4.28.2014

Forumi i Biznesit dhe Investimeve Maqedoni-Shqiperi Edicioni i Dyte

Zyra Nderkombetare InvestMacedonia – Shqiperi & Kosove ne bashkepunim me  Ambasaden e Republikes se Maqedonise ne Tirane dhe Oden Ekonomike te Maqedonise Veri-Perendimore do te zhvillojne ne date 30 Prill 2014, 11:00-17:00, ne ambjentet e Tirana International Hotel & Conference Centre, Forumin e Biznesit dhe Investimeve Maqedoni-Shqiperi, Edicioni i dyte” perfshire edhe Kosoven.

International Office InvestMacedonia – Albania & Kosovo in cooperation with theEmbassy of the Republic of Macedonia in Tirana and the Economic Chamber of North-West Macedonia will organize on April 30, 2014, 11:00-17:00, at Tirana International Hotel & Conference Centre, "Macedonia – Albania Business and Investment Forum, 2nd Edition” including Kosovo.

Ne kete forum do te marrin pjese:
Z. Stojan Karajanov, Ambasador i Republikës së Maqedonisë në Republikën e Shqipërisë,
Z. Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,
Z. Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Z. Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Z. Menderes Kuçi, Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore
Z. Visar Fida, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Investimet e Huaja dhe Promovimin e Eksportit të Republikës së Maqedonisë
Znj. Manjola Gjoni, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve

This forum will be attended by:
Mr. Stojan Karajanov, Ambassador of the Republic of Macedonia to the Republic of Albania,
Mr. Ilir Meta, Speaker of the Parliament of the Republic of Albania
Mr. Arben Ahmetaj, Minister of Economic Development, Trade and Entrepreneurship
Mr. Edmond Panariti, Minister of Agriculture, Rural Development and Water Management
Mr. Menderes Kuçi, President of Economic Chamber of North-West Macedonia
Mr. Visar Fida, CEO of the Agency for Foreign Investments and Export Promotion of the Republic of Macedonia
Mrs. Manjola Gjoni, CEO of the Albanian Investment Development Agency

Ky forum do te kete ne fokus temat e meposhtme:

·                Investimet e Huaja Direkte
·                Ushqim & Pije
·                AgroBiznes

This forum will focus on the following topics:

·                Foreign Direct Investments
·                Food and Beverages
·                Agribusiness

Ju ftojme te merrni pjese ne kete forum si dhe ne seancat Mini Panair, Degustim Vererash & Ushqimesh, B2B & Networking qe do te mbahen me kete rast. Ne kete eveniment pritet te marrin pjese mbi 200 Biznese nga Maqedonia, Shqiperia dhe Kosova. Nese jeni te interesuar per takime ndermjet bizneseve pjesemarrese plotesoni emrin/at e pjesemarresve ne tabelen e meposhtme dhe ju lutem te konfirmoni pjesemarrjen tuaj brenda dates 29 Prill 2014.

We kindly invite you to participate in this forum as well as in the Mini Fair, Wine & Food Degustation, B2B & Networking sessions that will be held on this occasion. More than200 Companies from Macedonia, Albania and Kosovo are expected to attend this event. If you are interested in meeting the participating businesses fill in the name(s) of the participants in the table below and please confirm your participation by the date April 29, 2014.

No
Name & Surname
Company
Sector
Sector of Interest
Tel.
E-mail
Web

































Bashkelidhur gjeni ftesen dhe axhenden.
Please find attached the invitation and agenda.

Per me teper informacion jeni te lire te na kontaktoni.
For more information feel free to contact us.

Me respekt,
Best regards,

Fatos MUSTAFA
Head of International Office - Albania & Kosovo
Agency for Foreign Investments and Export Promotion of the Republic of Macedonia

Embassy of the Republic of Macedonia
Kavaja Street, No 116,
1001 Tirana, Albania



4.23.2014

Kërkohen 2 vajza për pjesëmarrje në panair

Kërkohen 2 vajza për pjesëmarrje në panair në Prishtinë në datat 30 prill-3 maj.
Kompania operon në fushën e industrisë ushqimore.

Aplikantet duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
  • të jenë të komunikueshme
  • të jenë të paraqitshme
  • të jenë të afta të mësojnë shpejt
  • të kenë disponibilitet për të lëvizur gjatë javës së panairit
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar një cv tek adresa: info@azconsulting.al brenda datës 25 prill.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë


4.10.2014

Trajnim Profesional për Sommelier- Niveli i Parë nga OSHS

1.    Leksioni i parë – Figura e Sommelierit

    Prezantimi i O.SH.S.
    Njohja me programin e nivelit të parë.
    Figura e Sommelierit në restoracionin modern.
    Tastevin – i, gota e degustimit, hapësja e shisheve dhe paisje të tjera të sommelierit.
    Demostrim praktik i shërbimit dhe hyrje në degustim.

    Prezantimi dhe degustimi i disa verërave nga të cilat,  Spumante Metodo Classico.
      
    2.    Leksioni i dytë – Vreshtaria 1

    Hardhia. Të dhëna për të. dhe përhapja e saj në botë
    Llojet e vreshtarisë dhe ndikimi i saj në cilësinë e verës.
    Ampelografia – Shkenca mbi njohjen dhe vlerësimin e kultivarëve të hardhisë.
    Pasuria varjetore e vreshtarisë sonë.
    Strukturat varjetore të rrushit për verë të bardhë dhe të kuqe.
    Ekologjia e hardhisë.
    Kërkesat jetësore të hardhisë ndaj mjedisit.
    Zonat e vreshtarisë dhe verëtarisë shqiptare.

    Prezantimi dhe degustimi i tre verërave autoktone.

    3.    Leksioni i tretë – Vreshtaria II

    Teknologjia e kultivimit të hardhisë.
    Fidani dhe struktura e tij. Ngritja e vreshtit dhe shërbimet agroteknike.
    Shërbimet në vreshtat e prodhimit (punimet, krasitjet, plehërimi etj).
    Njohje mbi vreshtarinë dhe verëtarinë biologjike.

    Prezantimi dhe degustimi i dy verërave autoktone.

    4.    Leksioni i katërt – Fruti i rrushit dhe përbërja e tij. Kantina

    Veshi i rrushit dhe përbërja e tij.
    Analizimi i frutit të rrushit (sheqeri, aciditeti, pjekja polifenolike).
    Mushti dhe korrigjimi i tij.
    Kantina – Struktura dhe përbërja e një kantine.
    Makineritë dhe paisjet e ndryshme të punës në kantine.

    Prezantimi dhe degustimi i një vere të bardhë, një verë roze dhe një verë e kuqe.

    5.    Leksioni i pestë – Enologjia, Prodhimi dhe Përbërësit e verës.

    Fermentimi alkolik i mushtit.
    Llojet e verërimit.

    Prezantimi dhe degustimi i një vere të gazuar, i një vere të kuqe të re dhe një verë te kuqe të arrirë (3-4 vjet).

    6.    Leksioni i gjashtë – Enologjia, stabilizimi dhe ruajtja e verës.

    Fermentimi malolaktik.
    Stabilizimi, maturimi dhe vjetërimi i verës.
    Njohuri mbi difektet dhe sëmundjet e verës.

    Prezantimi dhe degustimi i një vere të bardhë dhe një verë te kuqe të arrirë.