PLANIFIKIMI
I. Tregoni nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta (V) apo të gabuara
(G)
1. Planifikimi
i BNJ është një proces që u paraprin aktiviteteve të tjera të personelit.
2. Përmes
planifikimit të BNJ, organizata sigurohet vetëm për numrin e duhur të personave
për të arritur objektivat në të ardhmen.
3. Planifikimi
jo i mirë i BNj rrit kostot e proçesit të formimit.
4. Një
nga arësyet e rëndësisë të planifikimit të BNJ, është zhvillimi i ndjenjës së
drejtësisë mes punonjësve.
5. Planifikimi i
BNj nuk është i nevojshëm për arritjen e objektivave dhe realizimin e
programeve afatshkurtra ne organizatë.
7. Planifikimi
i mirë i BNj ndihmon punonjësit e ndërmarrjes të projektojnë planin tyre të karrierës.
8. Planifikimi
jo i mirë i BNj nga ana jonë mund të ndikojë në ofertën për punë të kompanive
konkurente të afërta.
9. Planifikimi
i nevojave për BNj duhet realizuar vetëm pasi janë vendosur objektivat dhe janë
detajuar planet strategjike e operacionale të kompanisë.
10. Përparimi i
teknologjisë rrit numrin e punonjësve të specializuar në fushat që lidhen me
teknologjinë e re.
11. Papunësia
në një nivel të ulët do të thotë që ndërmarrja nuk duhet të përpiqet për tu
paisur me BNj të përshtatshme sepse ato duke qënë më pak janë dhe më cilësore.
12. Shteti
ndikon në planifikimin e BNJ jo vetëm si kufizues përmes ligjeve
antidiskriminuese.
13. Një ndër mënyrat e parashikimit të BNj është dhe
parashikimi për kërkesën totale për personel për të gjithë ndërmarrjen ose
parashikimi nga poshtë lart.
14. Për të llogaritur kërkesën për personel nuk duhet
të marrim parasysh programet e ndërmarrjes për periudhën për të cilën po bëhet
planifikimi.
15. Në kushte normale, nëse kompania parashikon të
rrisë volumin e produkteve do parashikojë dhe një rritje të numrit të
punonjësve.
16. Gjatë proçesit të planifikimit nuk mjafton vetëm
llogaritja e numrit të përgjithshëm të personelit të nevojshëm.
18. Inventari i punonjësve jep jep në mënyrë të
detajuar numrin e punonjësve sipas moshës, seksit, profesioneve, vjetërsisë në
punë, arsimit dhe eksperiencës.
19. Transferimi ka të bëjë me lëvizjen e punonjësve
në një tjetër punë me më tepër përgjegjësi por me shpërblim të njëjtë.
20. Promocioni
ka të bëjë me lëvizjen në punë me përgjegjësi të njëjtë por me shpërblim
më të lartë.
21. Qarkullimi i jashtëm është një proces që duhet
konsideruar gjatë planifikimit të BNj.
22. Megjithëse matja, kuptimi dhe kontrolli i
qarkullimit të punonjësve nuk është një çështje strategjike në vetvete, ajo
duhet të merret parasysh në momentin e zbatimit të strategjisë të BNj.
23. Në rast se kemi personel në dispozicion më shumë
sesa janë kërkesat mund të aplikojmë punën jashtë orarit.
24. Në rast se kemi personel në dispozicion më shumë
sesa janë kërkesat mund të largojmë nga puna
25. Në rast se kemi personel në dispozicion më shumë
sesa janë kërkesat mund të përdorim nënëkontraktimin.
26. Në rast se kemi personel në dispozicion më pak
sesa janë kërkesat mund të aplikojmë ndarjen e punës .
27. Në rast se kemi personel në dispozicion më pak
sesa janë kërkesat mund edhe të aplikojmë pushimin nga puna, por duhet të kemi
parasysh kostot psikologjike.
28. Përgatitja për karrierë shtrihet nga lindja deri
para fillimit të studimeve të larta.
29. Në stadin e hyrjes në karrierë, fokusi kryesor
është zgjedhja e një pune dhe një organizate.
