11.25.2013

Pozicion i lirë pune: Specialist Komunikimi dhe Marketingu në një projekt të financuar nga USAID

Lajmërim Punësimi 

Pozicioni: Specialist Komunikimi dhe Marketingu 
Vendi: Tiranë 
Statusi: Me Kohë të plotë 

Mbi Programin 

AgroKapital eshte nje projekt 3-vjecar i financuar nga USAID dhe i implementuar nga CBS (Creative Business Solutions), nje organizate jo-fitimprurese. Misioni i CBS-it eshte fuqizimi i kapaciteteve te sipermarrjeve lokale dhe institucioneve financiare. Projekti AgroKapital ka per qellim rritjen ekonomike te Bujqesise dhe sektoreve te perpunimit te ushqimit. AgroKapital 
mbeshtet me konsulence teknike drejtperdrejt fermeret dhe agrobizneset ne procesin e financimit nga institucionet financiare si dhe rritjen e biznesit te tyre me forma te tjera kapitali. Programi bashkepunon me bankat duke iu ofruar sherbime keshillimi mbi kredidhenien ne Bujqesi. Projekti do zhvilloje nje portal on-line si qender informacioni per sektorin e bujqesise dhe ushqimit ku nderthuren lidhje agro-biznesi, lajme dhe informacione si dhe te reja dhe oportunitete per sektorin. 

Mbi Pozicionin 

Specialisti i Komunikimit dhe Marketing-ut eshte pergjegjes per zhvillimin dhe kurimin e permbajtjes te portalit me lajme dhe informacion. Specialisti do prodhoje gjithashtu sherbime te brendshme marketingu per CBS. Gjate zhvillimit te portalit, ai/ajo punon ngushtesisht me programuesit e softwar-it per dizejnimin dhe testimin e elementeve te portalit. Pas ndertimit te struktures, ai/ajo e mban portalin te freskuar me permbajtje, lajme, informacione dhe aktivitete kryesore. Specialisti i Komunikimit dhe Marketing-ut pregatit planet e marketingut per klientet si dhe menaxhon aktivitetet dhe ngjarjet promocionale te projektit. Ai/ajo kontribuon gjithashtu ne raportet 3-Mujore dhe Vjetore per publikun dhe donatoret kryesore. Ky pozicion i raporton Keshilltarit te Komunikimit dhe Marketing-ut. 

Detyrat dhe Pergjegjesite 

 Pergjegjes per zhvillimin dhe mirembajtjen e permbajtjes se portalit te infromacionit. Shkruan artikujt, ngjarjet ose aktivitetet kryesore si dhe ben lidhje me informacione te partnereve te projektit duke publikuar permbajtjen e tyre. Ideon funksionalitetin e portalit duke ja pershtatur qellimeve te perdorimit. 
 Nderton dhe kultivon marredheniet me institucionet kryesore partnere te informacionit duke pershtatur permbajtjen e portalit ne avantazhe te ndersjelleta.  


 Pregatit dhe implementon fushatat e marketingut dhe menaxhon aktivitetet dhe ngjarjet promocionale te projektit dhe CBS. Kontribon ne raportet zyrtare 3-Mujore dhe Vjetore per publikun dhe donatoret. 
 Nderton marredhenie te sukseshme me ekipet e zhvillimit te SME dhe Institucioneve Financiare duke mbledhur lajme me interes per portalin ne menyre te vazhdueshme 
 Rrit interesin e publikut mbi projektin dhe aktivitetet nepermjet veprimtarive PR. Realizon shperndarje te sukseshme te lajmeve te portalit ne rrjetet sociale. 

Kualifikimi 

 Diplome universitare ne komunikim/gazetari, marketing ose ekuivalentet e tyre. 
 Minimum 3 vjet eksperience me komunikimin e shkruar, marredheniet me publikun ose projekte ekuivalente te gazetarie/marketing. 
 Aftesi te shpejta te mesimit te platformave te menaxhimit informatik te mediave dhe platformave CMS (Content Management System) 
 Mjeshter i perdorimit te rrjeteve sociale i afte te inlfuencoje lidhje te medha grupesh 
 I afte te zhvilloje dhe rrisi marredheniet me partneret e informacionit duke rritur transaksionet komunikuese me dobi dy-paleshe. Experienca te meparshme PR jane te preferueshme. 
 Mentalitet i larte i punes ne grup; i/e afte te influencoje te tjeret me gjenerimin e informacionit lajmeve dhe burimeve te informacionit. 
 Standarte te larta profesionale mbi integritetin informative dhe kualitetit teknik te te shkruarit. 

Per tu konsideruar ne kete pozicion ju lutem dergoni CV perpara dates 30 Nentor me nje leter motivimi tek info@cbs.al duke vendosur “Specialist Komunikimi dhe Marketingu” ne subjektin e email-it.

No comments:

Post a Comment