REKRUTIMI
I. Tregoni nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta (V) apo të gabuara
(G)
- Rekrutimi është
proçesi nëpërmjet të cilit ndërmarrja punëson një numër punonjësish për të
plotësuar vendet bosh.
- Ritmet e
krijimit të vendeve të punës në organizata, ndihmojnë në zhvillimin e
aktiviteteve të rekrutimit.
- Kostoja e
rekrutimit nuk varion sipas vendit të punës për të cilin duhet të
rekrutohen kandidatët, pasi kemi të bëjmë me proçedura të njëjta pavarësisht
nga pozicioni.
- Rëndësia e
rekrutimit është rritur dhe për shkak të rritjes së niveleve të
qarkullimit.
- Sipas këndvështrimit
strategjik të rekrutimit, ndër kriteret e shpalluara për aplikantët përfshihen
njohuritë, zotësitë dhe aftësitë që kërkohen për të realizuar si detyrat
aktuale dhe të ardhshme.
- Proçesit të
rekrutimit i paraprin proçesi i planifikimit të burimeve njerëzore.
- Nuk është e
domosdoshme që para proçesit të rekrutimit të kryhet dhe analiza e vendit
të punës, pasi për punonjësin e ri që do marrim do të ndryshojë dhe
analiza e vendit përkatës të punës.
- Nisur nga fakti
që disa punë janë më të përshatshme për burra dhe disa të tjera për gra,
sugjerohet që ndër ktiteret e shpallura në rekrutim të jetë dhe gjinia.
- Transferimi është
një burim i brendshëm i rekrutimit.
- Transferimi është
proçesi i caktimit të një punonjësi në një punë me përgjegjësi më të
madhe.
- Promocioni është
një ndër mënyrat për të motivuar punonjësit.
- Ndër avantazhet
e rekrutimit përmes rekomandimeve nga punonjësit brenda organizatës përmendim
trajtimin e barabartë të punonjësve.
- Zyrat e punës
realizojnë proçesin e përputhjes së ofertës për një vend të lirë me kërkesën
e përfaqësuar vetëm nga personat e rregjistruar.
- Punëtorët e
rastit janë ai burim rekrutimi që vjen në kompani pa organizma ndërmjetëse.
- Vendimi për
zgjedhjen e medias nuk varet nga publiku që synohet të arrihet.
- Inventari i zotësive
ka avantazhin e kostos së ulët dhe favorizon zhvillimin e punonjësve.
- Metoda më e përshtatshme
për të vlerësuar një metodë rekrutimi është analiza e kompetencave të
personelit dhe besnikërisë për ndërmarrjen.
- Lajmërimet e shpallura në gazeta dhe
revista zakonisht sigurojnë aplikantë më pak të përshtatshëm sesa punëtorët
e rastit ose rekomandimet.