10.31.2013

50 vende të lira pune tek kompania që ka fituar konçesionin e terminalit në Portit Durrës

Job description

Albanian Ferry Terminal Operator (AFTO), a newly founded Enterprise with German shareholders has just recently been awarded with the concession to operate the prestigious, modern ferry terminal in Durres, Albania.
For our subsidiary AFTO we are recruiting a qualified Terminal Manager (f/m).
We offer:

- To lead and recruit a young team of about 50 persons under German conduct

- The satisfying challenge to develop a new enterprise
- Working and living in a country with low costs of living, low taxes, an emerging economy, a highly motivated workforce and a breathtaking landscape with a very welcoming climate
Interested applicants must prepare and send a comprehensive application with salary expectations and date of joining to the following address:

hansen@frs.de (Mrs. Hansen)

Desired Skills and Experience



- Significant experience in stevedoring, cargo management, especially of RoRo vessels and ferries

- Exceptional communication skills with authorities, clients and our team
- Management expertise, including reporting
- Very good analytic skills
- Autonomous, credible and reliable operation methods
- Excellent English skills; Italian or German would be beneficial
About this company
Europe is growing together, and shipping company Förde Reederei Seetouristik (FRS) is one of those ventures that have recognised this as an opportunity to develop new business activities beyond home waters.



In recent years, FRS has grown from a regional passenger ferry operator to an internationally active business group with more than 27 vessels and 735 staff. In 2007, FRS carried 5.6 million passengers and 1.6 million vehicles in total. The FRS success story as a short route ferry operator goes all the way back to 1866.

Today, FRS, with its base in Northern Germany, has a portfolio that comprises nine subsidiaries located in Europe and North Africa. In addition to numerous international ferry and catamaran lines, three regional bus operations complete the product range.

10.28.2013

Libër mbi gjuhën e trupit

Allan and Barbara Pease- The definitive book of Body language

Unë e vlerësoj këtë libër me 4.5 nga 5 pikë të mundshme. Nëse jeni akademik, politikan, gazetar, folës në publik, negociator, manaxher shitjesh etj. ky libër është shumë i ndihmës. 

Nëse nuk keni kohë ta lexoni atëherë hidhini një sy figurave ilustruese dhe mos harroni: 


    ''Nuk është ajo çfarë thatë, është sesi dukeshit kur e thatë...''



10.26.2013

MBNJ- Leksioni i dytë

Kapitulli 2  Departamenti i Burimeve Njerëzore

Koncepte Kryesore: 

  • Departament Burimesh Njerëzore
  • Rolet në Departamentin e Burimeve Njerëzore
  • Politikat
  • Objektivat
  • Proçedurat
  • Klientelizmi
  • Karakteristikat e nivelit strategjik, taktik dhe operacional në departamentin e BNJ

I.                   Të vërteta apo të gabuara

1.  Zhvillimi i funksionit të manaxhimit të burimeve njerëzore varet vetëm nga madhësia e organizatës

2.  Struktura e BNJ po shihet si një funksion kyç që mund të përmirësojë aftësinë e firmës për të konkurruar edhe në organizatat e vogla.

3. Roli i biznesit për departamentin e BNJ kërkon një përfshirje më të madhe në drejtimin strategjik, afat-gjatë të organizatës krahas aktiviteteve tipike afat-shkurtër dhe afat-mesëm.

4.  Kur departamenti i BNJ ndihmon manaxherët linearë për realizimin me sukses të programeve të BNJ themi se po luan rolin e monitoruesit.

5.  Tendenca e quajtur klientelizëm ndihmon departamentin BNJ në rolin e tij të novatorit.

6.  Pjesa më e madhe e kohës së liderit harxhohet në nivelin strategjik dhe pak në nivelin manaxherial.

7.      Stafi BNJ është më aktiv në nivelin operacional dhe atë manaxherial.
8.  Burim për specialistë të përgjithshëm të BNJ. janë vetëm pozicionet e manaxherëve linearë.

9.    Specialist i jo i përgjithshëm i BNJ është ai që ka zotësi që lidhen me një aktivitet të veçantë dhe njohuri për lidhet e tij me aktivitetet e tjera.

