10.04.2013

Konkurs Planesh Biznesi:"Ki Kurajo: Ndërmerr dhe Inovo"




Nëse keni një ide biznesi dhe mendoni ta vini në provë atëherë “Ki Kurajo: Ndërmerr dhe Inovo”. Bëhu pjesë e konkursit kombëtar të planeve të biznesit organizuar nga Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve – AIDA.

Konkursi “Ki Kurajo: Ndërmerr dhe Inovo” ka për qëllim promovimin e sipërmarrësve të rinj, frymëzimin e sipërmarrësve potencialë, si dhe bashkimin e ideve premtuese të biznesit me burimet financiare dhe kontaktet e biznesit.
“Ki kurajo” synon të zhvillojë konkurrencën e bizneseve “startup-s” nëpërmjet mbështetjes për inovacion dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor, të mbështesë çdo ide inovative për zhvillimin e produktit, të proçeseve, të marketingut apo dhe të menaxhimit si dhe të asistojë sipërmarrësit e rinj shqiptarë të jenë sa më efikasë në hapat e tyre të parë për të filluar një biznes.
Anëtarët e jurisë janë përfaqësues tejet të suksesshëm të biznesit shqiptar si Z. Agron Shehaj (CEO – IDS Call Center), Z. Dionis Teqja (CEO – Teqja International),  Znj. Eneida Guria (CEO – AIDA), Znj. Flutura Veipi (CEO – Procredit), Z. Vasil Naci (CEO – Agna Group).
Aplikantët e përzgjedhur do të kenë mundësi të përfitojnë gjatë muajit nëntor trajnime të specializuara mbi kushtet e konkursit dhe përgatitjen e planeve të tyre të biznesit. Fituesit e konkursit do të kenë mundësi të përfitojnë çmime dhe mbështetje nga strukturat e biznesit me në zë të vendit.
Konkursi do të zhvillohet në datën 17 dhjetor 2013 dhe do te transmetohet në një media kombëtare.

Informacione shtesë: http://aida.gov.al/kikurajo/

1 comment: