11.23.2012

Gjuha e trupit në një intervistë pune

Gjuha e trupit në një intervistë pune

Shpesh pas intevistave të punës dëgjojmë nga kandidatët shprehje të tilla si: “Unë fola shumë mirë”, “unë ju përgjigja të gjitha pyetjeve” etj dhe pas përgjigjes refuzuese të kompanive dëgjojmë: “unë nuk e shpjegoj dot çfarë mund të kem thënë gabim”, “unë ndjeva armiqësi nga intervistuesi/ja”, “unë pata një ndjesi për këtë që nuk di ta shpjegoj” etj. Të gjitha këto kanë një të përbashkët: gjuhën e trupit.



Albert Mehrabian, një pionier në fushën e kërkimit të gjuhës së trupit zbuloi në 1950 se impakti total i mesazhit që ju dërgoni është 7% verbal (vetem fjalët), 38% vokal (ku përfshihen toni i zërit, intonacioni dhe ngjyrat e zërit) dhe 55% joverbal. Më këto rezutate është shumë e qartë që:


“Nuk është ajo çfarë thatë, është mënyra sesi dukeshit kur e thatë”


Më poshtë jepen disa këshilla fituese që do t'ju ndihmojnë të rritni mundësitë tuaja për të qënë kandidati fitues në një intervistë pune. Këto këshilla mund të mos sigurojnë kualifikimin për etapën e rradhës por mos zbatimi i tyre ju siguron që s'do të ketë nje etapë të rradhës…


1. Intervista e punës nis para takimit me intervistuesin/en ndaj kushtojini shumë rëndësi veshjes dhe paraqitjes tuaj në përgjithësi, ajo flet më shumë sesa ju.


2. Kur prezantoheni me intevistuesin/en kujdes me shtrëngimin e dorës. Nëse nuk ju ofrohet mos e kërkoni. Kujdesuni gjithashtu që dora të jetë e tharë, askujt si pëlqen të shtrëngojë duar të djersitura. Gjatë shtrëngimit të duarve pozicioni ideal duhet të jetë vertikal i të dyja duarve, dora që është sipër është një mesazh i qartë për mbizotërim.

3. Mos u ulni pa ju përcaktuar vendin, mund të lexohet si një shenjë mbizotërimi e situatës dhe besim i tepërt në vetvete.

4. Mos gënjeni gjatë intevistës së punës, intevistuesit e dallojnë menjeherë kjo falë eksperiencës së tyre por dhe falë faktit që trupi dhe ajo çfarë ju flisni tregojnë veprime kontradiktore. Sidomos duhet treguar kujdes kur intervistuesi është femër pasi është vërtetuar shkencërisht që femrat i lexojnë 87% më saktë shenjat e trupit në krahasim me 42% për meshkujt.

5. Mos i kryqëzoni as duart as këmbët, kjo do të japë mezashin tek intervistuesi/ja që ndiheni të kërcënuar, të nervozuar, që po mbani një qëndrim mbrojtës, që nuk jeni dakord ose nuk doni të merrni pjesë. Kur ju i kryqëzoni gjymtyrët kredibiliteti juaj bie ndjeshëm


6. Mos e ndërprisni intervistuesin/en, gjatë kohës që ai/ajo flet, tregoni interes për cfare po thotë duke përdorur gjuhën e trupit.

7. Mbani një kontakt viziv gjatë gjithë intervistës, kjo perceptohet si e vështirë dhe e papërshtatshme nga shumë kandidatë por në fakt e kundërta do tju penalizojë. Në rastin kur ju shikoni anash si p.sh. nga dritarja ose ndonjë objekt tjetër në zyrë atëherë mesazhi që ju po dërgoni është: “Unë nuk kam interes për cfarë po flet, rrjedhimisht nuk kam interes për të punuar në kompaninë tuaj”

8. Mbani një qëndrim pozitiv, shprehni interes dhe tregohuni entuziast. Askush nuk do të donte njerëz në kompani me qëndrime negative dhe që thjesht presin tu thuhet cfarë të bëjnë.

No comments:

Post a Comment