10.  Përgjegjësia sociale për manaxhimin e burimeve njerëzore përfshin  pergjegjësinë ndaj klientëve, punonjësve dhe aksionerëve.

11.  Politikat e MBNJ përcaktojnë se çfarë duhet të bëhet, ndërsa objektivat përcaktojnë se si duhet të bëhet.

12.  Formulimi i politikave të BNJ bëhet nga anëtarët e stafit të BNj.

13.  Politikat dhe proçedurat janë tipike për organizata e mesme dhe të mëdha.

10.25.2013

Bursë e plotë për Studime Master në Çeki, Hungari, Poloni ose Sllovaki

In-Coming Scholarships

The In-Coming Scholarships scheme is suit­able for scholars who wish to study at accred­ited pub­lic or private uni­ver­si­ties or institutes of the respective national acad­e­mies of sci­ences in the Visegrad Group (V4) coun­tries (i.e., the Czech RepublicHungaryPoland or Slovakia). Citizens of the fol­low­ing countries and territories are eli­gi­ble to apply (please note that the high­lighted countries fall within a subprogram title Scholarships for the Eastern Partnership—the rules are identical):

  • AlbaniaArmeniaAzerbaijanBelarusBosnia and HerzegovinaGeorgiaKosovo,MacedoniaMoldovaMontenegroRussiaSerbia and Ukraine
Successful applicants within this scheme will receive scholarships of 2,300/semester and the corresponding host universities/institutes receive €1,500/semester/scholar. Scholars who will have to travel to the host institution more than 1,500 km are also eligible for one-time Travel Grant

Deadline for all scholarship application is at 12:00 p.m. (noon) on January 31 each year. Results are announced by mid-May


http://visegradfund.org/scholarships/incoming/

Bursë studimi Full-time MBA - Young Leader Scholarship në Gjermani

Eligibility

Applicants from all countries for the full-time MBA Program 

With its HHL Young Leader Scholarship HHL offers two scholarships a year that support HHL’s mission to "educate effective and responsible business leaders through excellence in teaching, research and practice”.
About the Scholarship

The HHL Young Leader Scholarship focuses on prospective students, especially international students, who bring their leadership potential to HHL and plan to continue their career in a German company after graduation.

The scholarship will provide the successful candidates with a tuition waiver for the full-time MBA Program worth up to 50% of the tuition fee.
Requirements and Deadlines

Applicants must hold a first degree (at least 180 ECTS credits) with an above average result and present a GMAT score of at least 650. The scholarship is offered to full-time MBA applicants 2014 only.

Applicants are required to submit all application documents by:
1st round: November 30, 2013
2nd round: January 31, 2014
3rd round: March 31, 2014 (final deadline for non-EU candidates due to visa requirement)
4th round: May 31, 2014 (all applicants without visa requirement).

Scholarship Essay

Please submit your essay on the topic of "Is Corporate social responsibility only a marketing tool?” along with the other application documents. Answer this question on the basis of a sound theoretical reasoning and show how it can be applied to practice. The essay has to be written in English and should comprise approximately 3,000 words.


Application Documents
Please submit your scholarship application via e-mail to: margarita.saglam@hhl.de




Contact
Margarita Saglam
Student Recruitment Manager
T +49 341 9851-889

10.24.2013

Trajnim për studentët e sapodiplomuar dhe punonjësit në fazat e para të karrierës nga Ardex Consulting

Unë nuk do ta rekomandoja nëse sdo të ishte e testuar në treg. Një 'produkt' i këtij kursi është dhe Ekonomisti jonë i cili prakitikisht di çdo gjë dhe e rekomandon me dy duar. Mua më pëlqen veçanërisht përqasja praktike e trajnimit, ku mëson teorikisht konceptet dhe ulesh dhe i zbaton në praktikë. Trajnimi zgjat afërsisht 2 muaj.  



