9.09.2013

Protesta e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës






  • 08.09.2013:  Letër e Hapur nga Studentët dhe Pedagogët e FEUT

    Pushtimi i hapësirave të institucioneve të arsimit publik në vendin tonë është bërë një fenomen në rritje me përmasa gjithnjë e më të mëdha. Prej shumë vitesh universitetet publike në përgjithësi, dhe Fakulteti i Ekonomisë i Universitetittë Tiranës në veçanti, po ndeshen me “pushtimin e hapësirave universitare” nga ndërtime me leje dhe pa leje, duke dëmtuar rëndë cilësinë e kushteve të mësim dhënies. Kjo ndodh kur autoritetet qeveritare flasin gjithnjë e më shumë për “prioritet në zhvillimin e arsimit”, rrisin çdo vit numrin e kuotave të studentëve, ndërkohë që përpjekjet e stafeve akademike, për paranumrit gjithnjë e në rritje të studentëve, nuk kanë gjetur dhe nuk gjejnë mbështetjen e duhur nga autoritetet.

    Pika më kulmore arriti gjatë periudhës zgjedhore dhe pas saj ku subjekte ndërtuese kanë filluar dhe vijuar ndërtimin e dy godinave shumë katëshe, në territorine Fakultetit të Ekonomisë të UT dhe të kampusit të ardhshëm të UT, duke shkelur të gjitha dispozitat ligjore, duke vepruar mbi vendime të pezullimit të lejes ndërtimore, duke shkelur hapur planin urbanistik të Tiranës, dhe po ashtu duke shkelur hapur planin e miratuar për ndërtimin e kampusittë ri të Universitetit të Tiranës.
    Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjygjësor Tiranë nr.6075 i datës 30 Maj 2013 është shprehur qartë kundër këtij objekti të kundra ligjshëm në territorin e Fakultetit të Ekonomisë duke shfuqizuar lejen e ndërtimit. 

    Por çfarë ndodh? Duke sfiduar Vendimin e Gjykatës, duke shkelur çdo parim moral gjatë kësaj periudhe vere, duke shfrytëzuar qëllimisht në mënyrë të pa moralshme mungesën e studentëve dhe të pedagogëve për efekte të pushimeve të verës, ndërtuesit kanë vijuar ndërtimin pa asnjë pengesë nga autoritetet përgjegjëse. Por nuk ka mjaftuar vetëm kjo; në territorin e kampusittë ri të miratuar nga KKRRTSH ka filluar dhe përfunduar një godinë 5 katëshe tërësisht pa leje. Të habit guximi i këtyre “ndërtuesve” per të shkelur hapur ligjin dhe po kaq të habit mos veprimi i autoriteteve shtetërore. Dhe e gjithë kjo ndodh hapur dhe pa asnjë frikë para syve të organeve shtetërore para syve të policisë bashkiake, të inspektoriatit të ndërtimit, të Ministrisësë Arsimit, të politikanëve të të gjitha ngjyrave që çdo ditë kalojnë në këto rrugë dhe nuk iu bën përshtypje.

    E gjithë kjo masakër ndërtimore në hapësirat universitare është vazhdë e asaj masakre ndërtimore që prej vitesh me rradhë ndodh përreth Fakultetit të Ekonomisë, duke zvogëluar hapësirat deri në minimumin jetik, dhe duke ia u lënë ato klubeve, bareve, apo banesave individuale. Ndëkohë që studentët nuk kanë kushtet minimale të pushimit në ambjente të përshtatshme midis orëve të mësimit, nuk kanë hapësira normale kalimi për të hyrë në fakultet, përveçse disa ‘shtigjeve’ midis ndërtimeve me dhe pa leje duke rrezikuar dhe sigurinë e tyre. Betoni dhe masakra urbane rrethon këtë fakultet.

    I bëjmë thirrje, Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të saj, Këshillit të Ministrave, Presidentit të Repulbikës së Shqipërisë, Ministrisë së Arsimit, institucionevetë tjera si: Avokati i Popullit, Prokurorisë së Përgjithshme, Akademisësë Shkencave, etj, që të ndërhyjnë me kompetencën e tyre të përgjegjësisë publike që u jep ligji, në zgjidhjen e këtij problemi të kahershëm për Fakultetin më të madh në Shqipëri, i cili ka mbi 10,000 studentë nga çdo cep i Shqipërisë dhe mbi 400 pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm. I bëjmë thirrje shoqërisë civile, të gjithë universiteteve publike e jo publike, studentëve të tyre që të bashkohen në përpjekjen e studentëve dhe pedagogëve të fakultetit të ekonomisë për të çliruar territoret e tyre nga uzurpimi. Ne kërkojmë prej institucioneve shtetërore që të sigurojnë zgjidhjen e menjëhershme të problemit të prishjes së këtyre dy godinave “makabre” të ndërtuaranë territorin universitar, por edhe zgjidhjen e përhershme të mos cënimit të ambienteve të universiteteve publike, si nëpërmjet rrugëve administrative ashtu edhe nëpërmjet një kuadri ligjor strikt.

