12.13.2013

Ushtrime Planifikimi

Ushtrimi 1.

Numri aktual i vendeve te punës është 234. Si rezultat i ndryshimeve në teknologji, u shkurtuan 19 vende pune dhe u rrit shkalla e përdorimit të makinerive duke zgjatur kohën e punës nga 1 turn në 3 turne të plota. Ndërmarrja punon 365 ditë pa ndërprerje dhe punonjësit punojnë 5 ditë në javë në 52 javët e vitit.

  1. Gjeni sa do jetë numri i nevojshëm i fuqisë punëtore për periudhën në vazhdim.
  2. Çfarë vendimesh do merrni për të plotësuar nevojat me fuqi punëtore?




Ushtrimi 2.

Në një kompani me 213 punonjës, 25 janë kuadro të lartë, 45 janë kuadro të mesëm, 68 janë kuadro fillestar dhe 75 janë punëtor krahu. Si rezultat i planit të karrierës, do të promovohen 4 nga kuadrot e mesëm 7 nga kuadrot fillestar dhe 6 nga punonjësit e krahut do të bëhen kudro fillestar pasi kanë mbaruar me sukses kursin e kualifikimit. Nga ana tjetër si rezultat i blerjes së një makinerie, do shkurtohen 22 nga punonjësit e krahut pasi puna e tyre do bëhet në mënyrë automatike. 5 nga kuadrot e lartë do të largohen për një trajnim 1 vjecar jashtë shtetit, në degën e kompanisë mëmë, por është e nevojshme që të rekrutohen të tjerë pasi numri I kuadrove të lartë duhet të jetë 25. Për vitin tjetër parashikohen të nevojiten 50 kuadro të mesëm, dhe 65 kuadro fillestar.

Bëni tabelën e zëvëndësimit dhe gjeni në çfarë sektorësh ka nevoje për ndërhyrje. Cfarë alternativash jepni për të plotësuar nevojat me burime njerëzore? Cfarë faktorësh do të merrni parasysh?



Ushtrimi 3.

Një njësi prodhimi realizon katër lloje produktesh A, B, C dhe D, me sasi përkatësisht 10.000, 3.000, 140.000 dhe 14.000 njësi. Për realizimin e produkteve kërkohen përkatësisht 0.5, 1, 0.8 dhe 0.7 orë. Gjeni sa është forca e punës që nevojitet në vit për realizimin normal të procesit të prodhimit kur kompania punon cdo ditë të vitit me 1 turn.






ZGJIDHJE

Ushtrimi 1

F.pune e nevojshme = Nr.aktual * turne * koeficient mungesash

K.mungesave = dite qe punon kompania ne vit/dite pune te nje punonjesi ne vit

(ky koeficient rregullon nr.e nevojshem te punonjesve kur ditet e punes se ndermarrjes jane te ndryshme me ditet e punes se kompanise)

Force pune e nevojshme = Nr.punonjes*koeficient mungesash

Diferenca = force pune qe na nevojitet – force pune aktuale (pas tekn)
> 0  do marrim punonjes   (alternativat fq.133)
< 0  do largojme punonjes (alternativat fq.133)

Nr.aktual
234
tekn
-19
pas tekn
234  -  19 =215
pas turneve
215 * 3turne=645
Koefic I mungesave
365/(52*5)=1,448413
Fp.nev
645*1.448 = 934,226
diferenca
700,2262



Ushtrimi 2


aktual
largime
ardhje
dispozicion
duhen
diferenca
K.larte
25
5
4
25-5+4=24
25
1
K.mesem
45
4
7
45-4+7=48
50
2
K.fillestar
68
7
6
68-7+6=67
65
-2
Pun.krahu
75
22+6

75-28=48
53
5
totat
213
44
17
187
193
6

Diferenca = force pune qe na nevojitet – force pune aktuale (pas tekn)
> 0  do marrim punonjes   (alternativat fq.133)
< 0  do largojme punonjes (alternativat fq.133)







Ushtrimi 3

         (Sx*Nt)
Np = ------------ * Km
               Bf

Np – numri I kërkuar I punonjësve
Sx – sasia e produktit X
Nt – norma e kohës së realizimit të 1 njësie produkti
Bf – bilanci faktik - sa ore pune punon një punonjës në vit
Km – koeficienti i mungesave

Bf = 52 javë * 40 orë/vit = 2080 ore në vit
(Zakonisht Bf e marrim 2000 orë për të konsideruar dhe lejen vjetore 2 javore)

Produkti
Sasi (Sx)
Norma (Nt)
Sx*Nt
A
10.000
0.5
5.000
B
3.000
1
3.000
C
140.000
0.8
112.000
D
14.000
0.7
9.800
Totali     (Sx*Nt)
129.800


Km = 365/260 = 1.4


Np = (129.000/2000) * 1.4 = 90.5 91 punonjës

No comments:

Post a Comment