10.23.2013

Vend i lirë pune: Hulumtues dhe Asistent Hulumtues pranë Institutit për Politika Zhvillimore


Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) është duke kërkuar persona te motivuar për punë dhe entuziastë për t’iu bashkuar ekipit tonë në këto pozita: 

1. Hulumtues dhe analistë politikash publike

2. Asistent hulumtimesh 


Po kërkojmë njerëz të interesuar për punë të cilët kanë mbaruar studimet bachelor apo master në fushën e ekonomisë, drejtësisë, politikës publike apo shkencave tjera shoqërore, kanë të paktën 1 vit përvojë pune hulumtuese, kanë përvojë me organizatat e shoqërisë civile, kanë njohuri të thella për skenën politike në Kosovë, rendin ligjor dhe kushtetues si dhe procesin e politikëbërjes në vend, kanë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze, përfshirë këtu aftësinë për të shkruar dhe botuar në të dy gjuhët, kanë interesim për të mësuar dhe motivim për të punuar intenzivisht...

...për të përcjellur, hulumtuar dhe analizuar politikat publike, ideuar, konceptuar dhe zbatuar projektet hulumtuese, shkruar raporte analitike për proceset ligjbëresë dhe politikbërëse, përcjellur me vëmendje zhvillimet në sektorin publik, menaxhuar projektet e institutit dhe marrëdhëniet me partnerë e donatorë, përfaqësuar institutin brenda dhe jashtë vendit...

...për të punuar në një mjedis kreativ dhe sfidues pune, me një ekip të ri, të motivuar dhe profesional, me mundësi për t’u avancuar në fusha akademike e profesionale si dhe me mundësi reale për të ndikuar drejtpërdrejt politikën publike në Kosovë...

...nëse mendoni se jeni të përshtatshëm për ekipin tonë, dërgojeni një biografi të detajizuar (CV) si dhe një letër motivuese jo më të gjatë se një faqe, ku tregoni se për cilën pozitë po aplikoni dhe pse duhet të konsidërojmë aplikacionin tuaj, në office@indep.info jo më vonë se deri më 2 nëntor 2013 në orën 17:30.



Lojrat Olimpike Speciale 2013

Të japim të gjithë pak kohë nga koha jonë,

                                           



Organizatorë: Albania Cap Project

LOJRAT OLIMPIKE SPECIALE 2013, jane aktiviteti me i rendesishem per personat me aftesi speciale...! Nese keni kohe dhe mundesi, Ju ftoi te jepni kontributin tuaj si VULLNETARE nga data 26-29 Tetor. Keto Lojra do organizohen tek Universiteti i Sporteve Tirane, ora 09.00 - 17.00. Ju sigurioi qe do jete nje eksperience e jashtezakonshme dhe e paharruar per te gjithe ju...! Te gjithe ju qe deshironi te jeni pjese e kesaj eksperience me kontakoni ketu ne inbox, sms ose tel (0692396019), email: (endrit_llabut@hotmail.com)...!

10.21.2013

Si të rrisim metabolizmin e për pasojë të biem në peshë?

Ka diçka që nuk shkon me faktin se shumica e shoqërisë tuaj  hanë pa pushim por nuk shtojnë në peshë ndërsa ju ‘shtoni me një gotë ujë, dhe kjo diçka është pikërisht ajo që ne quajmë metabolizëm. Gjithkënd e ka munduar ky problem: Pse unë shtoj në peshë kur e kontrolloj ushqimin ndërsa shoqja ime ha pa fund dhe është gjithmonë në formë? Pse pavarësisht përdorimit të paktë të yndyrës dhe brumërave pesha ime nuk bie, por ka tendencën vetëm të shtohet? Përgjigjia është shumë e thjeshtë: Ju keni nje keqfunksionim të metabolizmit, pra metabolizmi juaj ndryshe nga ai i shoqes tuaj nuk ka të njëjtën aftësi, e thënë ndryshe është më i ulët. 
A është ky një problem i evitueshëm? Me vullnet PO është i evitueshëm, madje ju mund të jeni të aftë të keni trupin që dëshironit. Por si? Ka dy mënyra për rritjen e metabolizmit. E para është konsumimi i produkteve që ndihmojnë në rritje të metabolizmit dhe që janë të mirëpërcaktuar nga dietologët, ndërsa e dyta është aktiviteti fizik.
Në artikullin e mëposhtëm synojmë t’ju japim disa orientime ndihmuese që të realizoni siç duhet dy pikat e përmendura më lart dhe të filloni një proçes të gjatë dhe impenjues të përmirësimit të gjendjes tuaj trupore.
Cilat janë produket që duhet  të konsumohen me qëllim rritjen e metabolizmit? Më poshtë po listohen disa prej tyre:

