10.01.2013

10 shtetet që trajtojnë më mirë punonjësit për vitin 2013

World Economic Forum ka postuar sot listën e shteteve që trajtojnë më mirë punonjësit. Lista është si më poshtë:

1. Zvicër
2. Finlandë
3. Singapor
4. Hollanda
5. Suedia
6. Gjermania
7. Norvegjia
8. Mbretëria e Bashkuar
9. Danimarka
10. Kanadaja


Listimi është bërë për 122 shtete dhe listën e përmbyll Jemeni. Nuk është aspak surprizë rankimi i vendeve nordike. Studimi është bërë në katër fusha: edukim, shëndetësi, punësim dhe 'aktivizimi i mjedisit'. SH.B.A renditet në vendin e 16-të.

Të dhënat për Shqipërinë:

Në indeksin e edukimit Shqipëria renditet në vendin 54
Në indeksin e shëndetit Shqipëria renditet ne vendin 54
Në indeksin e punësimit Shqipëria renditet në vendin 71
Në indeksin e faciliteteve të mjedisit rrethues Shqipëria renditet në vendin 105

Në indeksin e edukimit dhe shëndetit ka rritje, ndërkohë që ka rënie në punësim dhe mjedis.

Përsa i përket indeksimit të të ardhurave Shqipëria renditet në vendet me të ardhura: të mesme-të larta, ku kategoritë janë:

  • Të ardhura të ulta ( pjesë e listës janë: Bangladesh, Kenya, Uganda etj. Intervali është 0-1.035$/ ditë
  • Të ardhura të mesme të ulta (Armenia, Nigeria, Pakistani etj). Intervali është 1.036-4.085$/ditë
  • Të ardhura të mesme të larta (Shqipëria, Kina, Bullgaria, Turqia etj). Intervali është 4.086- 12.615$/ditë
  • Të ardhura të larta ( Australia, Austria, SHBA, Estonia, Danimarka etj). Intervali është mbi 12.616$/ditë.
Sipas UN Median i moshës në Shqipëri është 32 vjeç.

Punësimi arrin pikën maksimale në intervalin 25-29 me 2,9% tek meshkujt dhe pikën minimale në intervalin 15-19 vjeç me 0,3%
Punësimi arrin pikën maksimale në intervalin 25-29 me 2,8% tek femrat dhe pikën minimale në intervalin 60-64 vjeç me 1%

Renditja për tregues të tjerë për Shqipërinë:

  • Vendi i 94 për indeksin e papunësisë
  • Vendi i 87 për punësimin e të rinjve
  • Vendi i 107 për kapacitetin për inovacion
  • Vendi i 117 për bashkëpunimin K&ZH të Universiteteve dhe Biznesit
  • Vendi i 52 për përdorimin e internetit
  • Vendi i 100 për ofrimin e shërbimeve të trajnimit




Informacioni i detajuar dhe me të drejta autorësie: World Economic Forum- Human Capital Report
http://www3.weforum.org/docs/WEF_HumanCapitalReport_2013.pdf

No comments:

Post a Comment