11.23.2012

Gjuha e trupit në një intervistë pune

Gjuha e trupit në një intervistë pune

Shpesh pas intevistave të punës dëgjojmë nga kandidatët shprehje të tilla si: “Unë fola shumë mirë”, “unë ju përgjigja të gjitha pyetjeve” etj dhe pas përgjigjes refuzuese të kompanive dëgjojmë: “unë nuk e shpjegoj dot çfarë mund të kem thënë gabim”, “unë ndjeva armiqësi nga intervistuesi/ja”, “unë pata një ndjesi për këtë që nuk di ta shpjegoj” etj. Të gjitha këto kanë një të përbashkët: gjuhën e trupit.

1.14.2012

Orë e hapur: Onur Polat, lider i projektit ANEGINO në FEUT

Liderët e ardhshëm të biznesit takojnë ANEGINO-n

Në ambientet e fakultetit Ekonomik, në Universitetin e Tiranës, kësaj here është mbajtur një takim ndryshe. Jo më leksione të mbushura me numra, shifra e përllogaritje.

Ishte ANEGINO që u shpalosi ballë për ballë studentëve të këtij fakulteti veprimtarinë e tij. Jo më pak se 58 aplikime për punë janë paraqitur në faqen zyrtare të Aneginos. Ndërsa në aktivitet ishin të pranishëm rreth 65 persona të cilët morën informacion të detajuar lidhur me Anegino-n dhe mënyrën e plotësimit të rezymesë së tyre në këtë portal të gjërë.

Onur Polat lideri i projektit, prezantoi veprimtarinë e Anegino-s nga perspektiva e një punëdhënësi. Ai shpejgoi deri në detaje rëndësinë që ka plotësimi i rezymesë në mënyrë korrekte.

Gjatë prezantimit të tij para një auditori të përbërë nga profesorë dhe studentë lideri i projektit, Polat u shpreh: 
"Rezymeja është si një make-up për femrat. Nëse nuk e ke, nuk do të thotë që
nuk je profesional, por gjithsesi duhet të bëhesh i dukshëm dhe të nxjerrësh në pah të veçantën tënde". "Punëdhënësit janë të interesuar për faktet që aplikantët paraqesin në CV-të e tyre dhe jo për mendimet që ata kanë", shtoi ai. Anegino është hallka më e rëndësishme, i cili mundëson që këto CV të duken, të vlerësohen dhe të përzgjidhen.

Edona Bilali, petagoge e Burimeve Njerëzore pranë Fakultetit Ekonomik, shprehet:
"Informacioni mbi Anegino-n dhe mënyrën e të qenurit pjesë e tij është shumë i rëndësishëm për studentët e këtij fakulteti. Duke qënë se portali i Anegino-s është i plotë, i ndihmon ata jo vetëm për të plotësuar CV-në, por edhe duke i udhëzuar si mund të bëhen kandidat fitues për pozicionin e punës ku kanë aplikuar".