    Ne jemi të bindur se pa arsim nuk ka zhvillim, se vrasja e arsimit është vrasjae kombit, se Universiteti i Tiranës dhe Fakulteti i Ekonomisë janë një pasuri publike me vlerë për të tashmen dhe të ardhmen, me një rol të pa diskutueshëm në zhvillimin e vendit,

    Ne, stafi akademik dhe studentët e Fakultetit të Ekonomisë të UT në kushtet kur jemi ndeshur në murin e heshtjes dhe të neglizhencës e mosveprimit të organeve përkatëse të pushtetit, për zgjidhjen e kërkesave tona, kemi vendosur të protestojmë çdo ditë, në vazhdim, deri në një zgjidhje përfundimtare për lirimin e hapësirave publike universitare nga ndërtimet me apo pa leje në ambjentet universitare pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetine Tiranës. Ne jemi të vendosur që të bëjmë përpjekjen tonë maksimale për t’i thënë ndal babëzisë së ndërtimeve pa leje duke vijuar protestat tona dhe duke bojkotuar zhvillimin e provimeve dhe më tej të mësimit, për të bërë të mundur që organet kompetente “të dëgjojnë’ zërin tonë dhe mos të bëjnë asgjë tjetër veçse detyrën e tyre për të mbrojtur pronën publike, territoret universitare, arsimin e lartë publik nga pushtimi i babëzive ndërtimore. Ne duam të kemi vizion të qartë nga ana e këtyre organeve shtetërore për zgjerimin e infrastrukturës pranë institucionit tonë duke respektuar planet urbanistike dhe kërkesat e tjera ligjore.

    Duke shpresuar në reagimin tuaj qytetar dhe intelektual, ne ju bëjmë thirrje: ejani dhe shikoni masakrën urbane përreth FEUT dhe kampusit universitar. Mbroni tempullin e edukimit i cili është themeluar në vitin 1957 dhe sot gjendet i mbërthyer nga ndërtimet pa leje. Është e qartë për të gjithë se “edukimi nuk krijohet brenda një dite”, prandaj ne kërkojmë që së bashku ta mbrojmë atë, pasi është e vetmja shpresë e përparimit të shoqërisë. Arsimi është e vetmja armë reale që mund ta ndryshojë Shqipërinë nga tjetërsimet primitive, nga tjetërsimet betonizuese. 

    Beteja me uzurpuesit e hapësirave publike nuk është betejë për interesa vetjake, nuk është betejë politike, por është betejë për mbrojtjen e tempullit të dijes. Është betejë për të ardhmen e vendit, për suksesin e zhvillimit evropian të Shqipërisë!

    Bashkohuni me ne për mbrojtjen e këtij ideali të shenjtë! 



    08.09.2013: Prof. Halit Xhafa bën thirrje për pjesëmarrje në protestë ditën e hënë 9 shtator:  ftoj prinderit e studenteve te fakulteteve ekonomik,histori filologji,gjuhe te huaja e juridik,sidomos ata qe I sjellin femijet per here te pare te bejne nje shetitje ne terirorin universitar: Ndjese se do gjejne zhurmen e cjerre te muzikes, eren e pijeve alkolike, skuta per pune te pista, dhe klinte te tipit rrugace frekuentues te rreguLlt e aty ketu edhe ere urine. Keto u ofrohen atyre, klasat e ambjejte qytetare jane te fundit qe ju ofrohen.
    Ftoj ne potence po ata prinder te shetisin mbi germadhat e fadromave qe do te vijne shume shpejt por qe do te sjellin ajrin dhe dinjitetin aq shume te munguar qytetar. Jam shume I bindur per kete. Era studentore ka filluar,uragani do te vije pas saj.
    Ju lutem autoriteteve: Merreni shume seriozisht. Me studentet nuk behet shaka.Jane ende ne gjume studentet e tjere,por kjo nuk do te zgjase. Nuk do jene me "ne kerkim" universiteti Durresit dhe ai I Vlores per masakrat qe iu janee bere qyteteve te tyre te drejtuara nga disa pushtetare lokale pashallare. Spektakli po afron, nje leksion I madh per shoqerine shqiptare qe mafia mund te mundet dhe Shqiperia eshte e qytetareve te saj












    07.09.2013: Edhe mjekët në QSUT të nxitur nga protestat në FEUT nisin protestat për uzurpimin e hapërsirave rreth Spitaleve: 





    Në orën 11:00 mbahet protesta nën emrin: Unë, libri dhe asfalti







    06.09.2013 Prof. Pleurat Rexhepi: 


    04.09.2013 Prof. Pleurat Rexhepi: Firma e “ndërtimit” e cila është duke hedhur tullat e betonit nuk ka asnjë leje-ndërtimi në fuqi. Vendimi i gjykatës e shpreh shumë qartë pezullimin e lejes së ndërtimit që në muajin Maj 2013. Katet e shumta betonizuese janë gjatë kohës së zgjedhjeve (Qershor-Gusht) duke shkelur vendimin e gjykatës dhe duke perfituar nga katrahura e Tiranës.

