10.23.2013

Vend i lirë pune: Hulumtues dhe Asistent Hulumtues pranë Institutit për Politika Zhvillimore


Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) është duke kërkuar persona te motivuar për punë dhe entuziastë për t’iu bashkuar ekipit tonë në këto pozita: 

1. Hulumtues dhe analistë politikash publike

2. Asistent hulumtimesh 


Po kërkojmë njerëz të interesuar për punë të cilët kanë mbaruar studimet bachelor apo master në fushën e ekonomisë, drejtësisë, politikës publike apo shkencave tjera shoqërore, kanë të paktën 1 vit përvojë pune hulumtuese, kanë përvojë me organizatat e shoqërisë civile, kanë njohuri të thella për skenën politike në Kosovë, rendin ligjor dhe kushtetues si dhe procesin e politikëbërjes në vend, kanë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze, përfshirë këtu aftësinë për të shkruar dhe botuar në të dy gjuhët, kanë interesim për të mësuar dhe motivim për të punuar intenzivisht...

...për të përcjellur, hulumtuar dhe analizuar politikat publike, ideuar, konceptuar dhe zbatuar projektet hulumtuese, shkruar raporte analitike për proceset ligjbëresë dhe politikbërëse, përcjellur me vëmendje zhvillimet në sektorin publik, menaxhuar projektet e institutit dhe marrëdhëniet me partnerë e donatorë, përfaqësuar institutin brenda dhe jashtë vendit...

...për të punuar në një mjedis kreativ dhe sfidues pune, me një ekip të ri, të motivuar dhe profesional, me mundësi për t’u avancuar në fusha akademike e profesionale si dhe me mundësi reale për të ndikuar drejtpërdrejt politikën publike në Kosovë...

...nëse mendoni se jeni të përshtatshëm për ekipin tonë, dërgojeni një biografi të detajizuar (CV) si dhe një letër motivuese jo më të gjatë se një faqe, ku tregoni se për cilën pozitë po aplikoni dhe pse duhet të konsidërojmë aplikacionin tuaj, në office@indep.info jo më vonë se deri më 2 nëntor 2013 në orën 17:30.



No comments:

Post a Comment