11.30.2013

MBNJ- Leksioni i shtatë

REKRUTIMI

I. Tregoni nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta (V) apo të gabuara (G)

  1. Rekrutimi është proçesi nëpërmjet të cilit ndërmarrja punëson një numër punonjësish për të plotësuar vendet bosh.
  2. Ritmet e krijimit të vendeve të punës në organizata, ndihmojnë në zhvillimin e aktiviteteve të rekrutimit.
  3. Kostoja e rekrutimit nuk varion sipas vendit të punës për të cilin duhet të rekrutohen kandidatët, pasi kemi të bëjmë me proçedura të njëjta pavarësisht nga pozicioni.
  4. Rëndësia e rekrutimit është rritur dhe për shkak të rritjes së niveleve të qarkullimit.
  5. Sipas këndvështrimit strategjik të rekrutimit, ndër kriteret e shpalluara për aplikantët përfshihen njohuritë, zotësitë dhe aftësitë që kërkohen për të realizuar si detyrat aktuale dhe të ardhshme.
  6. Proçesit të rekrutimit i paraprin proçesi i planifikimit të burimeve njerëzore.
  7. Nuk është e domosdoshme që para proçesit të rekrutimit të kryhet dhe analiza e vendit të punës, pasi për punonjësin e ri që do marrim do të ndryshojë dhe analiza e vendit përkatës të punës.
  8. Nisur nga fakti që disa punë janë më të përshatshme për burra dhe disa të tjera për gra, sugjerohet që ndër ktiteret e shpallura në rekrutim të jetë dhe gjinia.
  9. Transferimi është një burim i brendshëm i rekrutimit.
  10. Transferimi është proçesi i caktimit të një punonjësi në një punë me përgjegjësi më të madhe.
  11. Promocioni është një ndër mënyrat për të motivuar punonjësit.
  12. Ndër avantazhet e rekrutimit përmes rekomandimeve nga punonjësit brenda organizatës përmendim trajtimin e barabartë të punonjësve.
  13. Zyrat e punës realizojnë proçesin e përputhjes së ofertës për një vend të lirë me kërkesën e përfaqësuar vetëm nga personat e rregjistruar.
  14. Punëtorët e rastit janë ai burim rekrutimi që vjen në kompani pa organizma ndërmjetëse.
  15. Vendimi për zgjedhjen e medias nuk varet nga publiku që synohet të arrihet.
  16. Inventari i zotësive ka avantazhin e kostos së ulët dhe favorizon zhvillimin e punonjësve.
  17. Metoda më e përshtatshme për të vlerësuar një metodë rekrutimi është analiza e kompetencave të personelit dhe besnikërisë për ndërmarrjen.
  18. Lajmërimet e shpallura në gazeta dhe revista zakonisht sigurojnë aplikantë më pak të përshtatshëm sesa punëtorët e rastit ose rekomandimet.
  


II. Zgjidhni alternativën e saktë

  1. Ndër qëllimet e proçesit të rekrutimit përmendim:
    1. të ndikojë në kualifikimin e kandidatëve
    2. të pakësojë numrin e aplikantëve të mbi/nën kualifikuar
    3. të ndihmojë në rritjen e raportit të seleksionimit
    4. të gjitha të mësipërmet

  1. Ndër arësyet e rëndësisë së rekrutimit përmendim:
    1. kostoja e prodhimit
    2. qarkullimi i forcës punëtore
    3. ligjet për mbrojtjen e mjrdisit
    4. asnjëra

  1. Mund të themi që rekrutimi dhe seleksionimi janë strategjikë nëse:
    1. ndikohen nga mjedisi organizativ
    2. janë të lidhura me strategjinë
    3. mbajnë parasysh përgjegjësinë sociale
    4. të gjitha të mësipërmet

  1. Ndër objektivat e rekrutimit përmendim:
    1. identifikimi i karakteristikave të punonjësve të mëparshëm
    2. përcaktimi i kohëzgjatjes së punësimit
    3. testimin paraprakisht të kandidatëve
    4. të gjitha të mësipërmet

  1. Sugjerohet të përdoren si kritere të shpallura gjatë rekrutimit:
    1. mosha
    2. gjinia
    3. kualifikimet
    4. të gjitha

