FORMIMI
I.
Tregoni
nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta (V) apo të gabuara (G)
1.Trajnimi ka të bëjë me përpjekjet e
planifikuara të firmës për të lehtësuar proçesin e mësimit nga punonjësit të
njohurive, zotësive, ose sjelljeve që lidhen me punën
2.Të mësuarit në mënyrë të vazhdueshme kërkon që
punonjësit të kuptojnë të të gjithë sistemin e punës, duke përfshirë këtu
lidhjet që ekzistojnë mes punëve të tyre, mes qëndrave të punëve, dhe kompanisë.
3.Zhvillimi përdoret për të treguar aktivitetin që
ndihmon punonjësin të përmirësojë aftësitë e nevojshme për periudhën aktuale
ose ato që do të duhen në një të ardhme të afërt.
4.Zhvillimi i referohet përmirësimit të aftësive
për një kohë të gjatë.
5.Trajnimi i referohet përmirësimit të aftësive për
një kohë të gjatë.
6.Nevoja për formim mund të lindë dhe për punonjëstit
që transferohen ose promovohen.
7.Formimi plotësues zakonisht bëhet për të
autorizuar ose shoqëruar një ngritje në përgjegjësi.
8.Formimi i përshtatejs ka të bëjë me zhvillimin
e trajnimit në formën e stazht mësimor.
9.Hapi i fundit në ndërtimin e programit të
trajnimit është zgjedhja e metodës së trajnimit.
10. Hapi i parë në ndërtimin e
proçesit të formimit, evidentimi i nevojave, është proçesi i përcaktimit nëse
trajnimi është i nevojshëm.
11. Faza e analizimit të
nevojave të detyrës për trajnim ka për qëllim të përcaktojë gadishmërië e
punonjësit për trajnim.
12. Analiza e detyrës ndihmon
manaxherin të identifikojë nëse trajnimi është i përshtatshëm dhe cili punonjës
ka nevojë për trajnim.
13. Zotësitë përfshijnë informacione
që di punonjësi, mënyrën se si e organizon këtë informacion dhe strategjitë për
të përdorur këtë informacion.
14. Motivimi për të mësuar ka të
bëjë me dëshirën e të trajnuarit për të mësuar çfarë përmban programi i
trajnimit.
15. Sipas teorisë të të mësuarit
social, njerëzit mësojnë duke vëzhguar dhe imituar veprime të modeleve.
16. Një nga avantazhet e stazhit
(trajnimit profesionl fillestar), është puna e garantuar në përfundim të
programit.
17. Simulimet përdoren për të përvetësuar
zotësi në lidhje me prodhimin dhe proçeset si dhe aftësi manaxheriale dhe ndërpersonale.
18. Socializimi organizativ është
proçesi përmes të cilit punonjësit e rinj kthehen në anëtarë efektivë të
kompanisë dhe përfshin tre faza: socializimi paraprak, përballja dhe vendosja.
19. Formimi
në punë ka nivel të lartë të marrjes së njohurive dhe kosto të ulët, ndaj dhe
është forma më e përhapur e formimit.
- Regjistrimi
në kaseta video është një formë e trajnimit në punë.
- Formimi
me instruksione të punës, është një formë e trajnimit pranë punës por jo
në punë.
- Integrim
i jashtëm i formimit në manaxhimin strategjik do të thotë bashkërendim i
formimit me aktivitetet e tjera të BNJ në departamentin e MBNJ.
II.
Zgjidhni
alternativën e saktë
1. Nevoja për formim mund të
lindë për arësyet e mëposhtme përveçse:
a. kur aplikojmë ndryshime
teknologjike
b. përveç detyrave të përhershme,
punonjësi duhet të kryejë dhe detyrat rastësore të
pozicionit të punës
c. për punonjësit e rinj
d. të gjitha të mësipërmet janë kushte për
të lindur nevojën per formim
2. Formimi _________ mund të
jetë për trajnim plotësues për të rinjtë që nuk kanë
eksperiencë
profesionale ose për punonjësit e rinj në organizatë pavarësisht nga
eksperienca e tyre e meparshme.