  1. Avokado: Në gjysmën e një avokadoje gjendjen dy gramë proteina. Gjithashtu proteinat në këtë frut përmbajnë nëntë aminoacidet e nevojshme  dhe gjithashtu yndyrat të llojit omega-3 të shëndetshme për zemrën.
  2. Djathi dhe qumështi: Djathi përmban 6-7 gramë proteina për 28 gramë, ndërsa qumështi përmban 9-10 gramë proteina në masë filxhani.
  3. Asparagus: Asparagusi përmban 4 gramë proteina për sasi të një filxhani me asparagus të copëtuar.
  4. Bimët bishtajore: Bimët bishtajore përmbajnë 7-9 gramë proteina në një masë gjysëm filxhani. Ato sugjerohen të shoqërohen me oriz për të kompletuar një vakt të pasur proteinik.
  5. Kos grek: Kosi grek përmban 18 gramë proteina për 168 gramë. Ky lloj kosi përmban proteina dy herë më shumë se çdo lloj produkti tjetër bulmeti. Është e këshillueshme të konsumohet me fruta.
  6. Arra peme: Arrat e pemës përmbajnë 4-6 gramë proteina për 2 lugë gjelle. Një sasi e vogël e tyre luan rolin më të mirë të një mini-vakti, sidomos nëqoftëse shoqërohen me kos, tërshërë ose hidhen në sallatë.
  7. Bishtaja jeshile: Bishtajat jeshile kanë 8.5 gramë proteina për një masë prej gjysëm filxhani. Konsumimi i tyre mbulon çdo nevojë minerale të trupit, duke përfshirë këtu hekur, magnez dhe zink.
  8. Proteina të paketuara: Proteinat e paketuara gjenden lehtësisht në supermarkete, por konsumohen kryesisht nga ata persona të cilët e kanë të vështirë të konsumojnë produkte të pasur në proteina. Ata përmbajnë 24 gramë proteina për 28 gramë. Gjenden në trajtën e pluhurit dhe janë dy llojesh: proteina kafshësh dhe proteina soje. Sipas dëshirës së konsumimit mjafton të zgjidhet një lloj, të shkrihet në ujë dhe të konsumohet.
  9. Spinaqi: Spinaqi përmban 5 gramë proteina për masën e një filxhani. Që të jetë një nxitës i mirë i përmirësimit të metabolizmit dhe rritjes së tij sugjerohet të shoqërohet me hudhra.
  10. Tofu: Tofu është një produkt i dalë nga farat e sojës dhe përsa i përket shijes që ka shkon me çdo lloj ushqimi. Tofu përmban 12 gramë proteina për 69 gramë.
  11. Prodhimet e detit: Prodhimet e detit këshillohen të konsumohen të paktën tre herë në javë. Më të këshillueshmit për rritjen e metabolizmit janë tuna, salmon dhe karkalecat. Proteinat llogariten të jenë në raportin  1 gramë për 4 gramë në këto produkte.
  12. Vezët: Vezët përmbajnë 12 gramë proteina për 2 vezë dhe 14 gramë proteina për 4 të bardha vezësh. Pavarësisht mënyrës së gatimit vezët janë një burim shumë i mirë furnizues për muskujt.
  13. Mishi i pulës dhe i derrit: Të dyja llojet përmbajnë një gram proteina për katër gram produkt. Përdorimi i tyre në gatime të vakteve të ndryshme rrit dozën e proteinave të marra në vakt.
  14. Thjerrëza: Përmbajtja e proteinave qëndron në raportin 10 gramë proteina për dy lugë gjelle.
  15. Djathë fshati: Djathi i fshatit përmban 14 gramë proteina për masën gjysëm filxhani. Të konsumosh një produkt të tillë nuk do të thotë se po e detyron veten të mbash dietë, por se po kujdesesh për mirëqënien e muskujve të tu. Për shkak të shijes së mirë që ofron këshillohet të shtohet në smoothie të ndryshme.
  16. Biftek: Bifteku gjithashtu është i rekomandueshëm të konsumohet. Ai përfshihet tek mishi i kuq ndaj duhet konsumuar relativisht shumë herë më pak se prodhimet e detit, tek e pakta një herë në javë. Ai përmban një gram proteina për katër gramë produkt.