  1. Janë metoda të rekrutimit të burimeve të jashme:
    1. panairet e punës
    2. punëtorët e rastit
    3. transferimet
    4. të gjitha të mësipërmet

  1. Preferojmë rekrutimin nga burimet e brendshme pasi:
    1. shfrytëzon kostot e investuara për rekrutimin, seleksionimin, trajnimin
    2. mund të përfitojmë nga këndvështrimet e reja që sillen
    3. është i përshatshëm nëse rritet volumi i punëve
    4. të gjitha të mësipërmet

  1. Nuk është faktor që ndikon në planin e rekrutimit:
    1. kushtet e tregut të punës
    2. kufizimet e kohës
    3. sasia e fondeve në dispozicion
    4. asnjëra

  1. Aktivitetet e rekrutimit ndikojnë të gjithë të mëposhtmet përveç
a.      numrin e njerëzve që aplikojnë për vendin bosh
b.      llojin e aplikantëve  
c.      mundësinë e pranimit të vendit të punës nga aplikanti nëse ai fiton
d.      vlerësimin e punonjësit që punësohet

  1. Burimet nga të cilat kompanitë rekrutojnë punonjës potencial:
a.      përcaktohen kryesisht me ligj
b.      përcaktohen nga karakteristikat demografike
c.      zakonisht përcaktohen nga standarte të industrisë
d.      janë një element i rëndësishëm i gjithë strategjisë së rekrutimit

  1. Cili nga të më poshtmit është një avantazh i burimeve të brendshme?
a.      promovojnë më shumë diversitetin përsa i përket racës dhe seksit
b.      minimizojnë ndikimin e bindjeve politike në vendimet për të punësuar
c.      janë zakonisht më të lirë dhe më të shpejtë se burimet e tjera
d.      ka mjaft mundësi zgjedhje nga niveli i ulët hierarkik

  1. Burimi i rekrutimit me kosto më të ulët për rekrut të punësuar është:
a.      shkolla e mesme/universiteti
b.      lajmërimet në gazeta
c.      referenca nga një punonjës
d.      një firmë e specializuar punësimi

  1. Burimi i rekrutimit me përfitimin më të lartë për rekrut të punësuar është:
a.      shkolla e mesme/ universiteti
b.      punonjësit e rastit
c.      agjensi publike punësimi
d.      një firmë e specializuar punësimi

  1. Kosto për të punësuar është:
a.      e nevojshme për përcaktimin e efiçencës së një burimi rekrutimi
b.      më e ulët për agjensitë private të punësimit sesa për ato publike
c.      më e ulët për rekrutimin e drejtuesve sesa nëpunësve
d.      matëse e cilësisë së aplikantit


Ndihmë në rekrutim (rekrutimi)

Si shumë kompani në fushën e vet, Orbit Energy Co., ka shumë vështirësi në rekrutimin e numrit të mjaftueshëm të personave të diplomuar në inxhinieri apo fusha të ngjashme me rezultate të kënaqshme. Për disa vite, degët përbërëse të kompanisë kanë bërë rekrutime të vecanta të pavarur nga njëra-tjetra. Situata ndryshoi bashkë me ndryshimin e organizimit e të srukturës ku degët u shkrinë në një të vetme. Rekrutimet u bënë përgjegjësi e manxherit të burimeve njerëzore të gjithë kompanisë. Ky ndryshim i mundësoi rekrutuesve ti ofrojnë apikantëve mundësinë e zgjedhjes së rajonit gjeografik dhe të degës ku donin të punonin. Aplikantëve u ofrohej mundësia të aplikonin për vendet e hapura në më shumëse 50 shtete të vendit, madje dhe në shtetetë të huaja. Duke i dhënë aplikantëve një mundësi më të madhe zgjedhjeje për postin dhe shtetin, kompania i arinte qëllimet e rekrutimit pa probleme e pa nevojën e shpenzimeve shtesë.

1.Cfarë pasojash negative ka pasur (nësë ka të tilla), përqendrimi i vendimmarrjes në rekrutimin e punojnësve potencialë?

2. Cilat janë disa nga kushtet e punësimit që mund tu shërbejnë si tërheqës për të diplomuarit në teknikë e inxhinieri?

No comments:

Post a Comment