4.10.2017

Workshop: "LA RISOLUZIONE ALTERNATIVA DELLE CONTROVERSIE NEI RAPPORTI COMMERCIALI ITALO - ALBANESI" / "ZGJIDHJA ALTERNATIVE E MOSMARRËVESHJEVE NË MARRËDHËNIET TREGTARE ITALO - SHQIPTARE" - 20/04/2017 - 09.00

Descrizione: LOGO RESOLUTIA SCRITTA NERA
 
 
La Camera di Commercio Italiana in Albania (CCIA) in collaborazione con RESOLUTIA e la Camera Arbitrale di Venezia

hanno il piacere di invitare la S.V. al Workshop 
“LA RISOLUZIONE ALTERNATIVA DELLE CONTROVERSIE NEI RAPPORTI COMMERCIALI ITALO – ALBANESI”
 
 
20 APRILE 2017, ORE 09:00 – 12:30
 
Sala “Abret”, Tirana International Hotel, Tirana
 
Il Workshop si propone di fornire ai partecipanti le informazioni di base sulle opportunità offerte dalla gestione negoziale ed arbitrale delle controversie tra imprese, soffermandosi principalmente sui seguenti argomenti: 

 
-         Le controversie commerciali tra Italia ed Albania: analisi delle criticità;
-         I meccanismi di risoluzione delle controversie in materia di investimenti stranieri: problematiche e opportunità
-         Il sistema delle Alternative Dispute Resolution in Italia: un modello esportabile?
 
Il Workshop si rivolge agli imprenditori italiani ed albanesi, nonché ai professionisti e consulenti legali e commerciali e prevede la presentazione di casi pratici.
 
Lingua: Italiano/Albanese
 
La partecipazione al seminario è a titolo gratuito.
 
In allegato il programma del Workshop. 
 
Per motivi organizzativi, si prega di dare conferma all’indirizzo: segreteria@ccia.al o eventi@ccia.al

Per ulteriori informazioni: 
+355 4 2234243 
 
 
Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri (CCIA) në bashkëpunim me RESOLUTIA dhe Dhomën e Arbitrazhit në Venecia    
 
kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në Workshop-in
 

“ZGJIDHJA ALTERNATIVE E MOSMARRËVESHJEVE NË MARRËDHËNIET TREGTARE ITALO – SHQIPTARE”
 
 
20 PRILL 2017, ORA 09:00 – 12:30
 
Salla “Abret”, Tirana International Hotel, Tiranë 
Çështjet që do të trajtohen: 
 
Workshop-i ka për qëllim të informojë pjesmarrësit mbi mundësitë që ofron menaxhimi i negociatave dhe i mosmarrëveshjeve midis bizneseve, duke  u ndalur kryesisht në: 
 
-         Mosmarrëveshjet tregtare ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë: analiza e problematikave;  
-         Mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve që lidhen me investimet e huaja: probleme dhe mundësi;
-         Sistemi i “Zgjidhjeve Alternative te Mosmarrëveshjeve” në Itali: një model që mund të eksportohet?
 
Workshop-i, gjatë të cilit do të trajtohen raste praktike, i drejtohet sipërmarrësve italianë, atyre shqiptarë si dhe profesionistëve dhe konsulentëve ligjorë të biznesit.  
Gjuha: Italisht/Shqip
Pjesëmarrja në Workshop është pa pagesë. 
Për arsye organizative, lutemi konfirmoni pjesëmarrjen në adresën email: segreteria@ccia.al ose eventi@ccia.al
Për informacione të mëtejshme: 
+355 4 2234243 

3.16.2017

Thirrje për aplikime në programin e medias

THIRRJE PËR APLIKIME - Programi i Medias

Tematika: 

Shkarko Dokumentat: 