10.18.2013

Paso dijen

Ky event ka si qëllim shkëmbimin falas ose me çmime simbolike (proçes i cili do të jetë trasparent hap pas hapi ndërmjet palëve) të librave universitar ndërmjet studentëve të viteve të ndryshme të Fakultetit të Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës. Te interesuarit për të dhuruar, shitur ose blerë libra të na kontaktojnë per proceduarat që do ndiqen! Na ndihmoni duke e përhapur sa më shumë lajmin,


Pasoje dijen!



Nga: KKS



10.17.2013

Rekrutimi nëpërmjet Facebook

Sipas statistikave* në Shqipëri faqja më e klikuar është Facebook atëherë domosdoshmërisht funksionet e Facebook janë për tu konsideruar në fusha të ndryshme. Njëra prej tyre është dhe rekrutimi i punonjësve. Më poshtë gjenden disa të dhëna ndërkombëtare për çështjen në fjalë, të dhëna që mendoj janë interesante për tu ndarë:

o   Sipas një studimi* të rinjtë në Britaninë e Madhe janë të dehur në 76% të fotove në profilin e tyre në Facebook.
o   Një tjetër studim zbuloi se 50% e kandidatëve nuk do të fshinin foto/materiale nga profili i tyre në Facebook edhe sikur ta dinin që profili i tyre do të mbikqyret nga rekrutues potencial.
o   Në Australi 15% e rekrutimit bëhet nëpërmjet mediave sociale.

Të pyetur informalisht drejtuesit e disa kompanive të mëdha në Shqipëri pohojnë se ato i hedhin një shikim të shpejtë profilit të kandidatëve në Facebook. Personalisht edhe unë e bëj me kandidatët para fazës së intervistës. Kjo më bëri që të thellohesha më tutje në literaturë për të gjetur një lidhje mes dy proceseve.

Pyetja e parë që vlen të shtrohet është dilema etike: 

Duhet apo nuk duhet rrëmuar në profilin Facebook të një kandidati?

Personalisht nuk mendoj që ka një dilemë etike në këtë mes. Përsa kohë Facebook është rrjet social i hapur dhe i krijuar me qëllimin për të ndarë të dhëna atëherë nuk ka asnjë shkelje privatësie. Çdo informacion i lejuar në profil është informacion publik. Nga ana tjetër të ‘kaluarit mes gjërave personale’ të një kandidati ndihmon rekrutuesin për të marrë më shumë informacion nga gjuha e trupit në fotografi, stili i jetës, qëndrueshmëria, arritjet, pasionet etj. Personalisht jam tifoze e të shfytëzuarit e Facebook për të rënë në sy të rekrutuesve potencial. Më poshtë renditen disa ‘jo’ në një profil personal, konkluzione të dala nga shqyrtimi i profileve të dhjetra kandidatëve.

Çfarë nuk duhet të ketë profili juaj në Facebook:
-     Pseudonime të papërshtatshme. Nëse ju keni aplikuar për një pozicion senior në financë në një kompani serioze atëherë emri: ‘’Goca nga Tirona’’ është i papërshtatshëm

-     Foto të papërshtatshme. Besoj se të gjithë u velëm nga ‘fotot Woody’ këtë verë, ose tashmë të gjithë jemi në dijeni të pllakave të banjove të shtëpive të miqve tanë në Facebook...Nëse nuk jeni kandidat për të punuar në fushën e artit atëherë këto imazhe janë të papërshtashme pasi është shumë e vështirë perceptimi që i njëjti person do të respektojë me përpikmëri kodin e veshjes së kompanisë.

-    Statuse/komente me përmbajtje të papërshtatshme. Këtu bëhet fjalë për fjalorin/mënyrën e të shprehurit që nuk do të dëshiroje që një punonjës i kompanisë të kishte.

