11.19.2013

Pozicion i lirë pune: Specialist i Mirëadministrimit të Burimeve Njerëzore dhe Analizës së Biznesit


                   NJOFTIM PËR POZICION VAKANT ME KOHË TË PLOTË
 “Magnum Opus Group” sh.p.k.
Machinery of Governance
v  PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË.

Ne, “Magnum Opus Group” sh.p.k., jemi një kompani e re dhe ambicioze e themeluar në vitin 2011, me seli në Tiranë, e cila në fokus të veprimtarisë së saj ka shërbimin e konsulencave  manaxheriale ndaj operatorëve të biznesit vendas dhe të huaj. Nëpërmjet një stafi të kualifikuar dhe novator, në një ambjent miqësor dhe dinamik, gjithnjë synojmë të ofrojmë shërbimin me cilësinë më të lartë, në kohën më të shkurtër për çdo aspekt të funksionalitetit të biznesit. Ne mendojmë se shumë mirë nuk është mjaftueshëm dhe besojmë në egzistencën e shërbimit perfekt, nga i cili të gjithë janë përfitues.

v  TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS

Specialist i mirëadministrimit të burimeve njerëzore dhe analizës së biznesit

v  PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT

Në varësi të projekteve të ndryshme, mbështetur në ekspertizën dhe informacionet që do të grumbullojë, analizon dhe propozon zgjidhjet më optimale që mund të ofrohen sipas rastit që do të trajtohet. Realizon proceset dhe hapat e veprimit për të arritur realizimin e objektivave të vendosura në mënyrën më efiçiente.  Jep kontribut të drejtpërdrejt në zbatim, me qëllim përmbushjen e objektivave të projekteve.  


v  KRITERET / KUSHTET KRYESORE QË DUHET TË PËRMBUSHË KANDIDATI

I DOMOSDOSHËM
PREFEROHET
AVANTAZH
EDUKIMI /
KUALIFIKIMET
Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
Të ketë përfunduar studimet në fushën e ekonomisë me profil administrim biznesi dhe shkencave ekzakte.
Master / Doktoraturë
EKSPERIENCA NË
PUNË
Mbi 3  vjet në pozicione pune të ngjashme
Mbi 5 vjet në  pozicione pune  të ngjashme, apo në udhëheqje projektesh
Të ketë eksperiencë në fushën e ristrukturimit të institucioneve publike, apo private
GJUHËT E HUAJA
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
(folur dhe shkruar)
Të ketë njohuri shumë të mira të  një gjuhe të dytë të BE
(folur dhe shkruar)
Të ketë njohuri shumë të mira të një gjuhe të tretë
(folur dhe shkruar)
NJUHURI MBI
KOMPJUTERIN
Të ketë njohuri shumë të mira mbi paketën Microsoft Office
Të ketë njohuri të shkëlqyera në programe për manaxhimin e projekteve 
Të ketë njohuri të mira mbi GIS
AFTËSI SPECIALE / NDËRPERSONALE
Të ketë aftësi analitike
Të punojë në grup
Të jetë i përkushtuar
Të jetë korrekt
Të ketë aftësi të mira komunikuese
Të ketë aftësi për të mësuar shpejt
Të jetë i prirur për të bërë oponencë në diskutim
Të ketë aftësi organizuese
Të ketë inisiativë dhe ide novatore

Të ketë aftësi të mira negociuese

            Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë nëpërmjet adresës së e-mailit info@mog.al, formatin e CV-së.

            Afati i fundit i aplikimit do të jetë ora 2400, e datës 30.11.2013.

SHËNIM:
-          JU GARANTOJMË QË TË DHËNAT E DËRGUARA NGA ANA JUAJ DO TË JENË TËRËSISHT TË TRAJTUARA SI KONFIDENCIALE.
-          VETËM APLIKANTËT QË PËRMBUSHIN KRITERET E PËRCAKTUARA DHE QË DO TË KALOJNË NË FAZËN E DYTË TË PROCESIT TË PËRZGJEDHJES DO TË NJOFTOHEN.


ADRESA E SELISË:  Rruga “J.Derada”, nd.1, h.20, ap.8, (përballë Parlamentit), TIRANË     

No comments:

Post a Comment