a. professional fillestar
b. përshtatje
c. plotësues
d. evoluimi
3. Nuk është një qëllim strategjik i formimit
a.
vlerësimi i mangësive në
kompetenca
b.inkurajimi i klimës për të mësuar
në organizatë
c.
të krijojë imazh pozitiv të organizatës përsa i përket çështjeve të
trajnimit
d.
ndërtimi i programit të formimit në mënyrë të pavarur nga vetë
punonjësit e çdo niveli hierarkik
4. Hapi i parë në proçesin e
formimit është:
a. krijimi i një ambjent të mësuari
b. analiza e nevojave për
formim
c. zgjedhja e metodës së
trajnimit
d. sigurimi i gadishmërisë së
punonjësve për trajnim
5.
Kur analizojmë nevojat për trajnim, çfarë lloj analize zakonisht
kryeht e para?
a.
analiza e punës
b.
analiza e organizatës
c.
analiza e personit
d.
analiza strategjike
6. Analiza e ______ ka për qëllim
të përcaktojë sa i përshtatshëm është trajnimi për biznesin, nisur nga
strategjia e biznesit, burimet në dispozicion për trajnim, dhe mështetja nga
manaxherët për aktivitetet e trajnimit.
a. personit
b. organizatës
c. detyrës
d. informacionit
7. Nuk është objektiv i programit të formimit:
a.
përmirësimi i treguesve të performancës të firmës
b.
fitimi i njohurive
c.
rezultatet afektive
d.
strukturimi i përmbajtjes
8. Informacini që marrin punonjësit
gjatë punës quhet:
a. pasojë
b.
rezultat
c.
feedback
d.
input
9. Cila nga më të mëposhtmet
nuk është e vërtëtë për analizën e
punës për formim?
a. rezultatet në
një përshkrim të aktiviteteve të punës, duke përfshirë detyrat që kryhen dhe
zotësitë, njohuritë, aftësitë që duhen për të përmbushur me sukses detyrën
b.
ka të bëjë me ndërtimin e një liste paraprake të detyrave të kryera gjatë punës
përmes intervistave dhe vëzhgimeve të punonjësve të aftë dhe manaxherëve të
tyre
c.
përcakton gadishmërinë e punonjësit për trajnim
d.
përfshin dhe verifikimin e detyrave duke përdorur inventarin e detyrave dhe/ose
komitete ekspertësh
10. Një ______ është një
pozicion specifik që kërkon përmbushjen e detyrave specifike, ndërsa një _____ është
një grup aktivitetesh për një punë të veçantë.
a.
punë; pozicion
b.
punë; detyrë
c. kërkesa;
detyrë
d. kërkesa; pozicion
11. Nëse nivelet e zotësisë
në lexim të të trajnuarve nuk përshtatet me nivelin e kërkuar për leximin e
materialeve të trajnimit, cili nga opsionet e mëposhtme mund të ishte më pak praktik e më pak kosto-efektiv?
a. përdorimi i teknikave
demonstrative si video ose trajnim në vendin e punës, përmes të cilave mësohet
përmes praktikës dhe vëzhgimit më shumë se përmes leximit
b.
ridizenjimi i punës sipas nivelit të zotësisë në lexim të punonjësve
c.
identifikimi i punonjësve që kanë mangësi në zotësitë për të lexuar dhe ofrimi
i trajnimeve të menjëhershme për ta
d. identifikimi
i punonjësve që kanë mangësi në zotësitë e nevojshme për të lexuar dhe
tranferimi i tyre në pozicione tjera më të më përshtatshme me niveline zotësive
të tyre
12. Teknikat e trajnimit me
prezantim janë më efektive për
a.
zhvillimin e zotësive specifike ose çështjet ndërpersonale në punë
b. mësimin
fakteve të reja ose alternativeve të reja për të zgjidhur probleme
c. të mësuar në mënyrë të
vazhdueshme alternative për të përmirësuar cilësinë
d. për të
marrë sa më shumë ide dhe eksperienca të reja sie dh epër të caktuar pikate
forta dhe të dobëta
13. Cila nga të mëposhtmet është një disavantazh të mësuarit në
distancë (distance learning)?
