1.17.2014

Një shpallje personi 'non grata' për zonjushën 'tironce'

Kisha dëgjuar ditët e fundit për skandalin e rradhës që edhe pse nuk çuditemi më, vjen nga politika. Unë pothuajse gjithmonë rezervohem për të mos folur me emra personash apo subjektesh, kjo për të dhënë një shembull të mirë, fillimisht para studentëve dhe brezit të ri, e dyta si qytetare e këtij vendi. Sot po bëj shkrimin tim të parë që shigjeton një person me emër dhe mbiemër: znj. Laura Vorpsi. 

E pashë disa herë videon skandaloze, e quaj kështu sepse si njohëse e gjuhës së trupit e kuptova dhe ndjeva deri në palcë përbuzjen dhe neverinë e kësaj 'tironces' ndaj 'jabanxhinjëve' dhe që tashmë ndiej dhe unë të njëjtën për të... 

Unë jam 'tiranase e 2002'. Prej dymbëdhjetë vitesh jetoj në një lagje 'tironce'. Gjatë kësaj periudhe kam arritur të bëj shumë mirë dallimin e steriotipeve që ekzistojnë edhe brenda këtyre qytetarëve, fundja si në çdo rreth të Shqipërisë por jo vetëm. 'Tironcit' nuk janë të gjithë si znj. Vorpsi (fatmirësisht). 

Termat e përdorur: të sugjestionohesh? të mësohesh? Ah moj zonjusha Vorpsi po nuk janë lebrozë 'jabanxhinjtë' apo një e keqe që duhet të mësosh veten me ta moj e shkretë....

Jo më larg se dje realizova një leksion të hapur me një shqiptar që prej vitesh jep mësim në një universitet në Itali ku tema ishte ndryshimi i konceptit të Burimeve Njerëzore ndër vite në Europë dhe jo vetëm. Gjatë leksionit ai përmendi fjalinë: ''Në një të ardhme, ne nuk do të njihemi më si shqiptar, italian, grek, apo francez por do të jemi të gjithë europian''. Kjo është fryma përfshirëse, për të bërë antagonizmin me videon më të shëmtuar dhe shumë pak femërore të parë vitet e fundit. 

Jam e bindur që shumë persona e kanë bërë këtë pyetje kur e kanë parë videon: A është sugjestionuar/mësuar znj. Vorpsi për të pranuar 'jabanxhiun' lider të forcës së saj politike?! Po në retrospektivën historike, studentët e dhjetorit të gjithë 'tironca' ishin?

Unë do të dëshiroja shumë që së pari,  lideri shpirtëror i Partisë Demokratike, së dyti z. Basha për të treguar frymën përfshirëse dhe jo përjashtuese, së treti Fakulteti ku znj. Vorpsi jep mësim, së katërti e gjithë opozita të distancohej sepse politikisht po ia sigurojnë vetes opozitën edhe për mandatin e dytë, dhe së fundi të gjithë emrat e spikatur që janë nga Tirana të prononcoheshin për këtë skandal. Kjo dëshirë e di shumë mirë që sdo të plotësohet sepse thellë thellë është ajo ndjesia: 'mirë ja boni'....


2 comments:

  1. Edona, ajo cka dikush thote per tjetrin nuk eshte percaktor per tjetrin por per ate vete qe e thote. Me vjen mire qe njerezit shprehen lirshem, sepse i japin mundesi bashkebiseduesve dhe publikut per te kuptu se me kë ke te besh. Problemi nuk qendron te Laura Vorpsi, qe si PR e PD duhej te paraqitej krejt ndryshe ne kete diskutim, por tek ne, njerezit e thjeshte, qe i mbeshtesim me vota dhe ulim zerin apo heshtim ne vend qe t'i peshtyjme ne surrat kur bejne gafa te tilla dhe e kalojne me te qeshur sikur po them dicka te lezetshme. Te pergezoj per mendimin dhe shkrimin. Fatkeqesisht, ky eshte niveli. Te pershendes!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jam krejtësisht dakord, por unë dua të përfaqësohem me këta persona, që minimumi kam të përbashkët faktin që japim mësim në universitet... Më e vogla që mund të bëja është shkrimi për tu distancuar nga ky akt i neveritshëm publik, që tregon që PR është në nivelin foto gjysëm lakuriq në plazh dhe gjatësi mbi 1,70 por pa arritur të masë gjatësinë/thellësinë e trurit... Jam e bindur që për atë post ka patur shumë persona më të kualifikuar por si e mira ashtu edhe e keqja të kthehet ndaj PD vetëm po korr atë që ka mbjellur...

      Delete