11.13.2013

MBNJ- Leksioni i tretë

Mjedisi për MBNJ

I. Tregoni nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta (V) apo të gabuara (G)

  1. Jo vetëm fuqitë dobësitë e mjedisit të brëndshëm orgnizativ, por dhe shanset dhe kërcënimet e mjedisit të jashtëm ku operon organizata, ndikojnë në aktivitetet e MBNJ.
  2. Gjatë analizës së mjedisit, fillimisht analizohen treguesit kryesor dhe situata në mjedisin e brendshëm organizativ, dhe pasi janë vendosur objektivat për organizatën në përgjithësi dhe për BNJ në veçanti, studiohet ndikimi i variablave të mjedisit të jashtëm
  3. Përhapja e Tejlorizmit çoi në një ndarje gjithnjë e më të madhe të punëve.
  4. Sipas Teilorizmit, përparimi teknologjik shoqërohet me një nivel më të ulët të kualifikimit të punonjësve.
  5. Në kushtet e organizimit shkencor të punës ka një tendencë në ulje të kualifikimit të nevojshëm për realizimin e tyre.
  6. Përparimi teknologjik bën që nga punonjësi të kërkohen më pak aftësi abstraksioni e më shumë zotësi për të vepruar.
  7. Sipas studjuesve sistemet e informatizuara të prodhimit krahas sofistikimit në nivelin e konceptimit çojnë dhe në sofistikimin në nivelin e përdorimit të tyre.
  8. Zbatimi i konceptit “tamam në kohë”(Just in time) mundësohet nga fleksibiliteti i teknologjisë.
  9. Automatizimi i punëve ul nivelin e lidhjeve sociale.
  10. Procesi i automatizimit të punës ndikon në paksimin e stresit dhe ankthit te punonjësi.
  11. Individualizmi teknologjik është pasojë e ndryshimit të planifikimit të punës në rastin e automatizimit të teknologjisë.
  12. Sa më i zhvlerësuar të jetë status i një individi aq më shumë ka ai nevojë për një integrim më të mire social.
  13. Operatorët e makinave me komanda numerike janë më të nënshtruar ndaj mbikqyrësve të tyre (manaxherëve të nivelit të pare)
  14. Zhvillimi i teknologjisë nuk ndikon në vendimet e organizatave lidhur me oraret e punës.
  15. Ristrukturimi i ndërmarrjeve ndikon dhe në planin e formimit nga MBNJ në organizta.
  16. Informatizimi i punëve të zyrave ndikon në centralizimin e marrjes të vendimeve.
  17. Zhvillimi i shpejtë i sektorit terciar ndikon shtimin e punëve të rregullta dhe me kohë të plotë.
  18. Struktura e popullsisë së lokalitetit ku operon organizata nuk duhet të ndikojë në strukturën e të punësuarve të saj, pasi organizatat kanë qëndrat në zona industriale jo shumë të banuara.
  19. Ligjet në dispozicon ndikojnë në planin e karrierës që kompania ndërton për punonjësit.


II. Zgjidhni alternativen e saktë:

1. Ndër elementet e mjedisit të jashtëm që ndikojnë në aktivitetet e MBNJ, janë:
a.       gjendja ekonomike e firmës
b.      zhvillimi i sektorit të shërbimeve
c.       kultura organizative
d.      të gjitha

2. Përparimi teknologjik nën ndikimin e manaxhimit shkencor    (Tejlorizmit)
a.       ul nivelin e kërkuar të kualifikimit për shumicën e punëve
b.      përqendron kualifikimn në pak pozicione pune
c.       zhvillon ndarjen e punëve
d.      të gjitha

3.   Ndryshimet teknologjike në ditët e sotme po rezultojnë në:
a.       krijimin e grupeve të mëdha autonome
b.      centralizimin e marrjeve të vendimeve
c.       reduktimin e niveleve të autoritetit
d.      kërkesën për shumë zotësi për të vepruar

4. Transformimi i lidhjeve sociale si pasojë e automatizimit të  tekonologjisë quhet;
a.       Individualizëm teknologjik
b.      Kolektivizëm teknologjik
c.       Transformizën teknologjik

5.  Teknologjia e përparuar ndikon në interesin e organizatave për :
a.       Punën me 3 turne
b.      Punën në fund javë
c.       Punën me një turn
d.      a+b

6. Thjeshtim i strukturave organizative si pasojë e përsosjes së  teknologjisë do të thotë reduktim të :
a.       nivelit të pare të manaxhimit
b.      nivelit të ndërmjetëm të manaxhimit
c.       asnjërit prej tyre

7. Ndër elementet e mjedisit ekonomik që ndikojnë në MBNJ  përmendim:
a.       niveli i punësimit
b.      ndryshimet strukturore në ekonomi
c.       kurset e këmbimit
d.      a dhe b
e.       të gjitha

8. Nuk është karakteristikë e profilit social kulturor të ndërmarrjeve të sukseshme, sipas Peters dhe Waterman:
a.       Mobilizimi i punonjësve rreth një apo disa vlerave
b.      Inkurajimi i siparmarësve, novatorëve dhe atyre që riskojnë
c.       Vënia e theksit në koston e produktit
d.      Asnjwra

No comments:

Post a Comment