MENAXHIMI I SHPËRBLIMIT
I.
Tregoni
nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta (V) apo të gabuara (G)
1.
Shpërblimi monetar përbëhet nga shpërblimi i
drejtëpërdrejtë dhe përfitimet e punonjësve.
2.
Përfitimet e punonjësve janë e gjithë shuma e të
ardhurave që merr një punonjës që është në marredhenie punë me kontratë të
rregullt.
3.
Anketimi i pagave ka të bëjë me renditjen e punëve
nga më pak tek më shumë kompleksja në bazë të kritereve të paravendosura.
4.
Gjithmonë niveli i performancës është përcaktuesi i
vetëm i shpërblimit total të punonjësve.
5.
Sipas teorisë së barazisë, njerëzit vlerësojnë
situatën e tyre duke krajasuar veten me të tjerët.
6.
Studimi i pagave të tregut është një ndër
hapat që ndjekim për të përcaktuar nivelin e pagave në organizatë.
7.
Sipas teorisë së barazisë së brendshme,
punonjësit krahasojnë pagat e tyre me ato të punonjësve që kryejnë të njëjtën
punë në organizata tjera.
8.
Në rastin kur zëri i pagave zë një pjesë
të konsiderueshme në koston e prodhimit, dhe studimi i tregut të produkteve është
një tregues i vlefshëm për vendosjen e pagave.
9.
Firmat konkurente sipas produktit nuk kanë ndikim të
madh në koston e punës.
10.
Në thelb, konkurenca e tregut të punës për
firmat përkthehet në shumën që duhet paguar nga organizata për të kunkuruar me
kompanitë që punësojnë punonjës të njgjashëm.
11.
Mund të jetë e vlefshme që mes
organizatave në industri të ndryshme të krahasohen tregues të kthimit mbi
investimin të tillë si të ardhura/koston e punës.
12.
Vlerësimi i punëve mund të përkufizohet
si vlera relative e punëve të ndryshme bazuar në krahasime të brendshme.
13.
Analiza e punës ofron informacion përshkrues
mbi karakteristikat e detyrës ndërsa proçesi i vlerësimit të punëve i cakton një
vlerë këtyre karakteristikave.
14.
Metoda
më e përhapur e vlerësimit të punëve është metoda me pikë e faktorëve.
15.
Vija e pagave të tregut mund të ndërtohet
duke përdorur të dhëna të vlerësimit të punëve dhe të studimit të tregut të punës.
16.
Një disavantazh i përdorimit të shkallëzimit
tëp agave është rritja e burokracive dhe kostove administrative.
17.
Cilësia dhe produktiviteti i forcës së
punës kombëtare nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes vendeve të industrializuara
dhe atyre në zhvillim.
18.
Kemi shkelje të kodit të punës nëse një
punëdhënës e di që një punonjës po punon overtime, por nuk ndërmerr as një
vendim për të shkurtuar orët e punës ose për të rritur pagesën e këtyre orëve
me 50%.
19.
Sipas kodit të punës punonjësit duhet të paguahen me
150% të tarifës orare për orët e punës mbi tetë orë në ditë.
II.
Zgjidhni
alternativën e saktë
1. Ndërsa _____ ka të bëjë me
ndryshimin e pagës sipas llojeve të ndryshme të punës dhe pagave përkatëse, _____
ka të bëjë me raportin e pagave mes punëve të ndryshme në një organizatë.
a.
struktura e barazisë; struktura e detyrave
b.
struktura e pagës; struktura e punës
c.
struktura e detyrave; struktura e barazisë
d.
struktura e detyrës; struktura e pagës
2. Kemi dy
punë të njëjta në organizata të ndryshme. Në organizatën 1, punët A dhe B kanë
një kompensim mesatar vjetor respektivisht prej $30,000 dhe $50,000. Në
organizatën 2, normat e pagave janë respektivisht $25,000 dhe $55,000. Cili nga
pohimet e mëposhtme është i vërtetë?
a.
organizatat 1 dhe 2 kanë të njëjtin nivel pagash
b.
organizatat 1 dhe 2 kanë të njëjtën strukturë pagash
c.
organizatat 1 dhe 2 kanë të njëjtën shkallë/rate page individuale
d.
organizatat 1 dhe 2 përdorin të njëjtën skemë nxitëse pagash
3. Sipas teorisë së barazisë e
aplikuar në manaxhimin e shpërblimit, të gjitha pohimet e mëposhtem janë të vërteta
përveç:
a.
punonjësit vlerësojnë pagën e tyre duke e krahasuar me çfarë tjetër
mund të paguhet
b.
punonjësit kanë parasysh vetëm karakteristikat e punës së tyre kur
bëjnë vlerësime mbi pagën
c.
qëndrimet dhe sjelljet e puonjësve mbi punën ndikohen nga
krahasimi i pagës së tyre me të tjerët
d.
vlerësimet mbi pagën përcaktohen nga perceptimet e punonjësve
4. Nëse krahasimi i pagës së
punonjësit fokusohet brenda organizatës për punë të ndryshme, atëherë kemi të bëjmë
me përcaktimin e:
a.
