Adresa juaj (Rruga, qyteti, shteti, ZIP Code)
Data e saktë
Emër Mbiemër i punëdhënësit potencial
Titulli
profesional i personit
Emri i Kompanisë
Adresa e kompanisë
I/E nderuar (Drejtohuni me Zotëri, Zonjë ose me titull dhe mbiemer)
Paragrafi i parë: Tregoni qartësisht pse po i shkruani personit, titullin e pozicionit për të cilin po aplikoni, dhe sipas informacionit në dispozicion sqaroni dhe sesi e keni dëgjuar për personin që po i shkruani ose kompaninë në fjalë.
Paragrafi i dytë: Shpjegoni arsyet pse jeni i interesuar për atë vend pune dhe arsyet që ju shtyjnë ju për të aplikuar. Nëse keni eksperiencë pune ose akademike që lidhet me pozicionin kujdesuni që ta vini në pah nëpërmjet një ose dy shembujve. Theksoni aftësi dhe zotësi të cilat lidhen me vendin e punës. Kujdesuni që të shkruani me vetëbesim dhe kujtohuni që lexuesi do ta shohë letrën tuaj të motivimit si tregues i aftësive tuaja të të shkruarit.
Paragrafi i tretë: Përsëritni interesin tuaj për pozicionin dhe entuziazmin tuaj për të përdorur aftësitë për të kontribuar në punën e organizatës. Falenderoni lexuesin për konsideratën ndaj aplikimit tuaj dhe mbylleni letrën duke pohuar që ju mbeteni në pritje të mundësisë për të diskutuar më tej mundësinë për punësim në kompani.
Sinqerisht,
(nënshkruani këtu stilolaps ngjyrë bu ose të zezë)
Emri
dhe mbiemri
Formati: Harvard Business School
No comments:
Post a Comment