a. pa
mundësia e komunikimit në distance të mëdha
b. ka
mundësi që të mos ketë ndërveprim mes trajnuesit dhe audiencës
c.
kosto të larta transporti
d. trajnimi kufizohet në një zonë të
caktuar gjeografike
14. Cila nga të mëposhtmet nuk
është një avantazh i përdorimit të videos në trajnim?
a. trajnuesi
ka një shkallë fleksibiliteti për të përshtatur trajnimin sipas nevojave
b.
ofron gjithmonë një material të bollshëm për të mësuar
c. të
trajnuarit duhet të përballen me paisjet, problemet dhe çështje që nuk është e lehtë të dmonstrohen me video
d. të
trajnuarve u jepen instruksione në mënyrë të vazhdueshme
15. Teknikat e trajnimit në vendin e punës janë më efektive për të
a.
fituar zotësi specifike ose për të manaxhuar mardhaniet ndërpersonale në punë
b. mësuar
fakte të reja ose alternative për zgjidhjen e problemeve
c. mësuar
mënyra të reja për të përmirësuar cilësinë
d. shkëmbyer
ide dhe eksperienca dhe për të evidentuar pikat e forta dhe të dobëta
16. Cila nga të më poshtmet nuk
është e vërtetë për simulimin si teknikë trajnimi?
a.
simulimet kanë nevojë të kenë elemente identike me vendin e punës
b.
simulimet përdoren për të mësuar zotësi në lidhje me prodhimin dhe proçeset si
dhe zotësi manaxheriale dhe ndërpersonale
c.
simulimet i lejojnë të trajnuarve të shohin çfarë ndikimi kanë vendimet e tyre
në një mjedis artificial pa risk
d. simulimet nuk kanë shpenzime për
tu ndërtuar e mirëmbajtur pasi mundë të përdorim teknologjinë e realitetit
virtual
17. Trajnimet e modelimit të sjelljes janë të përshtatshme për të
përmirësuar
a.
zotësitë teknike
b.
zotësi ndërpersonale
c.
zotësi konceptuale
d.
gjitha të mësipërmet
18. Cila nga të mëposhtmet nuk
është karakateristikë e e-learning?
a. ka të bëjë me trajnimin e bazuar
në internet, të mësuarit në distancë dhe klasat virtuale
b. përshtat
të mësuarin në mënyrë të tillë që të trajnuarit të jenë më të përfshirë përmes
videove, grafiqeve, zërit dhe tekstit
c. rrit kohën e trajnimit për shkak
të distancës dhe mungesës së ndërveprimit me trajnuesin
d. fokusohet në mësimin e
alternativave më të përparuara se në trajnimin tradicional
19. Cila nga të mëposhtmet nuk
është një faktor që merret parasysh kur duam të zgjedhim një metodë për vlerësimin
e efektivitetit të trajnimit?
a. eksperienca e trajnuesit
b.
madhësia e programit të trajnimit
c. qëllimi
i trajnimit
d.
pasojat nëse programi i trajnimit nuk funksionon
20. Sipas
teorisë __________: “Të mësuarit është kompleks dhe individi luan një rol të rëndësishëm
në strukturimin e ambjentittë tij nëmërmjet të kutuarit dhe të arsytuarit”.
a. bihejvoriste
b. konjiktive
c. të mësuarit social
d. tradicionale
21. Në
plnifikimin e programit të formimit nuk
përfshihet:
a. seleksionimi i
stazhierit
b. rekrutimi i
konceptuesve të programit
c. eksperimentimi i
programit
d. realizimi i formimit
22. Vetëvlerësimi
është metodë për:
a. përcaktimin e nevojave për formim
b. vlerësim të efektivitetit të trajnimit
c. a+b
d.
asnjëra
23. Punësimi
me kohë të plotë dhe ekspozimi i individit në një diapazon të gjerë punësh,
quhet:
- formimi
me instruksione të punës
- asistimi
- patronazhi
- formim
interaktiv
24. Nevojat për formim lindin kur:
a. punonjësit janë të pakënaqur
b. nuk janë arritur objektivat e firmës
c. riorganizohet puna
d. asnjera
No comments:
Post a Comment