Manaxhimi (i munguar) i Marrëdhënieve me Klientin

Jam e bindur që postulate si: ‘’Klienti është mbreti’’ apo ato të kulturave aziatike: ‘Klienti është Zoti’’ i kemi dëgjuar me dhjetra herë, jo vetëm në mjedise akademike por edhe në mjediset e biznesit. Problemi është se këto postulate ose nuk besohen nga vetë personat që i thonë, ose fryma e manaxhimit shpesh nuk mbërrin deri tek struktura që ka kontakt të drejtëpërdrejtë me klientin.