1.20.2014

Internship pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme kërkon të rekrutojë praktikantë për periudhën
shkurt-prill 2014, për të ndihmuar me punë kërkimore dhe komunikimin me
mediat, përfshirë Twitter dhe Facebook, si dhe përgatitjen e një buletini informativ
mujor.


Aktivitetet e parashikuara:
Praktikantët pranë MPJ do të ndihmojnë me punë kërkimore dhe mbështetëse në
një nga Drejtoritë e mëposhtme:
 Drejtoria e Rajonit dhe Vendeve Fqinje;
 Drejtoria e Evropës;
 Drejtoria e Amerikës, Paqësorit, Azisë dhe Afrikës;
 Drejtoria e Organizatave Ndërkombëtare;
 Drejtoria e NATO-s;
 Drejtoria e BE-së;
 Drejtoria e Traktateve dhe së Drejtës Ndërkombëtare;
 Drejtoria e Çështjeve Konsullore dhe Diasporës;
 Drejtoria e Diplomacisë Ekonomike dhe Publike;
 Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse dhe Çështjeve Juridike.
Gjithashtu, praktikantët do të ndihmojë në menaxhimin e Buletinit Informativ dhe
Newsletter-it si dhe publikimeve të tjera. Buletini Informativ është një botim i ri i
MPJ-së në formën e një të përmuajshmeje në gjuhën shqipe dhe angleze
(Newsletter), që përmbledh artikuj dhe të reja rreth politikës së jashtme të
Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, MPJ komunikon me përfaqësitë diplomatike, si ato
të vendit tonë jashtë, ashtu dhe ato të huaja të akredituara në Shqipëri, duke
dërguar Përditësime dhe Njoftime për Shtyp në lidhje me zhvillime apo aktivitete që
prekin fushën e veprimtarisë së MPJ-së, sikurse dhe hedh të reja në Twitter.
Praktika pranë MPJ-së është pa pagesë. MPJ ofron të ndihmojë praktikantët me
dokumentet e nevojshme që vërtetojnë periudhën e praktikës, detyrat e ngarkuara,
si dhe një vlerësim në fund të praktikës. Nëse periudha e praktikës njihet nga
institucioni arsimor ku studioni apo jo, varet tërësisht nga ky institucion, por MPJ
qëndron e gatshme t’ju ndihmojë për njohjen e kohës dhe punës suaj në shkëmbim
të krediteve.


 Përgjegjësitë:
 Mbështetje të Drejtorive me punë kërkimore, sipas nevojës.
 Ndjekje e zhvillimeve dhe përditësimeve relevante nga agjencitë kryesore,
organizata, industri, dhe burime të tjera, sipas fushës.
 Përgatitje, redaktim dhe botim i Buletinit Informativ dhe Newsletter-it.
 Redaktim dhe botim i Përditësimeve dhe Njoftimeve për Shtyp.
 Menaxhim i marrëdhënieve të MPJ-së me mediat sociale.
 Monitorim dhe ndihmë në menaxhimin e llogarisë Twitter @MinJashtme.
 Mbështetje administrative, sipas nevojës.

Kualifikimet e nevojshme:
 Interes në marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca politike, të drejtë
ndërkombëtare, biznes, shkenca komunikimi, etj.
 Interes dhe/ose përvojë komunikimi në mediat sociale.
 Njohje shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze; vlerësohen dhe njohuri të
gjuhëve të huaja të tjera.
 Aftësi të mira analitike, të komunikimit verbal dhe të shkruarit.
 Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për t’iu përgjigjur shpejt
udhëzimeve.
 Aftësi për të kryer punë kërkimore, si në mbledhjen e materialit, ashtu dhe
në shkrimin e raporteve.
 Vlerësohet përvoja me menaxhimin e faqeve të Internetit.
 I/e disponueshëm(e) për të punuar të paktën 38 orë në javë për një periudhë
3 mujore, sipas nevojës së Drejtorisë përkatëse.
 Preferencë për studentë që kanë mbaruar dy vitet e para të studimeve
universitare, ose që kanë përfunduar studimet universitare jo më larg se viti
2010.

Si të aplikoni:
Për të aplikuar, shkarkoni formularin e aplikimit dhe dërgojeni të plotësuar tek
interns@mfa.gov.al brenda datës 20 janar 2014.

No comments:

Post a Comment