
- trajnime dhe mentorim sipas rastit. 

Mbështetur në sa më sipër, Fondacioni Soros shpall thirrjen në kuadër të “Fondit të Avokatisë në Interesin Publik – OSFA 2014”, drejtuar avokatëve të interesuar. Nëpërmjet këtij Fondi do të ofrohet mbështetje financiare për të identifikuar, trajtuar dhe përfaqësuar raste të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe/ose cënimit të interesit publik, kur këto shkelje vijnë si rezultat i abuzimit me pushtetin nga ana e personave fizikë ose juridikë me përgjegjësi ligjore. 
Për këtë qëllim, avokatët ftohen të aplikojnë pranë Fondacionit Soros për një çështje konkrete, e cila duhet të përmbushë njëkohësisht të gjitha kriteret e mëposhtme: 

• subjekti, të drejtat e të cilëve janë shkelur ose rrezikohen të shkelen, është në pamundësi financiare për të ndjekur ligjërisht shkeljen në fjalë.
• shkelja ka ardhur si rezultat i abuzimit me pushtetin (politik, ekonomik apo mediatik) nga ana e personave fizik ose juridik me përgjegjësi ligjore (duke përfshirë të gjithë format e abuzimit, si: shpërdorim detyre, korrupsion pasiv e aktiv, mosrespektim i legjislacionit në fuqi, etj.,)
• shkelja e kryer ose e pretenduar duhet të ketë si pasojë cënimin e të drejtave themelore të një individi, komuniteti apo të interesit të gjerë publik;
• rastet e identifikuara do të duhet të vijnë kryesisht nga fushat: shëndetësi, arsim, akses në drejtësi, akses në informacion, punësim dhe mjedis. 

Natyra e shkeljeve mund të jetë civile, penale dhe/ose administrative. 

Profili i Avokatëve të kërkuar

Kompetencat: 
• Përvojë në mënyrën e funksionimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri.
• Përvojë në përfaqësimin në rrugë administrative dhe gjyqësore të çështjeve. 
• Preferohet të ketë përvojë profesionale në fushën e të drejtave të njeriut. 
• Njohuri shumë të mira të legjislacionit kombëtar. Preferohet gjithashtu të ketë njohuri të legjislacionit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, në mënyrë të veçantë të Konventës     Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut.
• Përvoja në shoqërinë civile do të konsiderohet vlerë e shtuar. 
• Aftësi të mira hulumtuese dhe analitike.
• Aftësi të mira komunikuese, bashkëpunimi dhe punë në grup

Arsimi / Eksperiencë Profesionale / Gjuhë të huaja: 

• Të ketë përfunduar Fakultetin e Drejtësisë. 
• Të ketë fituar Licencën e Avokatit lëshuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. 
• Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë profesionale në fushën e avokatisë.
• Preferohet të njohë mirë gjuhën angleze. 

Dorëzimi i Aplikimit 

Materialet që i kërkohen të paraqesë çdo aplikanti për t’u konsideruar për këtë Fond janë: 
• CV në shqip:
• Letërmotivim në shqip ku të parashtrohet përvoja në fushën e të drejtave të njeriut dhe avokatisë. 
• Një përmbledhje të shkurtër (maksimumi 2 faqe) të çështjes që kërkon të përfaqësojë.
• Një buxhet të përafërt me me zërat kryesorë për trajtimin dhe përfaqësimin e çështjes në gjitha shkallët administrative dhe gjyqësore. Buxheti do të vlerësohet rast pas rasti në varësi të kompleksitetit dhe fazës në të cilën ndodhet çështja konkrete. Buxheti mund të përfshijë shpenzimet gjyqësore dhe ato noteriale, shpenzime hulumtimi, shpërblim për punën e avokatit, etj. 

Kandidatët e kualifikuar duhet të dorëzojnë paketën e mësipërme të aplikimit në adresën elektronike litigation@osfa.al

Konsiderime të tjera 

Aplikimet e të interesuarve që mbërrijnë pas datës së caktuar si afati përfundimtar për të aplikuar nuk do të merren në konsideratë. 

Për më tepër informacion mbi Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros, lutemi vizitoni faqen zyrtare www.soros.al

No comments:

Post a Comment