Kapitulli 2 Departamenti i Burimeve Njerëzore
Koncepte Kryesore:
Koncepte Kryesore:
- Departament Burimesh Njerëzore
- Rolet në Departamentin e Burimeve Njerëzore
- Politikat
- Objektivat
- Proçedurat
- Klientelizmi
- Karakteristikat e nivelit strategjik, taktik dhe operacional në departamentin e BNJ
I.
Të vërteta apo të gabuara
1. Zhvillimi
i funksionit të manaxhimit të burimeve njerëzore varet vetëm nga madhësia e
organizatës
2. Struktura e BNJ po shihet si një funksion kyç që mund të
përmirësojë aftësinë e firmës për të konkurruar edhe në organizatat e vogla.
3. Roli i
biznesit për departamentin e BNJ kërkon një
përfshirje më të madhe në drejtimin strategjik, afat-gjatë të organizatës
krahas aktiviteteve tipike afat-shkurtër dhe afat-mesëm.
4. Kur departamenti i BNJ ndihmon manaxherët linearë për
realizimin me sukses të programeve të BNJ themi se po luan rolin e
monitoruesit.
5. Tendenca
e quajtur klientelizëm ndihmon departamentin BNJ në rolin e tij të novatorit.
6. Pjesa më e
madhe e kohës së liderit harxhohet në nivelin strategjik dhe pak në nivelin
manaxherial.
7.
Stafi BNJ
është më aktiv në nivelin operacional dhe atë manaxherial.
8. Burim për
specialistë të përgjithshëm të BNJ. janë vetëm pozicionet e manaxherëve linearë.
9. Specialist i jo i përgjithshëm i BNJ është ai që
ka zotësi që lidhen me një aktivitet të veçantë dhe njohuri për lidhet e tij me
aktivitetet e tjera.
10. Përgjegjësia
sociale për manaxhimin e burimeve njerëzore përfshin pergjegjësinë ndaj klientëve, punonjësve dhe
aksionerëve.
11. Politikat
e MBNJ përcaktojnë se çfarë duhet të bëhet, ndërsa objektivat përcaktojnë se si
duhet të bëhet.
12. Formulimi
i politikave të BNJ bëhet nga anëtarët e stafit të BNj.
13. Politikat
dhe proçedurat janë tipike për organizata e mesme dhe të mëdha.
II.
Zgjedhje
të shumëfishta
1.
Zhvillimi i funksionit të manaxhimit të burimeve
njerëzore varet:
a) nga
madhësia e organizatës
b) nga
konceptimi i manaxhimit për njeriun në punë
c) nga
shkalla e zhvillimit historic të funksionit
d) nga të
gjitha të mësipërmet
2.
Nuk është rol që duhet të luajë departamenti i
BNJ sipas Shuler:
a) roli i
biznesit
b) roli i
novatorit
c) roli i
administratorit
d) roli i
monitoruesit
3.
është cilësi e departamenteve BNJ që praktikojnë
klientelizëm:
a) Njohuri
për biznesin
b) Aftësi
krijuese
c)
Afrimi
dhe pranimi nga manaxhimi i nivelit të lartë
d) Të
gjitha të mësipërmet
4.
Nuk është aktivitet i nivelit manaxherial në rolin e biznesit:
a) Administrimi
i pagave
b) Vlerësimi
i kritereve të seleksionimit
c) Hartimi
i planeve 5 vjeçare për kompesimin dhe paketa përfitimi
d) Asnjë
nga të mësipërmet
5.
Nuk është aktivitet i nivelit operacional në
rolin e biznesit
a)
Plotësimi
vendeve të lira të punës
b) Identifikimi
i rrugëve të karrierrës
c) Administrimi
i përfitimeve
d)
Krijimi i
sistemeve të monitorimit të përditshëm
6.
Nuk është
burim për specialistë të përgjithshëm të BNJ
a) pozicionet
e manaxherëve linearë
b) punonjësi
jo manaxher
c) asnjë
nga të mësipërmet
d) a dhe
b
7.
Manaxhimi i Burimeve Njerëzore është fushë
studimi e përfshirë:
a) vetëm në
programet e niveleve universitare të fakulteteve ekonomike të universiteteve
shtetërore dhe private
b) në
programet e niveleve universitare dhe pasuniversitare të fakulteteve ekonomike
dhe të shkencave sociale të universiteteve shtetërore dhe private
c)
b dhe
programe të trajnimit te ofruara nga institucionet dhe OJF.
8.
Nuk është
përgjegjësi sociale që duhet të reflektohet në objektivat e BNJ të një
organizate:
a)
krijimi i
mundësive për punësim për grupet e pafavorizuara
b)
sigurimi
i një ambjenti të favorshëm pune
c)
siguri më
e madhe financiare
d)
rritja e
produktivitetit të punonjësve
9.
Nuk
përfshihen në një program për manaxhimin e burimeve njerëzore:
a)
strukturat
organizative
b)
objektivat
c)
politikat
d)
procedurat
e)
buxhetete
për MBNJ
No comments:
Post a Comment