-    Vendosni të dhëna reale (ose lëreni të paplotësuar) seksionin rreth jush. Punë si: pronar, CEO në sallë interneti, puna tek ‘askushi’, punësimi ‘paradite pa punë, pasdite pushim’ etj etj japin shumë feedback tek rekrutuesit. Gjithashtu plotësoni saktë institucionin arsimor ku keni kryer studimet. Rast ilustrativ është ai i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, emrin e të cilit e gjejmë të shtrembëruar në disa variante si: Fakulteti Ekonomik, Universiteti Ekonomik i Tiranës, Ekonomiku, University of Economics, Economy Faculty etj etj. 

Meqënëse kompanitë serioze në vend çdo ditë e më shumë kërkojnë që punonjësit e tyre të përfaqësojnë denjësisht kompaninë e tyre si brenda ashtu edhe jashtë ambienteve të punës atëherë kjo kthehet në një çështje që duhet mbajtur nën kontroll.

* Alexa (website ku renditen faqet sipas shikueshërisë)

* ZDNet study

10.11.2013

Trajnim: Youth in the information society and their rights, të premten datë 11.10.2013




Target grup: 15-30 years old

Place and time: Shkolla e Mesme e Bashkuar Farkë, ora 12:00-14:00


Contents and aims of the workshop:


- Educate the participants on how to use internet and social networking technologies in effective and safe way;
- Raise awareness on the various dangers and hazards in social networks and media
- Inform and provide tools for safe online surfing and social networking;
- Provoke discussion among the young people.







10.10.2013

Trajnim intensiv një ditor: Free Society Tour

We are happy to invite you 
the "Free Society Tour" in Albania, which will take place in Tirana on the 23 of october. This is a one-day intensive training and it’s organized by The International Department of The Leadership Institute. Their goal is to teach students how to be better activists. The lectures, during the training day, include these main topics:

* The conservative organizational entrepreneur

* Social media revolution - the new intellectuals

* Networking and building coalitions
* Campaign planning
Participants will receive a certificate from The Leadership Institute.
Please contact us at: fndreu@studentsforliberty.org, ashkurti@studentsforliberty.org



Short bio of speaker:

Miguel Moreno is the Director of International and Government Programs at “The Leadership Institute” where he is responsible for recruiting, training, and working with top-level government officials from around the world, as well as business executives and heads of international conservative organizations. He is a personal mentor and advisor of several presidential candidates. He also develops and executes the International Leadership training Schools, in the US, Europe, Africa, Asia, Latin-America and Australia, where selected conservatives are trained in the technology and strategy of International campaigning, fundraising, communications, and organizational entrepreneurship. Miguel has 15 years of experience organizing and speaking at several international seminars. He has trained more than 40,000 leaders from around the world. He has been responsible for running large corporations in the spheres of education, banking, social insurances, housing and health services. He is an expert in Total Quality Management, Reengineering and Marketing Based Management. Among others, he was work experience with USAID, the German, Japanese and Sweden Cooperation; Inter-American Development Bank; World Bank, University ofCalifornia and National American University. He is a Candidate for a Ph.D., in Higher Education; and holds an MBA; a Master of Public Policy and Government, and a B.S. in Military and Naval Science.


RSPV @ https://www.facebook.com/events/171885659668482/

10.04.2013

Konkurs Planesh Biznesi:"Ki Kurajo: Ndërmerr dhe Inovo"




Nëse keni një ide biznesi dhe mendoni ta vini në provë atëherë “Ki Kurajo: Ndërmerr dhe Inovo”. Bëhu pjesë e konkursit kombëtar të planeve të biznesit organizuar nga Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve – AIDA.