barazisë së jashtme
b.
nxitësve të brendshëm
c.
barazisë së brendshme
d.
nxitësve të jashtëm
5. Cila nga pohimet e mëposhtme
nuk është e vërtetë përsa i përket
konkurencës së tregut të produkteve?
a.
në mungesë të të dhënave të qarta për cilësinë, kostot duhen
monitoruar nëmënyrë të kujdesshme
b.
organizatat konkurojnë në shumë dimensione (p.sh., cilësi, shërbim,
dhe çmim)
c.
konkurenca e tregut të produkteve është shkalla në të cilën një
organizatë duhet të paguajë më tepër për të konkuruar ndaj kompanive tjera që
punësojnë punonjës të ngjashëm
d.
konkurenca e tregut të produktev detyron kompanitë që të kenë
kosto më të larta të punës dhe të paguajnë shpërblime më të larta
6. Cila nga të mëposhtmet është
një shëmbull i shpërblimit jo të drejtëpërdrejtë?
a.
paga
b.
sigurimi shëndetësor
c.
shpërblimet për performancë
d.
paga bazë
7. Kur përdorim vëzhgimin e
pagave për të vendosur nivelet e pagave, gjitha të mëposhtmet janë aktivitete të
rëndësishme përveç:
a.
në vëzhgim përfshihen të gjitha punët në një organizatë
b.
përfshihen si konkurentët e tregut të punës dhe konkurentët e
produktit
c.
vendosim nëse do të aplikohen studime të shumëfishta
d.
vendosim sa rëndësi t’i japim dhe si ti përdorim
të dhënat
8.
Çfarë lloj biznesi ka më shumë mundësi të ketë
një raport më të lartë të ardhura/kosto e punës?
a.
një biznes me kapital intensiv
b.
një biznes i ri
c.
një biznes ku mbizotëron kostoja e punës
d.
një biznes i diversifikuar
9. Punët kryesore, të cilat i
zgjedhim për krahasim, kanë të gjitha karakteristikat e mëposhtme përveç
a.
një përmbajtje relativisht stabël
b.
janë të zakonshme për shumë organizata
c.
janë punë për të cilat mund të merren të dhëna mbi pagën në tregun
e punës
d.
janë të rëndësishme për organizatën
10. Një shëmbull tipik i një
faktori që përdoret në metodën e vlerësimit me pikë është:
a.
statusi social
b.
kushtet e punës
c.
vjetërsia në punë
d.
gjinia
11. Cila nga aktivitet e mëposhtme
të MBNJ na jep informacion bazë përshkrues mbi karakterestikat e punës dhe punës
në vetvete?
a.
studimi i tregut
b.
analiza e punës
c.
rekrutimi
d.
planifikimi strategjik
12. Proçesi i vlerësimit të punëve
përfshin të gjitha të mëposhtmet përveç
a.
faktorët kompensues
b.
një sistem vlerësimi
c.
raportet mes pagave
d.
shkallëzimin
13. Vija e pagave të tregut
a.
ndërtohet duke përdorur punë jo kyç
b.
mund të ndërtohet përmes metodave
statistikore si analiza e regresionit
c.
kërkon të dhëna për të gjitha punët në një
organizatë
d.
shprehet gjithmonë si mardhanie lineare mes
pikëve të renditjes dhe pagës
14. Cila nga të mëposhtmet nuk na ndihmon për të ndërtuar një
strukturë pagash?
a.
të dhënat e studimit të tregut
b.
total ii shpenzimeve për punën
c.
vija e politikës së pagave
d.
pikët për çdo punë
15. Një disavantazh i grupimit të
punëve në grupe më të vogla është
a.
rritja e barrierave administrative
b.
ul fleksibilitetin e lëvizjes së punonjësve nga një punë në tjetrën
c.
rezulton në disa punë të nënpaguara në disa të mbipagueara
d.
rrit kostot e studimit të tregut
16. Manaxhimi i shpërblimit në
shumë organizata mund të përmirësohet duke
a.
përmirësuar vendimmarrjen e shpërblimeve për meritë
b.
ndërtuar baza më të mira teorike për marrjen
e vendimeve mbi pagat
c.
rritur pjesmarrjen e punonjësve në vnedimet për
shpërblimin
d.
ofruar më shumë justifikime për zgjedhjen e programit të shpërblimit
17. _____ luajnë rolin më thelbësor
në komunkim si rezultat i ndërveprimeve të përditshme me punonjësit.
a.
manaxherët
b.
pronarët
c.
vartësit
d.
konkurentët
18. Cila nga të mëposhtmet nuk njihet si mangësi i strukturëssë pagës
bazuar në punë?
a.
rrit fleksibilitetin si rezultat i varësisë
nga përshkrimet e punës jofleksibël
b.
nxit rrjedhjen e informacionit dhe marrjen e
vendimeve nga lart – poshtë
c.
mund të mos shpëlblejë sjelljet e duhura,
sidomos në një ambjent dinamik
d.
është e vështirë t’u shpjegohet punonjësve
No comments:
Post a Comment