    Por, Mr. Betoni edhe pse ju pezullua leja



    1. Vendos të ndërtojë me nga 2 kate në javë, në kohë zgjedhjesh. 

    2. Vendos të joshë me $$$$$$$ dhe premtime ku të mundet. 

    3. Kërcënon studentet që organizojnë protesta

    4. Ndërton paralelisht 2 objekte pa-leje, një tek Fakulteti i Ekonomisë, një tek kampusi i ri, vetë 50m larg njëra-tjetrës.

    5. Krijon qark të shkurtër me disa gazetarë, se Fakulteti po i “bie” në qafë. 
    6. Krijon qark të shkurtër me disa individë të “rëndësishëm”
    7. Shkel 4-cipërisht planin urbanistik të Tiranës

    I dashur. Mr. Betoni, ne mund të jemi trullosur nga idotsia e ndërtimit por jo nga idiotsia e mendjes! 

    - Tirana ka plan urbanistik. Të respektohet plani urbanistik. Përse paguajmë miliona Euro per plane urbanistike nëse nuk zbatohen? 
    - Tirana ka gjykata. Të respektohen vendimet e gjykatës. Përse paguajmë miliona Euro për gjykatat dhe nuk zbatohen vendimet e tyre? 
    -Ketu behet fjalë për institucion publik - i cili është themeluar 1957 dhe ka mbi 10'000 studentë
    TURP për ata persona që joshen nga $$$$$. 
    STOP grykësisë betonizuese gjatë periudhës së zgjedhjeve.
    Ju nuk mund të blini dinjitetin njerzor. 
    NUK JEMI vegla materiale betonizuese. 
    JEMI KETU PER TA MBROJTUR TEMPULLIN E DIJES! 
    DO PROTESTOJMË PA MBARIM!




    04.09.2013 Prof. Olti Rrumbullaku në Facebook: Me pelqen protesta edhe ndaj fakultetit, pavaresisht momentit jo oportun kur ndodh.Gjithsesi me duhet t'i them nja dy gjera, qe te jene te qarta per cilindo:

    (1)Kjo periudha si student ne kete fakultet publik, pavaresisht se u duket e veshtire, eshte padiskutim periudha me e lehte ne raport me ate qe u pret ne jeten reale, si ne sektorin privat ashtu edhe ne sektorin publik. Te jeni te sigurt per kete!

    (2)Po thoni andej kendej qe eshte fakultet i korruptuar, kur ne fakt eshte me pak i korruptuari nga fakultetet shteterore ne Shqiperi. Shkruhet aty-ketu qe ne fakultet qe ka shume padrejtesi, kur ne fakt eshte me i drejti nga fakultetet shteterore ne Shqiperi.

    Thuhet qe ne fakultet qe ka shume probleme dhe vonesa ne procedura, kur ne fakt eshte fakulteti qe ka me pak probleme nga te tjeret ne Shqiperi.Dmth, permenden keto probleme, qe te kundershtojne nje proteste te domosdoshme dhe te pergjegjshme...

    Nuk perjashtohet qe ne fakultet ka korrupsion, padrejtesi, probleme, por asnje grime me shume se tek institucioni me i mire publik qe mund te jete ne Shqiperi. Keshtu qe ka dy mundesi per ato qe kundershtojne protesten ne nje situate te tille; ose fakulteti nuk ju meriton juve, ose juve nuk e meritoni fakultetin. 

    Une ju ftoj te jeni krenar per fakultetin, ashtu sic jane pjesa derrmuese e atyre qe kane dale nga klasat e ketij fakulteti, dhe ta mbeshtesni kete proteste pa rezerva. 

    Cdo dite ne oren 12:00








    04.09.2013 Prof. Areti Stringa në Facebook: Nje ish student i fakultetit me shkruan:Shpresoj qe studentet e sotem te marrin mesime nga ish studentet e 90...Dhe une shpresoj




    03.09.2013 Prof. SULO HADËRI: Bojkot të pakufizuar të gjitha funksioneve të Fakultetit në një intervistë për Top Channel. 



    02.09.2013 Prof. FATMIR MEMAJ në Facebook: Ju bëj thirrje të bashkoheni me protestën e KSFE që do të organizohet nesër, e martë, date 03.09.2013, në ora 10.30 në mjedisin përpara Fakultetit të Ekonomisë të UT.
    Provimet e datës së nesërme (e martë) janë bojkotuar. Ju bëj thirrje, që së bashku, ta përkrahim këtë iniciativë duke besuar se ndajmë të njetën filozofi për mbrojtjen e mjediseve univesitare nga ndërtimet pa leje.
    STOP PUSHTIMIT BARBAR të mjediseve universitare!

No comments:

Post a Comment