Konkursi “Ki Kurajo: Ndërmerr dhe Inovo” ka për qëllim promovimin e sipërmarrësve të rinj, frymëzimin e sipërmarrësve potencialë, si dhe bashkimin e ideve premtuese të biznesit me burimet financiare dhe kontaktet e biznesit.
“Ki kurajo” synon të zhvillojë konkurrencën e bizneseve “startup-s” nëpërmjet mbështetjes për inovacion dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor, të mbështesë çdo ide inovative për zhvillimin e produktit, të proçeseve, të marketingut apo dhe të menaxhimit si dhe të asistojë sipërmarrësit e rinj shqiptarë të jenë sa më efikasë në hapat e tyre të parë për të filluar një biznes.
Anëtarët e jurisë janë përfaqësues tejet të suksesshëm të biznesit shqiptar si Z. Agron Shehaj (CEO – IDS Call Center), Z. Dionis Teqja (CEO – Teqja International),  Znj. Eneida Guria (CEO – AIDA), Znj. Flutura Veipi (CEO – Procredit), Z. Vasil Naci (CEO – Agna Group).
Aplikantët e përzgjedhur do të kenë mundësi të përfitojnë gjatë muajit nëntor trajnime të specializuara mbi kushtet e konkursit dhe përgatitjen e planeve të tyre të biznesit. Fituesit e konkursit do të kenë mundësi të përfitojnë çmime dhe mbështetje nga strukturat e biznesit me në zë të vendit.
Konkursi do të zhvillohet në datën 17 dhjetor 2013 dhe do te transmetohet në një media kombëtare.

Informacione shtesë: http://aida.gov.al/kikurajo/

10.01.2013

10 shtetet që trajtojnë më mirë punonjësit për vitin 2013

World Economic Forum ka postuar sot listën e shteteve që trajtojnë më mirë punonjësit. Lista është si më poshtë:

1. Zvicër
2. Finlandë
3. Singapor
4. Hollanda
5. Suedia
6. Gjermania
7. Norvegjia
8. Mbretëria e Bashkuar
9. Danimarka
10. Kanadaja


Listimi është bërë për 122 shtete dhe listën e përmbyll Jemeni. Nuk është aspak surprizë rankimi i vendeve nordike. Studimi është bërë në katër fusha: edukim, shëndetësi, punësim dhe 'aktivizimi i mjedisit'. SH.B.A renditet në vendin e 16-të.

Të dhënat për Shqipërinë:

Në indeksin e edukimit Shqipëria renditet në vendin 54
Në indeksin e shëndetit Shqipëria renditet ne vendin 54
Në indeksin e punësimit Shqipëria renditet në vendin 71
Në indeksin e faciliteteve të mjedisit rrethues Shqipëria renditet në vendin 105

Në indeksin e edukimit dhe shëndetit ka rritje, ndërkohë që ka rënie në punësim dhe mjedis.

Përsa i përket indeksimit të të ardhurave Shqipëria renditet në vendet me të ardhura: të mesme-të larta, ku kategoritë janë:

  • Të ardhura të ulta ( pjesë e listës janë: Bangladesh, Kenya, Uganda etj. Intervali është 0-1.035$/ ditë
  • Të ardhura të mesme të ulta (Armenia, Nigeria, Pakistani etj). Intervali është 1.036-4.085$/ditë
  • Të ardhura të mesme të larta (Shqipëria, Kina, Bullgaria, Turqia etj). Intervali është 4.086- 12.615$/ditë
  • Të ardhura të larta ( Australia, Austria, SHBA, Estonia, Danimarka etj). Intervali është mbi 12.616$/ditë.
Sipas UN Median i moshës në Shqipëri është 32 vjeç.

Punësimi arrin pikën maksimale në intervalin 25-29 me 2,9% tek meshkujt dhe pikën minimale në intervalin 15-19 vjeç me 0,3%
Punësimi arrin pikën maksimale në intervalin 25-29 me 2,8% tek femrat dhe pikën minimale në intervalin 60-64 vjeç me 1%

Renditja për tregues të tjerë për Shqipërinë:

  • Vendi i 94 për indeksin e papunësisë
  • Vendi i 87 për punësimin e të rinjve
  • Vendi i 107 për kapacitetin për inovacion
  • Vendi i 117 për bashkëpunimin K&ZH të Universiteteve dhe Biznesit
  • Vendi i 52 për përdorimin e internetit
  • Vendi i 100 për ofrimin e shërbimeve të trajnimit




Informacioni i detajuar dhe me të drejta autorësie: World Economic Forum- Human Capital Report
http://www3.weforum.org/docs/WEF_HumanCapitalReport_2013.pdf