THIRRJE PËR APLIKIME
Programi i Medias
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në kuadër të Strategjisë 4-vjecare, ka ndërmarrë një angazhim të ri në fushën e medias, me synimin për të promovuar dhe mbështetur Integritetin e Medias. Qëllimi është që të kontribuojë për të garantuar një ekuilibër të shëndetshëm midis lirisë së medias dhe përgjegjësive që burojnë prej saj : profesionalizëm, objektivitet,  shërbim publik dhe transparencë.
Për këtë qëllim, Fondacioni do të ofrojë mundësi për organizata dhe individë të angazhuar për të kontribuar në prodhimin e një gazetarie cilësore në shërbim të interesit publik, si dhe për grupe të rinjsh që duan të eksperimentojnë me forma e mënyra krijuese të mbulimt/tregimit të ngjarjes e sjelljes së fakteve të publiku.
Bazuar në sa më sipër, Fondacioni shpall Thirrjen për koncept-ide, për të mundësuar mbështetje financiare dhe mentorim për :
- Modele, platforma apo programe mediatike që prodhojnë gazetari cilësore, duke u bazuar në standartet profesionale të gazetarisë. Inkurajohet përdorimi i metodave hulumtuese dhe analizave cilësore të bazura në fakte e të dhëna.
- Mbështetje për Media komunitare dhe/ose rinore, modele që përdorin median dhe teknologjinë për më shumë aktivizëm krijues dhe ndryshim social.
- Mbështetje për iniciativa që tentojnë të diversifikojnë instrumentat mediatikë të përdorur për ta sjellë informacion në një formë ndryshe dhe më afër publikut.
Ftohen të sjellin koncept-idetë e tyre lidhur me sa më sipër, organizata, gazetarë apo grupime joformale.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë listën e dokumenteve si më poshtë :
  • Përmbledhje të idesë sipas formatit bashkangjitur
  • Letër Motivimi
  • CV të grupit të punës
Afati i Aplikimit 7 Prill 2017
Dokumentet duhet të dërgohen me email, në adresën konkurs@osfa.al
Për cdo pyetje mbi aplikimin, mund të kontaktoni Fondacionin në adresën e mëposhtme:
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë,
Rr.Qemal Stafa, P.120/2, Tiranë
Tel : +355 42234223
konkurs@osfa.al

linku origjinal i njoftimit: http://www.osfa.al/njoftime/thirrje-per-aplikime-programi-i-medias#

3.13.2017

Shkollë verore për aktivizimin mjedisor nga REC

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të projektit "Shoqëria civile shqiptare për një Mjedis Evropian (ACHIEVE)", mbështetur nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, si pjesë e trajnimeve të Paketës së Punës për Rritjen e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile, organizon në javën e parë të muajit prill shkollën verore me temë “Mëso, përfshihu, ndiq dhe ti shtigjet e aktivizmit mjedisor”. Kjo shkollë verore është një kurs trajnimi një javor i një formati të veçantë, që ka si qëllim ngritjen e kapaciteteve të të rinjve dhe përgatitjen e tyre si drejtues dhe pjesëmarrës aktiv të OJF-ve mjedisore.
Programi i kursit përbëhet nga disa module leksionesh mbi motivimin e anëtarëve, vullnetarizmin, gjetjen e fondeve dhe përgatitjen e një projekt-propozimi, rrjetëzimin etj. Kursi do të zhvillohet përgjatë një jave, ku çdo modul e vë theksin në mësimin praktik mbi tematikat e përzgjedhura.
Ftohen të aplikojnë anëtarë të rinj të OJF-ve (një person për organizatë), të cilët kanë entuziazmin dhe dëshirën e mirë për të forcuar më tej organizatën që ata përfaqësojnë.
Për të shprehur interesin tuaj për pjesëmarrje, duhet të dërgoni: 
(i) Një shprehje interesi nga Drejtuesi i Organizatës që ju përfaqësoni (me firmën dhe vulën e drejtuesit); si dhe 
(ii) Formularin e aplikimit, të plotësuar, të cilin mund ta shkarkoni duke klikuar këtu http://albania.rec.org/ngjarjet/275/shpallen_aplikimet_per_pjesemarrje_ne_shkollen_verore
Mosha e aplikantëve nuk duhet të jetë më e madhe se 30 vjeç dhe aplikuesi nuk duhet të ketë qenë pjesëmarrës në trajnimet e mëparshme të organizuara nga REC Shqipëri.
Aplikimet duhet të dërgohen në adresën e-mailit: DRuci@rec.org, brenda datës 20 Mars 2017.
Pjesëmarrësit e OJF-ve që do të përzgjidhen për të marrë pjesë në Shkollën Verore, do të njoftohen brenda 3 ditësh nga mbyllja e afatit të dorëzimit të aplikimit, së bashku dhe me detajet e tjera mbi logjistikën dhe vendin e organizimit të këtij trajnimi.
Shënim: REC mbulon të gjitha shpenzimet e nevojshme që lidhen me pjesëmarrjen e personave në trajnim (përfshirë udhëtimin, akomodim për ata që do të duhet të udhëtojnë etj).
Për më shumë informacion mund të kontaktoni me:
Daniela Ruçi | Menaxhere Projekti 
REC Shqipëri 
E-mail: DRuci@rec.org / Tel: +355 4 223 2928 
Web: albania.rec.org