9.13.2013

Përkrahja dhe inkurajimi vjen nga përtej detit

Sot gjatë takimit në Universita Cattolica në Milano, po ndihesha totalisht jo në vendin e duhur, dhe në fakt nuk isha. Sepse duhet të isha me studentët e mi në protestë...Duke qënë se nuk kthehesha dot pas gjatë mbledhjes përfitova ti tregoj të gjithë situatën e FEUT meqë spo përqëndrohesha dot gjithsesi.... :)

Apeli i drejtorit të qendrës kërkimore të fakultetit, i cili më kërkoi që të ndaja mesazhin e tij me ju këtu në blog:

Mos hiqni dorë nga kauza juaj, ne si popuj jemi shumë të ngjashëm por rinia italiane është shumë pasive, indinjohet por rri pasive. Mos hiqni dorë, çojini deri në fund çështjet që besoni! Unë ju uroj shumë suksese!

Ndërkohë dola dhe bëra një xhiro në oborrin e Cattolica ashtu sa për të bërë pak krahasimin. Këto janë 2 prej shesh pushimeve dedikuar hapësirave studentore. Fotot flasin vetë....




P.S: Ajo çfarë Pier Cezare donte të thoshte me rini pasive në Itali nuk ishte në standardin që po të ndërtohej një godinë në oborr të Fakultetit ato nuk do ta shembnin brenda ditës por thjesht kjo gjë sdo të mund të ndodhte kurrë....

No comments:

Post a Comment