11.11.2013

Pozicion i lirë pune: Anketues

Aplikimi i hapur VETËM për banorët e: Lezhës, Kukësit, Fierit, Gjirokastrës, Vlorës dhe Tepelenës. 


Përpara se të aplikoni lexoni deri në fund materialet e ndodhura më poshtë dhe bashkëlidhur!


Hyrje
Intervistuesi/Anketuesi ka nje rol shume te rendesishem ne punen qe kryen IDRA Research & Consulting. Puna jone mbeshtetet ne informacionin qe merret nga intervistuesit. Cilesia e ketij informacioni ndikon drejperdrejt ne produktet dhe sherbimet qe ne ofrojme. Prandaj ne konsiderojme punen e intervistuesit si nje pune me pergjegjesi e cila kerkon perkushtim nga ana e personave qe do te punojne ne kete pozicion.

1. INFORMACION I PËRGJITHSHËM MBI ANKETIMET
 Per te kuptuar se si eshte supa nuk eshte e nevojshme te hame gjithe pjaten...mjafton nje luge
Ankete (Sondazh) eshte nje metode per mbledhjen e nje informacioni sasior nga nje kampion individesh per ceshtje te ndryshme. Anketimet jane sot shume popullore dhe perdoren gjeresisht nga kompanite private, partite politike, media, qeveria dhe organizata te ndryshme.
Për shembull,
 i)            një prodhues kryen një studim të tregut përpara se të hedhe në shitje një produkt të ri,
 ii)          nje kompani ben nje anketim te klienteve te saj per te pare se sa te kenaqur jane ata me sherbimet e saj,  
 iii)         nje televizion ben nje anketim te shikuesve te tij per te pare se cfare ndjekin me shume
 iv)         nje organizate jo-qeveritare ben nje anketim te shtresave ne nevoje per te pare prioritetet e sherbimeve sociale qe duhen ofruar
 v)          nje bashki ben nje anketim te qytetareve te saj per te pare se cfare  mendojne ata ne lidhje me prioritetet e investimeve te saj e keshtu me rradhe.
 Anketimet mund të kryhen përmes mënyrave të ndryshme duke përfshirë telefonintakimet direktme postë,internet, etj. Menyra me e perdorur nga IDRA Research & Consulting per anketimet eshte anketimi i ashtuquajtur balle-per-balle, ku nje intervistues i cili punon per IDRA Research & Consulting kryen nje interviste me nje person te perzgjedhur nepermjet nje pyetesori te pergatitur paraprakisht.
 Në një anketim të besueshëm, kampioni nuk përzgjidhet në mënyrë arbitrare ose me persona të cilët kanë dëshirë që të marrin pjesë. Ata përzgjidhen shkencërisht në mënyrë që çdo anëtar i popullatës të ketë një mundësi të njohur dhe pozitive përzgjedhjeje. Duke vepruar në këtë mënyrë, rezultatet në mënyrë të besueshme projektohen nga kampioni tek popullata.
 Informacioni mblidhet sipas proçedurave të standartizuara në mënyrë që çdo individi t’i kryhen të njëjtat pyetje dhe në të njëjtën mënyrë. Qëllimi i anketimit nuk është që të përshkruajë individët të cilët, marrin pjesë në anketim por që të japë një profil të caktuar të të gjithë popullatës. 

2. INFORMACION I PERGJITHSHEM MBI PUNEN E INTERVISTUESIT
Cila eshte puna e nje intervistuesi?
Ju duhet te bindni njerezit e perzgjedhur te marrin pjese ne anketim dhe ti pergjigjen pyetjeve tona me sinqeritet. Detyra juaj eshte qe te merrni nga te intervistuarit nje pergjigje te qarte dhe te plote per pyetjet qe i adresohen.  Dhe keto pergjigje, ti shenoni ne nje forme te tille, qe dikush tjeter te jete ne gjendje te kuptoje, se cfare u bisedua dhe cfare u tha gjate intervistes. Intervista me e mire ne bote nuk ka asnje vlere nese ajo qe ndodh eshte nje ”sekret” midis anketuesit dhe te intervistuarit. Puna e nje intervisutesi matet nga dy parametra. Sasia (sa anketa zhvillon) dhe cilesia (si i zhvillon keto anketa. Ne cfaredo rasti Cilesia eshte ajo qe mbizoteron ne keto dy parametra. Pra ne jemi te interesuar per ”intervista te kryera me cilesi” me shume se sa per ”sa me shume intervista”.
 Përpara fillimit të çdo pune kërkimore/ankete intervistuesit/anketuesit trajnohen paraprakisht nga stafi i IDRA Research & Consulting per te gjitha ceshtjet specifike te atij  anketimi.
Intervistuesi duhet që:
  • Të jetë i vemendshëm në trajnim mbi instrumentin e vrojtimit (pyetësorin) dhe të mbajë shënime me laps tek kopja e pyetesorit që jepet në trajnim apo bllokun e tij të shënimeve.
  • Te krijoje ide te qarte per te gjitha pyetjet dhe te mos ngurroje te pyese sa here qe ka dyshime ne lidhje me kuptimin e nje pyetjeje.  Ne inkurajojme te gjitha llojet e pyetjeve. Per ne ” TE GJITHA PYETJET QE JU BENI JANE PYETJE TE ZGJUARA”. Shpesh here trajnimet jane edhe nje testim shume i mire i menyres se si jane formuluar pyetjet apo cila eshte renditja e tyre e pershtatshme. Prandaj eshte e nevojshme qe intervistuesit te jene sa me aktive ne trajnim. Cdo gje qe nuk eshte kuptuar ose eshte kuptuar gabim reflektohet ne punen e mevonshme dhe kostot e rregullimit te saj jane shume me te medha.
  • Te sigurohet se ka kuptuar menyren e raportimit (formatet e raportimit), afatet kohore te kryerjes se punes, proceduren e dorezimit te pyetesoreve si dhe ka marre te gjitha materialet e anketimit me vete:
  •  Kartat e identifikimit të IDRA-s me emrin e tyre,
  • Udhëzimet në formë të shkruar të zbatimit të projektit,
  • Pyetësorët,
  • Kartat e pyetësorit sipas pyetjeve te percaktuara,
  • Formatin e raportimit

  •   Te sigurohet qe ka kuptuar drejt menyren e perzgjedhjes se te intervistuarve dhe zonat ku do te punoje. Keto mund te jene te ndryshme nga njera ankete tek tjetra.
  •  Te sigurohet qe ka marre te gjitha kontaktet e nevojshme te zyres se IDRA-s dhe koordinatoreve ne menyre qe te kete mundesi ti kontaktoje ne cdo rast qe do te kete nevoje ne terren.
Dhe mos harroni te lexoni me kujdes Manualin e Intervistuesit te pergatitur nga IDRA.



No comments:

Post a Comment