1.25.2014

MBNJ- Leksioni i dymbëdhjetë (ushtrimet)

USHTRIME PAGA PER PERFORMANCE


1.     Paga me copë e thjeshtë

a.      Paga me copë individuale

P = Pc * SP

Pc = tarifa orare / prodhimi orar
ose
Pc = Pd / Np ditore

Për të bërë llogaritjet duhet:

i)                    Të llogaritet Norma e kohës për njësi
(psh.10` duke përfshirë dhe elemente shtesë)
ii)                  Të llogaritet Norma Ditore
(psh. 480minuta / 10 = 48 copë në ditë  ose  60/10 = 6copë në orë) 
iii)                Llogaritet tarifa orare ose ditore
(psh. Tarifa orare 200 lek, Trifa ditore 1600 lek)
iv)                Llogaritet paga për njësi
(psh. Pc = 200 / 6 = 33,3 lek ose 1600/48 = 33.4)
v)                  Paga Mujore = Sasia mujore * Paga për copë(Pc)
(psh. 1100 njësi në muaj * 33.3 = 36630 lekë)

b.      Paga me copë progresive (sistemi diferencial)
-          Kjo pagë aplikohet për të bërë nxitje më të lartë të rendimentit
-          Llogaritet shpërblimi për cdo kufizim të realizimit të detyrës

P = ( Sp * Pc1) + (Sp*Pc2) + ..... + (Sp*Pcn)

Shëmbull 1
Norma e prodhimit është fiksuar 50 copë në ditë. Për realizimin e normës në masën 90%, punëtori merr pagesën standart të tarifës ditore 1500 lek. Për realizimin, nga 90% - 100%, punëtori paguhet me +5% të tarifës, për tejkalim deri 105% mund të marri +15% të tarifës, dhe mbi 105% të normës, punëtori merr +25% shtesë të tarifës. Llogarisni shpërblimin nëse punëtori ka prodhuar 60copë dhe tarifa ditore është 1500 lek.
   
            Zgjidhje
i)                    Llogarisim % e realizimit të normës
(60/50) * 100 = 120%
ii)                  Llogarisim pagën për copë
Pd/Np = 1500/30 = 30 lek
iii)                Llogarisim tarifën në % për cdo nivel të realizimit të detyrës

Realizimi i detyrës
Madhësia e tarifës në %
-90%
100%
90% - 100%
105%
100% - 105%
115%
> 105%
125%


iv)                Llogarisim madhësinë absolute të tarifës, sasinë absolute të prodhimit për cdo nivel dhe shpërblimet përkatëse


Realizimi i detyrës
(1)
Madhësia e tarifës
(2)
Madhësia absolute e tarifës (lek)
(3) = (2) * 30
Sasia e Prodhimit për cdo nivel
(4) = (1)*50
Shpërblimi për cdo nivel
(5)=(4)*3)
-90%
100%
30
45
1350
90% - 100%
105%
31.5
5
157.5
100% - 105%
115%
34.5
2.5
86.25
> 105%
125%
37.5
7.5
281.25
Total                                                           60            1875

                       c. Paga me copë në grup

i)                    llogaritet norma e punës për gjithë grupin
ii)                  llogaritet paga për gjithë grupin për sasinë e prodhimit të dhënë në fakt
iii)                llogaritet paga bazë e grupit
iv)                Bëhet shpërndarja në përputhje me pagat bazë për cdo person ose ndonjë kusht tjetër


Shembull 2
Një agregat ka 4 poste pune të klasifikuara respektivisht nga një në cdo nivel, nga I deri V.
Pagat sipas klasave, të miratuara në kontratën kolektive janë si vijon:

 


1400




1100




900




700





1
2
3
4

Ekipi punon me pagë sipas grupit dhe ka realizuar gjatë muajit 6250 copë. Norma ditore është 270 njësi. Ditët e punës të secilit punonjës paraqiten si më poshtë.

Punëtorët
Ditë Pune
Klasifikimi
1
20
I
2
21
II
3
22
III
4
23
IV

Kohëzgjatja ditore e punës është 8 orë. Llogarisni shpërblimin e grupit dhe shpërblimet individuale të secilit pjestar të grupit.

Zgjidhje

Pc Grupi = Pd / Np = (700 + 900 + 1100 + 1400) / 270 = 15.2 lek

Bëjmë shpërndarjen për cdo individ

a)      Llogarisim koeficientin e shpërndarjes

Ksh = P.Fakt / P.Bazë

b)      Llogarisim shumën e pagave bazë sipas kohës

Ptot = (20 * 700) + (21 * 900) + (22 * 1100) + (23*1400) = 89300

c)      Llogarisim koeficientin e shpërndarjes

Ksh = 95000/89300 = 1.064

d)     Llogarisim shpërblimet individuale

P1 = 14000*1.064 = 14895
P2 = 18900*1.064 = 20109
P3 = 24200*1.064 = 25748.8
P4 = 32200*1.064 = 34260.8

P1 + P2 + P3 + P4 = 95012 95000








2.      Paga me shpërblim

a.      Paga Individuale me shpërblim

Jepet një shpërblim shtesë përvec pagës bazë

                  P = Pb + Sh

Shëmbull 3
Një punëtor që punon në servis paguhet me kohë por për cdo makinë që del para kohës së parashikuar merr 200 lek shpërblim. Në rastin konkret paga e punonjësit është 1500 lek/dita. Gjatë ditës janë riparuar 15 makina mesatarisht nga të cilat 3 para kohës së parashikuar. Punëtori ka punuar gjithsej 22 ditë pune. Llogarisni shpërblimin dhe pagën gjithsej të punonjësit.