30. Mesi i karrierës nuk përkon me periudhën e mesit
të jetës.
31. Sheshimi personal dhe organizativ i karrierës
kanë shkaqe të ndryshme.
32. Ashtu si individët në në stadin e hershëm të
karrierës, edhe individët në stadin e vonshëm të saj, duhet ta manaxhojnë në
mëyrë aktive karrierën e tyre.
33. Planifikimi i karrierës mund të ndihmohet dhe nga
këshillimi formal dhe informal i karrierës.
II. Zgjidhni alternativen e saktë:
1. Planifikimi
jo i mirë i BNJ mund të shkaktojë:
a.
më shumë punonjës se vende në dispozicion
b.
kosto më të larta për kompaninë
c. qarkullim të BNJ
d. të gjitha të mësipërmet
2. Ndër elementët e ambjentit të
brendshëm që ndikojnë në planifikimin për BNJ përmendim:
a. situatën
ekonomike të vendit
b. ciklin e jetës
së ndërmarrjes
c.
nivelin e papunësisë
d.
të gjitha të mësipërmet
3. Nuk është etapaë e planifikimit të
burimeve njerëzore:
a.
Parashikimi i ofertës për BNJ në kompani
b. Parashikimi i vendeve të punës për çdo
nënnjësi administrative
c. Vlerësimi sasior/cilësor i BNJ që mbeten në
dispozicion
d.
Vlerësimi i mungesave/tepricave të BNJ dhe planifikimi i masave për eleminimin
e tyre
4. Për
parashikimin e kërkesës për BNJ:
a. duhet së pari të njihemi me planet
e kompanisë
b. marrim parasysh rritjen e numrit të BNJ
si rezultat i përparimit teknologjik
c. mund të përdoret produktiviteti si një
ndër treguesit bazë
d. a dhe c
e. të gjitha
5.
Nga krahasimi i kërkesës së llogaritur për BNJ dhe BNJ në dispozicion për
periudhën plan mund të na rezultojnë disa variante:
a.
Kërkesa dhe oferta mund të jenë të barabarta në total dhe në kategori
b. Kërkesa
për punonjës është e barabartë me numrin e personelit në dispozicion
c. Kërkesa dhe oferta mund të mos jenë të
barabarta në total dhe në kategori
d. Të gjitha të mësipërmet
6. Në rast
se kemi personel në dispozicion më shumë se kërkesat, atëherë:
a.aplikojmë
punën jashtë orarit
b.marrim
punonjës nga stafi periferik
c.ndajmë
punën
d.asnjëra
7. Lëvizjet e personelit në përgjithësi brenda
dhe jashtë organizatës quhen:
a.
qarkullim
b.
transferim
c.
promocion
8. Në rast të kërkesës më të madhe se personeli
në dispozicion:
a.
praktikojmë punën jashtë orarit
b.
nxjerrim në pension
c.
ndajmë punën
d. të
gjitha
9. Teknika e
planifikimit që ka për qëllim të marrë opinonin e një grupi ekspertësh sipas
një proçedure të caktuar quhet:
a. Planifikimi sipas ekspertëve
b. Planifikimi
sipas metodës “Delphi”
c. Planifikimi për nëndarje
d. Të gjitha të mësipërmet
10. Në ambjentin
e sotëm konkurues punonjësit janë gjithnjë më të interesuar për:
a. evitimin e marrjes së vendimeve
b. specializimin e punëve
c. balancimin e punës me jetën private
d. të gjitha të mësipërmet
11. Ndër stadet e
zhvillimit të karrierës, stadet më problematike janë:
a. përgatitja për karrierë
b. karriera e hershme
c. mesi i karrierës
d. të gjitha të mësipërmet
12. Organizatat
mund të ndihmojnë punonjësit në fazën e fundit të karrierës:
a. duke zbatuar modele të punës fleksible
b. duke përshpejtuar daljen në pension
c. duke i konsideruar si të njohura dhe të njëjta
nevojat e çdo personi të kësaj kategorie
d. të gjitha të mësipërmet
No comments:
Post a Comment