11.19.2013

Projekt mbi Ekonominë e Gjelbër nga REC

Të mësojmë dhe aplikojmë koncepte të Ekonomisë së Gjelbër

Kohëzgjatja: Tetor, 2013 - Mars, 2014

Ky projekt është në kërkim të ideve, risive të gjelbra nga studentët tanë, që do të ndihmojnë bizneset shqiptare të bëhen më të “Gjelbërta” dhe qëndrueshme.

Ky projekt është në kërkim të ideve, risive të gjelbra nga studentët tanë, që do të ndihmojnë bizneset shqiptare të bëhen më të “Gjelbërta” dhe qëndrueshme.
Çfarë është Ekonomia e Gjelbër?
Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) ka zhvilluar një përkufizim për Ekonomine e Gjelbër si një ekonomi që çon në përmirësimin e mirëqenies njerëzore dhe barazisë sociale, duke reduktuar ndjeshëm rreziqet mjedisore dhe menaxhuar burimet natyore në mënyrë të qëndrueshmë. E thënë më thjeshtë, Ekonomia e “Gjelbër” është një ekonomi që shkarkon sasi të vogla karboni, përdor në mënyrë efiçente burimet dhe sjell një zhvillim gjithëpërfshirës në shoqëri.
Nëpërmjet këtij projekti, REC Shqipëri, sfidon të gjithë studentët për të demonstruar shpirtin e tyre krijues, inovues, në gjetjen e zgjidhjeve inovative të gjelbërta për ekonominë shqiptare, që lidhen veçanërisht me prodhimin e qëndrueshëm, modelet e konsumit miqësor me mjedisin, sektorin e turizmit të përgjegjëshm mjedisor, promovimin e kulturës dhe traditës sonë kombëtare, etj.
Ky projekt do të përpiqet të gjejë mekanizmat e duhura për prezantimin dhe përfshirjen e koncepteve të ekonomisë së “Gjelbër” në Shqipëri dhe pse jo përfshirjen e këtyre koncepteve në kurrikulat e disa universiteteve në Shqipëri, për të përmirësuar zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe mjedisin gjithashtu.
Projekti “ Të mësojmë dhe aplikojmë koncepte të Ekonomisë së Gjelbër”, mbështetur nga programi i GIZ për Zhvillimin Ekonomik dhe Nxitjen e Punësimit (EDEP), dhe zbatuar nga REC Shqipëri ka tre faza:

aza e parë: Kurs një javor me studentët mbi Ekonominë e Gjelbër me studentë të fakulteteve Ekonomi, Inxhinieri Mjedisi dhe Shkencat e Natyrës.
Faza e dyte: “Kam një ide të Gjelbër” gjatë fazës së dytë studentët që kanë ide inovatore të Gjelbërta do të mund ti zhvillojnë ato më tej të udhëhequr nga REC Shqipëri si dhe ekspertë të fushës për ti prezantuar ato para bisnesit shqiptar në panairin e ideve të gjelbërta që do të zhvillohet në Tiranë gjatë muajit Mars të vitit të ardhshëm. Gjithashtu gjatë kësaj faze ata do të mund të ndjekin dhe trajnime të avancuara në lidhje me hartimin e një plan biznesi, i cili do ti ndihmojë ata që ideja e tyre të kthehet në një sipërmarrje apo dhe Plan Biznesi të vërtetë. Informacionet e marra gjatë kursit të leksioneve do t’iu shërbejnë studentëve si një nxitje për të zhvilluar idetë e gjelbëra për biznesin në Shqipëri.

Faza e tretë: “Panairi i Ideve Inovative të Gjelbërta për Studentët”. Për herë të parë në Shqipëri REC mbështetur nga GIZ (EDEP) do të zhvillojë për studentët shqiptarë panairin e ideve të gjelbërta. Studentët që do të marrin pjesë në Panairin me idetë e tyre inovatore do të prezantojnë këto ide para një Jurie, e cila do të përbëhet nga figura të shquara të shoqërisë shqiptare, në fushën e ekonomisë dhe mjedisit dhe sipërmarrjes. Në fund të aktivitetit do të vlëresohen dhe nderohen me cmim 5 idetë me interesante që lidhen drejtpërdrejt me konceptet e Ekonomisë së Gjelbër. 

No comments:

Post a Comment