Zgjidhje

15*22 = 330 makina të riparuara
3*22 = 66 makina para kohe

Shpërblimi = 66 * 200 lek = 13200 lek
Paga bazë = 22 ditë * 1500 = 3300 lek
Paga gjithsej = 13200 + 33000 = 46200 lek

b.      Paga me shpërblim për grupin
Jepet për:  
-     ulje kostoje
-          rritje eficence
-          përmirësim eficence
-          I shpërndahet secilit anëtar në bazë të pagës bazë ose kontributit të secilit

      Paga gjithsej = Paga bazë + shpërblimi i llogaritur

            Shëmbull 4
            Nga llogaritjet e kostos rezultoi se ka një kursim mbi masën e planifikuar prej 300000 leke, ndërsa nga përmirësimi I cilësisë ka rezultuar një efekt 250000 lek. Për këtë punë kanë punuar 5 punëtorë, të cilët mund të përfitojnë deri 15% të shumës të kursyer. Shpërndarja individuale të bëhet sipas pagës bazë të secilit ku secili ka punuar respektivisht 22, 21, dhe të tjerët nga 20 ditë.
Pagat e fiksuara në marrëveshjen kolektive janë si më poshtë:

P1
P2
P3
P4
P5
1200
1200
1350
1500
1600



            Zgjidhje

i)                    llogarisim pagën për kohë

Punëtori 1: 1200 * 22 = 26400 lek
Punëtori 2: 1200 * 21 = 25200 lek
Punëtori 3: 1350 * 20 = 27000 lek
Punëtori 4: 1500 * 20 = 30000 lek
Punëtori 5: 1600 * 20 = 32000 lek

ii)                  Llogarisim fondin e kursyer
250000 + 300000 = 550000 lek

iii)                Llogarisim pjesën për tu shpërndarë
15% * 550000 lek = 82500 lek

iv)                Llogarisim koeficientin e shërndarjes
82500/140600 = 58.67%

v)                  Llogarisim shpërblimin për secilin

Punëtori 1: 26400 * 58.67% = 15488 lek
Punëtori 2: 25200* 58.67% = 14784 lek
Punëtori 3: 27000* 58.67% = 15840 lek
Punëtori 4: 30000* 58.67% =  17601 lek
Punëtori 5: 32000* 58.67% =  18774 lek      (shuma 82487 82500)

3.     Paga me akord

(pagesa bëhet sipas një marrëveshje paraprake pavarësisht nga rezultati)

4.     Sistemet që parashikojnë komisione
a.      Sistemi i pagës së drejtëpërdrejtë

Paga = P ditore * Ditë pune

b.      Komisioni
i)                    me përqindje fikse
(psh. nëse komisioni është 3%, dhe vëllimi i shitjes 3000000 lek, atëherë pag është:
Paga = 3% * 3000000 = 90000 lek)
ii)                  me përqindje të diferencuar sipas niveleve të xhiros
(psh komisioni është 3% kur xhiroja është deri 3000000 lek,
dhe komisioni është 5% kur xhiroja është më e lartë se 3000000 për diferencimin)
iii)                Sistemi i kombinuar
Paga pëbëhet nga një % e pagës bazë psh 70% dhe një % me komision)
            Shëmbull 5
Një shitës është I klasifikuar në klasën e IV-t me pagë ditore 1000 lekë. Plani i xhiros ishte 2000000 lek dhe ka realizuar 2.5 milion lek. Ndërmarrja për të stimuluar shitjen ka vendosur të ndajë pagën në dy pjesë, ku 35% e saj jepet për realizimin e qellimit të xhiros, ndërsa 65% për kohën e punës. Punëtori punon normalisht 22 ditë pune. Të llogaritet shpërblimi.

            Zgjidhje

i)                    llogarisim pjesët përbërëse të pagës 
a) (xhiro) 1000 *35% = 350 lek
b) (kohë pune) 1000 * 65%= 650 lek
ii)                  llogarisim realizimin e planit të xhiros

(2.5 / 2) * 100 = 125%

iii)                llogrisim pagën për xhiron

350 * 125% = 437.5

iv)                llogarisim pagën në total

650 + 437.5 = 1087.5 lek

5.     Paga për meritë

Shëmbull 6
Një punonjës punon në një repart elektrik që bën elektromotorë të vegjël. Nga evidentimi I performancës në fund të muajti rezultoi kjo situatë:
-          Harxhim materialesh 5% më pak se kostoja
-          Realizimi I normës nga 5 në 6 copë (1 më shumë se norma)
-          Prodhimi i cilësisë së parë nga 90% e njësive, janë realizuar 80%
Paga e punonjësit në tabelën e pagave është 1400 lek në ditë, dhe numri I planifikuar I ditëve të punës është 23. Shpërndarja e pagave do të jetë sipas kësaj structure:
-          Sasia 40%
-          Cilësia 30%
-          Kursimi I materialeve 30%
   Llogaritni shpërblimin nëse realizohet propocionalisht me realizimin e detyrave.

Zgjidhje
a)      Llogaritet struktura e pagave
23 ditë * 1400 lekë/ditë = 32200 leke në muaj (sipas klasifikimit të pagave)

      Sasia:      40% * 32200 = 12680
      Cilësia:  30% * 32200 = 9660
      Kursimi: 30% * 32200 = 9660
                                 Totali = 32200

b)      Llogaritet realizimi i detyrave

a.       Sasia 6/5 = 120%
b.      Cilësia 80%/90% = 88.8%
c.       Kursimi i materialeve 100% + 5% = 105%

c)      Llogaritet Shpërblimi
a.       Sasia:     12880 * 120% = 15456
b.      Cilësia:   9660 * 88.8% = 8578.08
c.       Kursimi:  9660 * 105% = 10143

 Totali = 34177.08 nga 32200 lek që është paga bazë

No comments:

Post a Comment